Art & Libra

Që ta ndjeni Shën Valentinin ashtu siç duhet, lexoni këto poezi nga Bukowski

12 Shkurt 2018

Që ta ndjeni Shën Valentinin ashtu siç duhet, lexoni këto

Charles Bukowski është i paturp, i sinqertë brutalisht, i drejtpërdrejtë dhe s’ka frikë nga reagimet. Bukowski mund të shkruajë vetëm atë që ndjen vërtet, përndryshe duket false dhe kjo vihet re në poezitë e përmbledhura në “On love” (Mbi dashurinë). Ky libër është gjithë gjërat që duam të themi, por ngjajnë klishe të shëmtuara. Autori bën magjinë e tij dhe ndjesitë tona më të thella, janë tani poezi të vlerësuara.

Bukowski flet për ekzaltimet e dashurisë, epshit dhe dëshirës. Duke alternuar mes të qenit i fortë dhe i butë, i ndjeshëm dhe i ashpër, Bukowski shtjellon dashurinë e vërtetë, me gjithë narcizmin dhe egoizmin e saj dhe rrjedhimisht gëzimin dhe fuqinë e vërtetë.

Që ta ndjeni Shën Valentinin ashtu siç duhet, lexoni këto

“On love” të bën të ribiesh në dashuri me dashurinë dhe prandaj është perfekt për Shën Valentin. Prandaj e zgjodhëm librin e kësaj jave. Fatkeqësisht nuk është përkthyer në shqip. Mund ta gjeni në anglisht në libraritë më të mëdha të qytetit, ose këtu në version PDF.