Historia Ime

Alkooli që shkatërron jetë

24 Gusht 2014

Alkooli që shkatërron jetë

Mirembrema Anabel. Jam nje djale 23 vjec. Babi im pi alkool qekur une isha femije dhe i vetedijshem per te kuptuar gjerat. Pasoje e rakise se tij ishin sherret dhe zëniet parfundme me mamin. Deri aty arrinte situata, jo rralle here, sa ushtronte dhune fizike te tmerrshme ndaj mamit. Shpesh e nxirrte jashte shtepise. Une edhe vellai edhe pse te vegjel nderhynim per ti ndare edhe pse kjo ishte thuajse e pamundur, saqe edhe ne e hanim ndonje goditje te fuqishme. Ne asnjehere nuk e linim mamin vetem ne shtepi se kishim frike se mos vinte babi i dehur dhe e rrihte. Edhe kur e nxirrte jashte, une e vellai qanim me te madhe dhe me dënesë, e godisnim babin me duar derisa te dilnim jashte tek mami dhe iknim tek shtepia e gjysherve. Ishin vite te llahtarshme, rrinim me frike cdo dite se kishim frike mos vriste mamin nga e pira. Deri ne moshen 15 vjec, kur ishte hera e fundit qe ai e goditi mamin. Ate dite e kam shtyre babin aq fort sa u perplas per muri dhe u rrezua ne toke, i hipa siper, i vura duart ne fyt dhe i thashe qe nese do bente prove edhe njehere te vetme ne jete ta prekte me dore do ta vrisja me thike pa piken e meshires. Ai edhe pse i pishem, u tmerrua nga menyra e te sjellurit dhe fjalet qe i thashe. Mami tentonte me gjithe force te me terhiqte qe mos beja ndonje budallik. Qe prej asaj dite nuk e preku asnjehere me dore edhe pse vinte i pishem. I jemi lutur me vellain ta linte rakine. Na eshte betuar me mijera here, por asnjehere nuk e ka mbajtur betimin. I kemi thene te dy qe nese dashuria per rakine eshte me e madhe se per familjen do ta braktisim dhe nuk do marre pjese ne asnje ceremoni ne jeten tone private. Ai acarohet kur i themi keshtu dhe fillon e ulëret dhe flet ne ate menyre qe te na beje ne me faj per paaftesine e tij per te lene rakine. Me mamin ka filluar te behet xheloz dhe nuk e le rehat sa here qe del, e merr ne cel dhe e pyet ku je, a ke ndonje tjeter ti qe del e bredh, nderkohe qe mami im te vetmet vende ku shkon jane ose te prinderit e saj ose te daja e tezja. Zihem shume me te per menyren si e trajton mamin, por as do t'ja dije, me thote ti je budall, nuk di te flasesh. I jam betuar qe do e braktis sa te krijoj familjen time dhe mamin ska per ta pare me sy. Te njejten gje i ka thene edhe vellai qe do e mohoje si baba, acarohet por asnjehere nuk tenton te beje kthese. Nuk di cfare duhet te bejme qe ta sjellim ne vete dhe te kthehet nga familja se po behet i padurueshem dita dites. Nese di ndonjeri ndonje menyre do i falenderohesha shume. Faleminderit nese e postoni.

Mirembrema Anabel Pash temen dhe mu kujtua ngjarja qe ndodhi para jo shume kohesh te shtepia ime... Babi im nuk pi kurre, vetem ate nate e pash te dehur per here te pare ne jeten time. Nje dite pas finales se Kupes se Botes, ku fitoi Gjermani babi im vjen i dehur ne shtepi. Kishin lene pune me shpejt ate dite per te festuar fitoren (jetojme ne Zvicer dhe pothuajse te gjithe koleget e tim eti jane Gjermane)... Vjen ne shtepi dhe gjeja e pare me te cilen gerricet ishte celulari im:" hiqe ate dreq celulari nga duart", 20 min moral mbi celularin, pastaj ndezi tv:" Ket filmin e kam pare qe ne 2004, na marrin leket kot" iku edhe kjo... U ulem ne tavoline, darken e kisha bere une, tav me patate dhe pule, sa ulet filloi prap:" Cfare eshte kjo darke keshtu? Edhe lopes tia hedhesh keto patate nuk i han, punoj gjithe diten si kafsh pune kur vij ne shtepi haj gjera qe nuk futen ne goj, me mire ne menc miser te zier" U cuva nga tavolina, une fillova te qaj, mami u mundua te me qetesonte: shhh, skagje, lere, nuk flet ai, flet alkooli"... Hengrem, u ula afer tij duke qar por me nje qetesi te papar dhe i thashe :" Ba, me vjen keq qe ty nuk te pelqehu darka ime edhe pse ishte si gjithe heret e tjera ku ti me komplimenton pothuaj pas cdo kafshate, edhe pse sot ti pretendon qe nuk ishte e mire nuk kishe te drejte te flisje ashtu, ne radhe te pare thuhet "te lumshin duart" dhe kurre nuk shahet ashtu buka se per kete na ke sjell ktu, per nje çap buke me te mire. Mos pi me alkool se nuk te pinke ti ate, por ai ty." Por kujt i flisje, ai vazhdonte me te veten. E kuptova se cfare do te thote te kesh nje te dehur ne shtepi, falenderova Zotin dhe u ndjeva me fat dhe kjo ishte hera e pare ne jeten time qe perballesha me kete situate. I mbajta qendrim babit tim 3dite, diten tjeter i nxorra per dreke pjesen tjeter te patateve., e hengri pa then as gjysme fjale!

