News

Dallëndyshet u rikthyen dhe ngritën gjithë publikun në këmbë!

Dallëndyshet u rikthyen dhe ngritën gjithë publikun në

Kur dëgjova për konceptin e Rikthimi i Dallëndysheve, m’u duk një ide fantastike. Në thelb qëndron një reality show, me gjashtë balerinë të njohur shqiptarë përtej kufijve. Seriali, me të njëjtin emër me eventin, transmetohet në DigitAlb dhe pika kulmante e punës së Ilda Bejlerit dhe Genc Gjenecit ishte shfaqja e mbrëmshme në Pallatin e Kongreseve.

Radha jashtë hyrjes ishte e gjatë mjaftueshëm sa mund të përmbushte fare mirë kriteret për t’u quajtur trafik. Interesi për të parë performancat e shqiptarëve më të mirë në balet ishte i qartë dhe u shpërblye deri në pikën e fundit. Dorian Grori, Edi Bolloshmi, Rezart Stafa, Hektor Budlla, Laert Duraku dhe Bledi Bejleri nuk mbajtën asgjë për vete në skenë.

E gjithë mbrëmja ishte konceptuar në tre pjesë. Në pjesën e parë, secili nga balerinët e shkëlqyer performoi bashkë me një partnere të huaj një pjesë baleti klasik ose kontemporan. Edi Bolloshmi e nisi me një kërcim të ëmbël, një rrëfim dashurie, Rezart Stafa zgjodhi një pjesë tërësisht klasike, Laert Duraku erdhi modern, Dorian Grori sërish klasik, Hektor Budlla më kontemporan nga të gjithë dhe Bledi Bejleri sërish klasik.

Dallëndyshet u rikthyen dhe ngritën gjithë publikun në
Dorian Grori, Edi Bolloshmi, Rezart Stafa, Hektor Budlla, Laert Duraku

Përpara çdo performance, publikut iu shfaqën disa segmente nga reality show, ku balerinët tregonin kontaktin e tyre të parë me baletin. Imazhet e xhiruara në vendet ku këta artistë banojnë momentalisht, zbeheshin në tingull dhe figurë për t’i lënë vend në skenë balerinëve.

Për Laert Durakun, shfaqja e mbërmshme ishte dhe e fundit. “Aty ku hodha hapat e parë, po hedh dhe hapat e fundit,” tha ai në përfundim të gjithçkaje. Për të gjithë, ishte performanca e parë bashkë, një grupi balerinësh që i kanë ruajtur shpatullat njëri-tjetrit, kanë qenë familje aty ku ishin të vetëm. Ndjesia e mirënjohjes dhe vëllazërisë ndihej në çdo lëvizje.

Dallëndyshet u rikthyen dhe ngritën gjithë publikun në
Bledi Bejleri

Në pjesën e dytë, të gjashtë balerinë performuan së bashku dhe vunë në skenë, koreografuar mrekullisht, ç’do të thotë të jesh i vetëm në vend të huaj. Tingujt të mbanin pezull mes Italisë, Shqipërisë dhe muzikës dance të viteve më parë. Lëvizjet përputheshin pa gjurmë. Në një moment ritmi ishte popullor, në një tjetër i lirë e në një të mëvonshëm i gurtë. Pjesa dukej simbolizonte fillimet e balerinëve në karrierë, hapat e parë drejt suksesit të tanishëm. Gjatë gjithë performancës, një balerinë ndenji në cep të skenës, stoike, duke vëzhguar të tjerët.

Balerina e vetmuar, simbol për nënat që lanë pas, pati momentin e saj në skenë nën tingujt rrënqethës e kumbues të një kënge labe. Ishte prekëse përtej të prekshmes.

Dallëndyshet u rikthyen dhe ngritën gjithë publikun në

Pjesa e fundit e mbrëmjes ishte krejt e kundërta e paraprijëses. Të gjithë balerinët sollën imazhin e rinisë së shkujdesur, gëzimin, argëtimin, dashurinë e çiltër, lumturinë dhe përmbushjen që vjen ngadalë. Një përvojë e paharrueshme për të dyja anët e skenës. Në përfundim, publiku duartrokiti gjatë në këmbë sepse performancat s’meritonin asgjë më pak.

Balerinët gjetën momentin perfekt të falenderonin profesorët, të cilët të pranishëm në audiencë, panë frytet e punës vënë në lëvizje. Leart Duraku, balerini që performoi për herë të fundit, mori një çmim mirënjohjeje nga DigitAlb dhuruar nga një nxënës i shkollës së baletit. Në këmbim, për fat, ai i dha djalit këpucët e baletit me të cilat performoi.

Dallëndyshet u rikthyen dhe ngritën gjithë publikun në
Laert Duraku, Ilda Bejleri dhe nxënësi i Shkollës së Baletit

Mirënjohja që u shpreh në atë skenë mbrëmë, ndaj familjes, profesorëve, publikut e partnerëve, më bindi se nuk ka ndjenjë më të bukur.  

Episodet e reality show Rikthimi i Dallëndysheve mund t'i shihni të plota në YouTube.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb