Metropolitan

Po sikur sëmundjet mendore  të mos jenë sëmundje? Po sikur të jenë fuqi?

Po sikur sëmundjet mendore  të mos jenë sëmundje? Po

David Haller ka vuajtur tërë jetën nga skizofrenia e theksuar. Që kur ishte fëmijë, hynte dhe dilte nga spitalet psikiatrike si të ishin shtëpia e tij. Tani që është njëzetë e pak vjeç është i lirë dhe më keq se më parë. Ajo që për të tjerët është rrjedha normale e jetës, për David është një rutinë e dhimbshme, në të cilën humbet veten. Pas një incidenti të dhunshëm, ai përfundon sërish në një institucion mendor quajtur “Clockwork”, ku edhe takon Syd, bjonden që nuk lejon ta prekë kush. Syd i ndryshon jetën, perspektivën; David mund të mos jetë skizofrenik. Mund të jetë thjesht telepatik.

Seriali quhet “Legion”, përshtatur nga Marvel Comics prej FX Networks. Skenari është shkruar nga Noah Hawley i “Fargo” dhe është një punë e shkëlqyer e një numri të konsiderueshëm njerëzish brilantë. Në morinë me seriale me superheronj që ekzistojnë sot në treg, “Legion” është padyshim në krye, si më i realizuari e me fabulën me interesante.

Regjia është e tillë që e detyron shikuesin të jetë i vëmendshëm ndaj çdo detaji, sado minimal, për të kuptuar gjithë historinë. Skenat shfaqen nga pikëpamja e David, kamera lëviz shpejt, pamjet prihen shpesh dhe e gjitha të lë me një ndjesi sikleti në stomak. Dhe ashtu duhet të jetë. Ne si shikues jemi në kokën e David, një njeriu që dëgjon zëra dhe sheh haluçinacione. Jeta për të nuk mund të jetë një lëndinë me bar. David nuk e di ç’po ndodh, dhe as ne.

David e kalon kohën e tij në spital me Lenny-n, një shoqe të tijën që para se të shtrohej. Pasi një agjent qeveritar kërkon të intervistojë dhe eksperimentojë me David, historia shpaloset në mënyrë të degëzuar. Nga pika A nuk shkon në B e më pas në C. Historia nis nga pika L, shkon në pikën 0, kalon në A, ngjitet lart, hyn brenda dhe shpërthen kudo. Konfuzuese dhe mahnitëse.

Në thelb, “Legion” është për ndjesinë e parehatisë brenda trurit tënd dhe kjo nuk i ndodh vetëm David, por çdokujt. Mesazhi në prapavijë është qartazi ai i dashurisë për veten, pranimin dhe të ecurit përpara duke përqafuar të metat tua.

Syd e thotë më mirë në një fragment. Sëmundjet mendore nuk të bëjnë anormal ose problematik. Janë thjesht pjesë e asaj që je.

Po sikur sëmundjet mendore  të mos jenë sëmundje? Po

Sezoni i parë i “Legion” u publikua vjet në pranverë. Shtatë seritë e para mund t’i gjeni na Amazon Video, iTunes, Google Play, YouTube dhe Hulu, të gjitha me pagesë. Ose mund t’i vidhni në internet, ju e dini. Sezoni i dytë publikohet më 3 prill 2018.

Vlerësime të tjera:

IMDb: 8.5/10
Rotten Tomatoes: 90% Fresh
Metacritic: 82/100

Alberta Kamenica
Gazetare

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot