Relationships

Si të reagoni nëse i dashuri s’kujtohet fare për Shën Valentin

Si të reagoni nëse i dashuri s’kujtohet fare për Shën

Nëse jeni në një lidhje dashurie, nuk është e jazhtëzakonshme të prisni një dhuratë nja gjysma juaj më e mirë për Shën Valentin. Në fakt ekzistojnë studime që provojnë se gjysma e grave do të ndaheshin nga partnerët nëse nuk do të merrnin një dhuratë atë ditë. Megjithatë një reagim i tillë mund të jetë pak dramatik. Nëse ndiheni sadopak të zhgënjyer, ruani qetësinë dhe bëni këtë që ju themi:

1. Shmangni pritshmëritë e mëdha

Mund t’ju pëlqejë kur dëgjoni për gjeste të mëdha romantike, por vetëm nëse partneri juajj është milioner, mos prisni t’jua bëjnë. Mesatarisht shpenzohen 142 dollarë me dhurata ditën e  Shën Valentinit. Mund të duket si shumë, por për çdo individ të pasur që i blen të dashurës një makinë të shtrenjtë sportive, mijëra të tjerë dhurojnë një kuti çokollatash 10 dollarëshe, ose një shishe të lirë vere.

Si të reagoni nëse i dashuri s’kujtohet fare për Shën

2. Përpiqu të mos reagosh, të paktën deri në darkë

Shumë njerëz presin të surprizojnë partnerët më dhurata në mbrëmje. Mbajeni vëth në vesh këtë, mbi të gjitha nëse nuk jetoni bashkë me partnerin. Mos u hidhni në përfundime nëse zgjoheni dhe s’gjeni një buqetë me lule tek dera.

3. Vazhdojeni ditën normalisht

Si të reagoni nëse i dashuri s’kujtohet fare për Shën

Nëse jeni shumë të mërzitur, thjesht shtiruni sikur nuk është Shën Valentini. Mos dëgjoni radio, mos hapni televizorin dhe qëndroni larg rrjeteve sociale.

4. Mos u bëni xhelozë

Nëse jen në punë ditën e Shën Valentinit, mund të shihni koleget që u vijnë lule dhe çokollata. Ju s’dini asgjë rreth asaj që po ndodh në lidhjen e tyre. Blerja e të mirave materiale s’tregon domosdoshmërisht si ndihen në të vërtetë. Përpiqu të kujtosh të gjitha rastet kur partneri ju ka shprehur dashurinë.

5. Jepni dhuratën tuaj

Surprizojeni partnerin me dhuratën tuaj atëherë kur e kishit bërë me mend, mos prisni të reagojë ai i pari. Partneri mund t’ju ketë blerë diçka fundja, por është i paqartë se kur duhet të shkëmbeni dhuratat.

Pastaj kujtoni ndonjë ngjarje të së shkuarës që mund ta ketë bërë të vështirë për partnerin tuaj blerjen e dhuratave. Mund të kesh thënë që nuk të pëlqen Shën Valentini, apo që nuk do dhurata.

Pyeteni partnerin nëse e ka idenë çfarë dite është. Nëse s’e di që është Shën Valentin, s’ka arsye për t’u mërzitur.

Rimendoni statusin tuaj. Nëse keni dy ditë të lidhur s’mund të prisni një dhuratë dhe nëse keni shumë kohë bashkë, ndodh që të neglizhohen dhuratat ditën e të dashuruarve. Por flisni me partnerin.

Nëse s’i ka shkuar ndërmend fare t’ju tregonte me një dhuratë apo gjest sa e rëndësishme je për të, bëjani të ditur që diçka e tillë ju mërzit. Përpiquni të tregoheni të qetë gjatë bisedës dhe të jeni të ndershëm me kërkesat tuaja. Nëse ai nuk shfaq asnjë formë pendese, mund të jetë një shenjë e keqe.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb