Celebrity

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me fëmijën, ndërsa ai e gdhin jashtë

16 Shkurt 2018

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

Në 2008- n asokohe vetëm 14 vjeç këngëtari Liam Payne do të merrte pjesë në X Factor dhe anëtarja e jurisë, vetë Cheryl Cole do të shprehej për të:

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

“Më dukesh shumë i këndshëm.”

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

8 vite më vonë, në janar të 2016- s do të përhapeshin fjalë se ai dhe Cheryl kishin nisur një romancë. Ishte “The Sun” që e konfirmoi përfundimisht në shkurt se të dy kishin nisur një lidhje dhe se Liam kishte rënë çmendurisht në dashuri me të.

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

Në fillim të 2017- s pas përpjekjeve të shumta për ta mohuar, Cheryl pranoi me gojën e saj se ishte shtatzënë me të dashurin 10 vite më të vogël, gjë që nuk shpëtoi pa u komentuar.

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

Gjithçka dukej për së mbari, në evente të ndryshme çifti dukej më i lumtur se kurrë si dhe burime të shumta thonin se kjo ishte ajo çka të dy kishin kërkuar dhe dëshiruar fort. Por jo më!

Një burim për “MailOnline” tha se Cheryl dhe Liam po kalojnë shumë pak kohë bashkë si dy të dashuruar, kjo për shkak të vogëlushit 11- muajsh, Bear.

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

Cheryl qëndron thuajse gjithë kohën në shtëpi duke u përkujdesur për djalin dhe preferon më mirë të shohë telenovela se sa t’u bashkohet party- ve të të famshmëve. Ajo nuk pranon kurrsesi të punësojë dikë për t’u kujdesur për djalin, ndërkohë që nga ana tjetër Liam qëndron shumë pak orë në shtëpi dhe përgjithësisht i kalon netët jashtë.

Çifti në krizë: Këngëtarja rri në shtëpi me

Ndërkohë që Liam promovon kudo duetin e tij me Rita Orën, kolonë zanore e “Fifty Shades”, shijon famën dhe netët e vona, Cheryl qëndron zgjuar duke u marrë me vogëlushin.

Burimi: Daily Mail