Vitin e shkuar, biznesi i rrobave të përdorura në Shqipëri arriti rekord rritjeje. Të dhënat e INSTAT flasin për 24 miionë euro import veshjesh të përdorura dhe një rritje vjetore prej 11%.
Vlera e lartpërmendur vlen për blerjen në burim, me shumicë. Në tregun e pakicës, biznesi i rrobave të përdorura vlen thuajse 50 milionë euro.
Tregtuesit e veshmbathjeve të importuara thonë se fitimet janë të kënaqshme, klientët joshen nga çmimet e lira apo nga shansi për të gjetur një veshje firmato me çmim qesharak.
Nga ana tjetër, tregtuesit e rrobave të reja thonë se dëmtohen nga rritja e këtij biznesi. Njerëzit shkojnë gjithnjë e më shumë drejt çmimeve të lira që ofrojnë dyqanet e rrobave të përdorura.
Por cili është shkaku i kësaj rritjeje? Pohohet se vendosja e taksës për blerjet online ndikoi në mënyrë të konsiderueshme. Që prej gushtit të 2016-s, nëse një banor në Shqipëri porosit diçka online me vlerë mbi 22 euro, duhet të paguajë 22.4% taksë. Për të shmangur këtë taksë, shqiptarët shtyhen drejt rroba të përdorura.
Shumica e importeve vijnë nga Italia me 45%. Më pas vijnë nga Kina dhe Turqia me përkatësisht 15% dhe 14%. Rroba të përdorura gjithashtu importohen nga Gjermania, Greqia, Anglia, Franca, Serbia, India dhe Pakistani.
Burimi: Monitor