Fashion & Beauty

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët tuaja të plasaritura të puthshme!

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët

Klima para pranverës dhe shirat që e shoqërojnë mund të jetë ideale për të ndejtur në shtëpi dhe për të parë filma deri në mëngjes, por nuk është fare miqësore me lëkurën tuaj. lëkura nis të thahet dhe të plasaritet, veçanërisht buzët. Për ato nga ju që kanë lëkurë delikate, buzët e plasaritura janë hall më vete gjatë muajve të ftohtë. Nga dehidratimi, alergjitë apo moti, askush s’do të ketë copëza lëkure të vdekur në buzë, mbi të gjitha të ndërveprojë sensualisht me dikë tjetër. Prandaj shihni dhe mbani shënime.

1. Kastraveci

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët

E dinit që artistja kosovare me makeup-it, Sellma Kasumoviq i hidraton me kastravec buzët e klienteve të saj para se t’i lyejë?

Kjo sepse nëse një fetë kastraveci e mbani për rreth 20 minuta (ose më pak nëse e keni me nxitim), buzët do të hidratohen dhe do të rigjenerohen.

2. Sheqer kaf dhe ujë

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët

Miksojini bashkë dhe krijoni scrub-in ideal. Fërkoni buzët me përzierjen e krijuar derisa t’i ndjeni të buta dhe mishtore. Kjo do të largojë lëkurën e vdekur dhe nëse vendosni t’i lyeni me një shkëlqyes sipër, ngjyra natyrale do të duket fantastike!

3. Kripë dhe ujë

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët

Përzieni dy lugë kripë në ujë të ngrohtë dhe lëreni të shpërbëhet. Njomni një copë tek uji dhe ngrohtë dhe vendoseni mbi buzë për 20 minuta. Do të largojë lëkurën e plasaritur dhe djegien që e shoqëron zakonisht.

4. Vaj kokosi

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët

Vendosni pak vaj kokosi të ngrohtë në buzë dhe kjo do të shërbejë si zbutësi ideal. Mund ta bëni këtë disa herë gjatë ditës për t’i mbajtur buzët të hidratuara, do t’i japë shkëlqim dhe partneri juaj s'do ta ketë aspak problem, sepse kokosi mban aromë të mrekullueshme.

5. Mjaltë dhe vaj ulliri

5 mënyra të thjeshta për t’i bërë buzët

Këtë maskë mund ta mbani gjatë gjithë natës. Miksobi bashkë një sasi të vogël vaj ulliri dhe mjalti. Majlti ka veti antibakteriale dhe shëruese, ndërsa vaji i ullirit do t’ju ndihmojë të hidratoheni. Aplikoni përzierjen në buzë para se të shkoni në krevat dhe në mëngjes buzët do të zgjoheni me buzë të buta dhe të lëmuara, si bebushe.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!