Beje Vete

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

4 Mars 2018

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

Që në lashtësi lulet janë dhuruar si një mënyrë jo verbale për të shprehur diçka. Megjithëse shekujt kalojnë dhe dhuratat sa vijnë e bëhen më të sofistikuara, buqetat me lule janë një mënyrë shumë e bukur për t’i shprehur dikujt atë që ne ndjejmë. Por cilat lule duhet të dhurojmë në varësi të çdo rasti?

Më poshtë kemi listuar disa ide të cilat do t’ju këshillonim t’i merrni parasysh kur të vendosni të bëni dhuratë lule.

Falenderim

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

Nëse kërkoni t’i shprehni dikujt mirënjohjen tuaj nëpërmjet një buqete me lule, është mirë që ajo të jetë plot ngjyra. Zambakët dhe trëndafilët përjashtuar ata në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë do të ishin një zgjedhje shumë e kujdesshme nga ana juaj.

Simpati

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

Nëse simpatizoni dikë por druheni për t’i shprehur atë që ndjeni, dhurimi i një trëndafili të kuq do t’jua lehtësonte disi situatën. Mbani mend që kjo vlen si për femrat ashtu dhe për meshkujt, pasi lulet nuk janë asnjëherë një zgjedhje e gabuar.

Falje

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

Falja e kërkuar përmes një dhurate vjen gjithmonë më e ëmbël. Në këtë rast duhet të përpiqeni për të mos dhuruar lulet klishe apo ato që mbartin një tjetër kuptim pasi kjo mund ta bëjë situatën më të ndërlikuar.

Dashuri

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

Të gjithë e shprehim dashurinë përmes trëndafilëve të kuq, por mesa duket kjo nuk është e vetmja zgjedhje e mirë. Orkidea është një tjetër bimë shumë e çmuar e cila do ta bënte personin tuaj të dashur të ndihej i vlerësuar. Idealja është që orkidetë të dhurohen në vazo, pasi kështu do të kenë një jetëgjatësi më të madhe.

Ngushëllim

Lulet që duhet të dhuroni sipas çdo rasti

Krizantemat janë lulet tipike me anë të së cilave shprehet ngushëllimi. Ato përdoren kryesisht në ceremonitë mortore. Kështu që përpara se të dhuroni një buqetë me krizantema mendoni për mesazhin që ajo mbart.

Burimi: BuzzFeed