Pershendetje Anabel, Tema e sotme me prek shume dhe do te doja ta ndaja me ju per te sensibilizuar ata qe jane ne kohe. Historia qe do ju tregoj eshte e nje te afermi te mi. Ai e komsumonte alkolin ne masa te kontrollueshme si gjithe te rinjte fillimisht. Dhe me pas pas nje divorci e nisi me teper. Pinte shume si per te mbytur ato hallet e perditshmerise. Ne fillim e mendonim si dicka kalimtare. Derisa filloi te begej vertete serioze. Ai pesoi nje shnderrim Ne personalitet dhe karakter. U be me afresiv i dhunshem. Ndrshoi vertete shume dhe fizikisht duke qene se nuk ushqehej dhe vetem pinte. Menduam se ishte koha t futej ne nje qender rehabilitimi sepse shendeti i tij sdo ta perballonte per shume gjate. Dhe pasi doli nga qendra dukej se gjithcka mori nje kthese pozitive. Por jo , nuk kaloi shume kohe dhe ai filloi perseri alkolin. Ne fillim ne masa t vogla por me pas te konsiderueshme. Trupi i tij nuk e perballonte dot dhe binte ne peshe dita dites. Derisa nje dite doli dhe nuk u kthye me. Nuk ishte tipike e tij te vonohej gjithmone kthehej heret n shtepi. Ate dite nuk u kthye... Ka qen nata me e gjate e jetes sime, ajo nate ne pritje dhe kerkim. Ne mengjes na telefonuan qe kishin gjetur trupin, por t pajete... Megjithese kan kaluar 8 vite dhe jetojme jashte , dhimbja per ne vazhdon te jete e njejte si ate nate... Mos shkaterroni jeten tuaj dhe te familjareve, vleresojeni dhuraten qe ju eshte dhene, JETEN!

Pershendetje Anabel ,jam nje ndjekese e rregullt e faqes tuaj,por sot vendosa te shkruaj ne lidhje me temen : Jam e lidhur me nje djale ( me sakte isha e lidhur pasi kemi 1 muaj jemi ndare ) kemi lidhje 6 muaj dhe kemi qen shok prej dy vitesh.I dashuri im ka te atin nje te alkolizuar e qe luan bixhoz dhe gjate gjithe jetes se tij i dashuri im 30 vjec eshte detyruar te paguaje borxhet e te atit.Nuk ka asgje qe te me jape dhe te me ofroje ne jete ,pavaresisht se nuk me intereson ky fakt.E dua me shum se cdo gje dhe me do por problemi qendron ne faktin se un kam frik mos ndoshta ne te ardhmen edhe i dashuri im perfundon ashtu.Theksoj qe te dy kemi vuajtur ne jete dhe e vleresojme familjen, dhe ai me eshte betuar qe sdo behet kurre ashtu,por kam frike per te ardhmen.Ndonjehere ndihem e pasigurt jo per te mirat materiale qe ai smund tmi ofroje,por ndoshta ai perfundon si ati.Cte bej ? jam shum ne dileme

