Janë disa lloje veshjesh që çdo vajzë duhet t’i ketë me patjetër në dollapin e saj. Një xhaketë të bukur që është prerë posaçerisht për ty, një fustan të shkurtër të zi dhe sigurisht një palë atlete të bardha që shkëlqejnë kur ecni rrugëve.
Lloji me klasik i këpucëve mund të kombinohet me çdo gjë që zgjedhim të veshim dhe kjo me shumë gjasa s’do të ndryshojë kurrë.
Por cilat janë atletët e bardha të preferuara të njerëzve? J’ua tregojmë më poshtë!
1. Nike 'Classic Cortez' ($70)
Ngjajnë me atletet që dikur i kemi patur të gjithë. Dhe në fakt, një palë të tilla janë krejtësisht pa kohë. Janë aq të lehta sa mund t’i mbash veshur gjithë ditën.
2. Converse-at ($50)
Kush nuk i adhuroi dhe kërkoi me ngulm një palë të tilla?
3. Adidas Superstar ($79.95)
Në koleksionin e atleteve të bardha, duheshin patjetër një palë të tilla.
Atletet e bardha ‘Vans’ ia kanë dalë t’i rezistojnë kohës. Ndonëse u bënë dekada që janë në treg, njerëzit i qendrojnë besnik këtij lloji.
Burimi: She Finds