Celebrity

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

7 Mars 2018

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Ditën e djeshme, më shumë se sa Bella Hadid takoi David Beckham- in u duk se David dora vetë, pati nderin të takonte modelen në fjalë.

Gjatë një ndeshjeje të Paris Saint- Germain- it fati deshi t’i bënte bashkë dhe jo vetëm kaq, por shkoi i uli ngjitur e ngjitur mundësisht.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Shtrëngohen duart, bëhet prezantimi, ndërkohë që David- it i shkon buza vesh më vesh. Por Bella s’mund ta lëshojë veten kurrsesi. Jo për gjë po lëre pastaj që ka një burrë të martuar përballë.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Ndeshja fillon por kush do t’ia dijë. Ka gjithë jetën që shkon pas topit, sa këtë herë David- i ia lejon vetes pak shplodhje syri. E sheh ashtu skuthtazi Bella- n e kushedi ç’bluan në mendje:

A: Çfarë profiliiiii

B. Ah, të isha dhe njëherë i ri

C. Njësoj si në foto qenka, s’ke ç’i thua

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Të ishin pranë njëri- tjetrit dhe të mos flisnin? Po ku është parë kjo? Po nja dy fjalë do i shkëmbenin se të gjallë janë.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in
Ç’më gjeti!

Pastaj, ai u kujtua që kishte kamera vërdallë, që kushedi ç’aludon bota ndaj më mirë kokën drejt. Por kur pa që ai s’ia vari më, ajo e gjeti një mënyrë për t’ia tërhequr vëmendjen.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

David i tha ç’kishte për t’i thënë dhe vazhdoi në hesap të tij.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

A thua se këtu do të thotë: Jam serioz okay? Kuptuat të gjithë? Kuptove Victoria?  SE- RI- OZ

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Pastaj  si për dreq, shkon i tërheq rastësisht vëmendjen diçka nga cepi dhe nuk kishte çfarë bënte, duhet të kthente kokën andej nga Bella. Rastësi ishte, edhe ndodh!

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

David është shumë i ndërgjegjshëm që s’ka ç’bën. Shfryen, përpëlitet, ha veten me dhëmbë por e di që gjithçka po bën aty, do të shikohet me imtësinë më të madhe nga e shoqja. Ndaj bën mirë, po bën mirë të tregohet një zotëri i vërtetë.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Jo se ai vetë do të donte diçka me Bella- n. Absolutisht jo dhe jo. As ky zotëria këtu meqë ra fjala.

LOOL! Shikoni reagimin e David Beckham- it kur takon Bella Hadid- in

Burimi: Daily Mail