Metropolitan

Bëra seks për një muaj çdo ditë dhe shpëtova martesën

Bëra seks për një muaj çdo ditë dhe shpëtova

Gruaja në fjalë tregon se e ndjente që martesa e saj po merrte fund dhe nëse nuk bënte diçka për ta shpëtuar, divorci do të ishte çështje kohe. Kështu vendosi të bëj një eksperimet. Ajo dhe i shoqi do të bënin seks për një muaj rresht.

Shënim: Rrëfimi është përkthyer dhe përshtatur nga Whimn.

Unë dhe Damien, im shoq kemi qenë bashkë për 10 vjet dhe të martuar për 7-të, kur kuptova që gjithçka ishte bërë monotone.

Të ishte mallkimi i famshëm i 7- viteve? Nuk e di. Di thjesht që pas 3 fëmijëve në 5 vjet, jemi marrë me karrierat përkatëse dhe përpiqemi vetëm të mbajmë një nivel të caktuar mirëqënieje. Diçka e tillë na ka ndarë.

Bëra seks për një muaj çdo ditë dhe shpëtova

Më duket sikur  më shumë jemi 2 njerëz që ndajnë të njëjtin apartament se sa si partnerë. Flemë të ndarë. Gjithmonë është njëri nga femijët në mes.

Doja që ai të më përkëdhelte dhe të më prekte më shumë, të ishin emocionalisht më të lidhur, të shiheshim në sy dhe kur të më puthte ta ndjente vërtetë. Të paktën ndonjëherë.

As trupi im nuk më është dukur më si i imi. 6 vitet e fundit i kam kaluar ose shtatzënë ose duke ushqyer me gji shumicën e kohës të vegjëlit e mi. Kisha nevojë të ndihesha sërish grua, jo vetëm mama.

Kur i sugjerova atij të bënim seks çdo ditë për një muaj, pranoi menjëherë. Ai është shkencëtar dhe gjëja e parë që bëri ishte të më listonte përfitimet që do të merrnim nga kjo.

Më thoshte se çliron stresin dhe redukton sëmundjet e zemrës. Përmendi gjithashtu se mund të na afrojë dhe do të jemi më intim me njëri tjetrin. Pastaj, ashtu entuziast më tha se do t’ja jepte lajmin shokut të tij të ngushtë. Ndërkohë me vete mendoja se ishte seksi i rregullt ajo që i ndihmonte çiftet të afroheshin me njëri-tjetrin apo ishte sjellja e tyre që çonte në jetë të mirë seksuale.

Përpiqesha ta zbuloja gjithë kohën.

Bëra seks për një muaj çdo ditë dhe shpëtova

S’dua të gënjej. Natën e parë të seksit ndihesha në siklet. Më dukej sikur po e bëja thjesht sepse duhej. Nejse, i kujtova vetes se kjo ishte ideja ime dhe do ta çoja deri në fund. Pas disa minutash, mendimet fluturuan dhe të dyve na rrëmbeu momenti.

Seksi ishte i parashikueshëm  dhe jo shumë emocionues. Të paktën në fillim. Vazhduam për disa ditë dhe gjërat po bëheshin gjithnjë e më shumë interesante.

Të dy u përfshimë dhe nisën të më pëlqenin gjëra që s’e mendoja kurrë dhe emocionet e asaj çfarë do të vinte më pas më mbanin të karikuar.

Kishte ditë kur nuk isha mirë, ose thjesht nuk kishe nerva të kryeja marrëdhënie, por i kujtoja vetes qëllimin e këtij eksperimenti dhe vazhdoja. Disa herë seksi zgjaste më shumë se gjysmë ore, përpiqeshim të zbulonim trupat tanë dhe të njëri-tjetrit. Kishte herë të tjera që zgjaste vetëm 5 minuta, kur fëmijët ishin duke luajtur apo në dush. Edhe ajo ishte qejf.

Bëra seks për një muaj çdo ditë dhe shpëtova

Me pak fjalë, nuk kishte rëndësi, ne bënim dashuri çdo ditë.  Pjesa ime e preferuar e ditës ishte kur zgjohesha në mëngjes dhe e nisja ashtu ditën.

Nga fundi i javës së dytë, vëreja se po ndihesha më mirë me lëkurën time. Dilja lakuriq nëpër shtëpi ose vetëm me të brendshme, siç bëja vite më parë. Dhe im shoq ishte gjithnjë aty për të më ngacmuar me duar apo për të më puthur.

Kur eksperimenti vëreja se unë dhe ai bënim më shumë shaka se më parë, qeshnim më shumë dhe mbi të gjitha prekeshim më tepër...

Damien kishte të drejtë për diçka: seksi ndryshoi mënyrën se si silleshim me njëri-tjetrin. Ndonëse eksperimenti mbaroi, ne vazhdojmë ende me aktivitetin e shpeshtë seksual.

Tani kam besim në vete dhe ndihem shumë më shumë se thjesht një nënë e 3 fëmijëve. Ndërsa im shoq është ai i pari. Më i dhënë, më pasionant dhe më i afërt me mua. Mendojmë që 1 muajshin e seksit ta shndërrojmë në event të përgjithshëm. Mezi po e pres tjetrin!

 

REELS

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.