Fashion & Beauty

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Rregullat janë bërë për tu thyer, dhe kjo shprehje vlen edhe kur bëhet fjalë për modën. Deri tani jemi mësuar me parimet bazë të fashion-it të cilat na janë dukur sikur kanë egzistuar gjithmonë. Këtë sezon do t’ju këshillonim që në vend që t’i ndiqni rregullat e modës të përpiqeni t’i thyeni ato.

 

"Mos miksoni printet"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Kuadrate dhe vija? Florale dhe kafshë? Thuajini po! Miksimet më të çuditshme të printeve janë ngjitur këtë vit në pasarela nga stilistët më me famë në botë. Duke krijuar kështu pamje tërësisht maksimaliste.

"Mos miksoni metalet"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Nëse metali i orës tuaj të preferuar është në ngjyrën rose gold, mos hezitoni ta kombinoni me një byzylyk të argjendtë. Këtë vit miksmi i metaleve është një “PO” e madhe. Kjo nuk vlen vetëm për aksesorët por edhe për printet metalikë në veshje.

"Mos vish lëkurë në verë"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Xhaketat e lëkurës janë aq të dashura. Visheni xhaketën tuaj të preferuar në çdo stinë të vitit pa u menduar dy herë!

"Streçet vishen vetëm në palestër"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Epo nuk është kështu. Guru-të e modës po i veshin streçet e tyre me çdo gjë dhe në çdo dalje. Pse të mos ndjesh komoditetin e streçeve edhe në një veshje të sofistikuar?

"E zeza dhe bluja nuk shkojnë bashkë"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Shkojnë që çke me të. Këtë na e tregojnë kombinimet që blogeret e modës po bëjnë me veshjet e tyre.

"Rrobat e ngushta theksojnë kilogramët e tepërt"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

E çfarë pastaj? Për sa kohë që ju ndiheni mirë me fizikun që keni mund të vishni çfarë të doni.

"E zeza është ngjyrë dimërore"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Nëse e zeza është ngjyra juaj e lumturisë atëherë visheni në çdo stinë. Asgjë nuk ju ndalon.

"Atletet e shëmtuara vishen vetëm në palestër"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Epo jo tamam. Marka të njohura të veshjeve luksoze si Versace, Gucci dhe Dolce Gabbana sapo kanë prezantuar koleksionet e tyre me atlete të shëmtuara. Pra këto atlete nuk janë më të shëmtuara.

"Kombino çantën me këpucët"

Këto rregulla mode duhet t’i thyeni që tani

Jo më, ky kombinim nuk është asgjë tjetër veçse i dalë jashtë mode.

 

REELS

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎

Gjeni dikë që ju mban dorën, ecën krah jush dhe ju hap derën. #mosiulnistandardet

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