Spirituality

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë me ty

16 Mars 2018

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Disa prej nesh janë të mendimit se vdekja nuk është fundi. Kur dikush ndërron jetë, zgjedh të qëndrojë në Tokë pa marrë një formë fizike. E gjitha kjo mendohet të ndodhë për t’u transmetuar të gjallëve një mesazh, pasi i ndjeri ende nuk ka gjetur paqe.

Duke qëndruar brenda kësaj mendësie, bashkë do të mësojmë disa raste kur shpirtrat tentojnë të flasin me ne. Për aq kohë sa po vazhdoni ende të lexoni, do të thotë se jeni super të interesuar të dëgjoni rreth shpirtrave, apo jo? Fillojmë!

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Shihni ëndrra shumë reale ose vizione gjatë meditimit

Shpirtrat përpiqen të na komunikojnë gjatë ëndrrave apo meditimit. Kjo ndodh pasi në këto momente specifike mendja jonë është e qetë dhe e hapur ndaj vizioneve të reja dhe ata mundohen të krijojnë skenare që të kapin vëmendjen tonë. Ëndrrat ua bëjnë më të lehtë punën shpirtrave për të folur me ne.

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Shqisat tuaja janë shumë të mprehta dhe të zhvilluara

Që ju t'ua ndjeni praninë, shpirtrat përdorin çfarëdolloj mënyrë për t’ju tërhequr vëmendjen. Mprehja e shqisave është njëra prej tyre. Do të filloni të ndjeni praninë e dikujt në dhomë ndërkohë që jeni krejt vetëm, do t’ju duket sikur për një çast, në skaj të rrezes suaj të shikimit tuaj patë diçka. Si fillim nuk keni për të kuptuar se çfarë ndodhi, por qëndroni të qeta dhe të hapura ndaj çdo eksperience.

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Paranormalitet

Krejt papritur gjëra të pazakonta do t’ju ndodhin, pajisje elektronike që ndizen dhe fiken, zhurma të pakuptimta, gjëra që i keni parë kudo nëpër filmat më horror të mundshëm, por kjo nuk i bën të pavërteta. Fundja diku u bazuan apo jo?

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Di gjëra që nuk i shpjegon

A keni patur ndonjëherë përshtypjen se i dini disa gjëra, por nuk mbani mend se si i keni mësuar? Ky mund të jetë një informacion që telepatikisht një shpirt po ua transmeton. Ju do të keni nevojë për këtë informacion në mënyrë që të kuptoni diçka më shumë rreth ekzistencës së tyre. Gjithashtu shpirtrat mund të udhëheqin intuitën tonë. Ndaj dëgjojini ata pasi do t'ju shpien në vende të panjohura. Kini besim në udhëzuesit tuaj shpirtërorë.

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Rrënqetheni pa kuptuar

Nëse jeni duke folur për të vdekurit dhe merrni një ndjesi trishtuese mund të jetë një tregues i qartë i shpirtrave. Edhe pse nuk është një ndjesi e këndshme dijeni se ata janë në një tjetër dimension nga ai i juaji, s'kanë çfarë t'ju bëjnë, përkundrazi! Pra, mos kini frikë kur kjo ndodh, shpirtrat po përpiqen thjesht të flasin me ju. 

6 shenja që tregojnë se shpirtrat po mundohen të komunikojnë

Ndjeni sikur po kërkojnë t’ju shpien diku

Diçka po ju tërheq në një drejtim dhe intuita juaj nuk po gabon. Kjo është një tjetër përpjekje e shpirtrave për t’ju dërguar diku dhe për të zbuluar diçka që është e fshehtë. Qetësohuni dhe përgatituni për një aventurë.

Burimi: Higher Perspective

MOS I HUMBISNI