Pershendetje Anabel. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 17 vjec nga nje zone e veriut. Dhe une si femija e nje prindi te alkolizuar do te doja te ndaja historine time me ju. Prinderit e mi kane 11 vite qe jane divorcuar. Nje nga shkaqet pikerisht alkoli, duke qene se babai im ishte nje konsumues intensiv i alkolit. Pasojat qe alkoli sillte ne familjen tone ishin te tmerrshme. Asaj kohe isha e vogel,por kurrsesi nuk mund ti harroj ato skena nga memoria ime. Mund te them me plot bindje qe femijeria ime ka qene nder me te zymtat! Babai ishte larguar nga Shqiperia kur une isha 8-muajshe duke me lene keshtu, vetem me mamin ne nje shtepi me qera.Sa here kthehej vetem pinte dhe dhunonte mamin. Kaluan vitet ne kete menyre deri ne momentin kur un mbusha 4 vjece dhe fillova te shihja shenjat e para te dhunes (psikologjike,fizike) ne familje. Per fatin e keq,ai ishte njeri qe ndikohej shume nga thashethemet e njerezve “dashakaq”. Vinte nga Italia ne mes te nates me mendimin se mund ta “zinte” mamin me njeri tjeter. I binte deres me sa fuqi kishte duke uleritur, dhe ne momentin qe shihte se ne shtepi ishim vetem ne te dyja “zbutej”. Kjo histori perseritej vazhdimisht. Paradite bridhte rrugeve, duke ngritur gotat e rakise njera pas tjetres, dhe ne darke kthehej I dehur dhe godiste mamin sic bente zakonisht. Shpesh dhe mua me ngrinte nga tryeza e bukes dhe me linte te haja ne toke, ose naten nen efektin e alkolit me zgjonte nga gjumi duke me bertitur. Ai nuk ishte i vetmi qe ushtronte dhune ndaj mamit. Sikur te mos mjaftonte, ndodhte shpesh qe t'a godisnin dhe vellezerit e tij. Mami im ishte grua e urte dhe nuk kishte deshiren te behej “gazi i botes” duke ankuar per te shoqin qofte tek familja e saj apo ne polici, duronte me shpresen se ai nje dite do te ndryshonte.Gjate gjithe kohes perseriste shprehjen “BURRI NUK ESHTE FUSHE ME LULE” Ishte e kote e gjithe pritja.Nje dite babai kthehet ne shtepi se bashku me djalin e tezes se tij, duke na drejtuar ne koke nje pistolete per te na nxjerrur me force nga shtepia. Dhe pse te gjithe fqinjet kishin nxjerrur kokat neper dritare askush nuk bente as levizjen me te vogel per te na ndihmuar ose per te lajmeruar policine dhe pse po e shihnin mjaft mire te gjithe ngjarjen dhe dhunen qe po ushtrohej ndaj nesh. Duke e zvarritur per flokesh marrin mamin dhe e fusin ne makine dhe nisen. Une vrapoja pas tyre pa shapka se nga “nxitimi” me kishin harruar ne toke. Nga aty na dergojne tek shtepia e gjysherve (nga mami) pa iu dhene asnje shpjegim gjyshes dhe dajes (gjyshi kishte vdekur). Nga dhuna e treguar, mami kishte thyer gishtin e madh te dores,dhe shtypur 4 brinje. Ktu behet denoncimi i 1 nga mami, dhe policia vihet ne kerkim te babait . E arrestojne, por vetem per t’a mbajtur ne komisariat 2 ore. (Kur une mbusha 5 vjece mami dhe babai blene nje shtepi) Na dergojne ne shtepi dhe largohen.Ate jave babai largohet ne Itali per tu kthyer serisht pas disa muajsh. Paradite nuk ishim ne shtepi, u kthyem mbasdite pasi kishim qene tek dajat. Kur u kthyem, shtepia ishte e mbyllur, kishte nderruar bravat e dyerve ne menyre qe ne te mos hynim brenda. Pritem keshtu deri ne oren 23:00 para deres jashte (ishte dimer). Ate nate binte shi i rrembyeshem. Nisemi me mamin drejt komisariatit pasi nuk kishim ku te flinim. Te afermit mami i kishte ne fshat,njeri tjeter nuk kishim. Rruges nis nje stuhi dhe disa cuna te rinj qe ishin roje dyqanesh i ofrojne mamit cader dhe e pyesin nese kishte nevoje per ndihme. Iu treguam qe po drejtoheshim per ne komisariat. Ata na thane qe zakonisht ne ate orar qarkullonin patrullat e policise dhe rruges mund ti ndalonim. Duke i falenderuar vazhduam rrugen, dhe per fatin tone te mire nuk vonoi dhe makina e policise ndaloi per te na derguar drejte komisariatit. Kaluam naten aty vetem me nje batanije Te nesermen mami denoncoi serisht babain dhe filloi procedurat per te kryer dhe divorcin. Mamit i ushtruan presion xhaxhallaret per te terhequr denoncimin, ne te kundert pasi te ndaheshin prinderit, do te me merrnin mua dhe do ti vrisnin vellane , por gjithashtu i vendosen kushte qe te largohej nga shtepia pa marre asgje me vete,dhe pa kerkuar bashkepronsine. Mami per te mos na humbur mua dhe dajen bie dakort me kerkesat e tyre, dhe largohet nga shtepia vetem me rrobat e saj drejt nje shtepie me qera, se ne shtepine e dajes sipas tij nuk kishim pune Pas disa muajsh me bie te fiket ne rruge dhe me dergojne ne spital, diagnostikohem me Epilepsi (semundjen e tokes) si pasoje e traumave qe kisha pesuar. Fatmiresisht kur hyra ne klasen e 7-te u sherova plotesisht. Mbas 10 vitesh gjyqe ne jemi rikthyer ne shtepine tone duke fituar keshtu te drejten per bashkepronesine. Babai eshte martuar serisht dhe ka 1 femije te vogel. Nuk shqetsohet asnjehere per mua dhe as nuk shlyen detyrimin ushqimor qe gjykata I ka vendosur. Njekohesisht lufton per te na marrur serisht shtepine. Ju kerkoj ndjese qe u zgjata, dhe per gabimet drejtshkrimore,por dhe pse kane kaluar 11 vite me rrenqeth dhe me zgjon kujtime te trishta kjo histori! Ju uroj gjithe te mirat! P.s Kjo nuk ishte as 15% e te gjithe torturave qe une dhe mami kemi kaluar.

Mirmbrema anabel Un doja te tregoja per historin e kushuririt tim.. Ai ishte mbipesh pasi pinte shum.. N fakt gjith fisi babit tim pi.. Ai ishte vec 36 vjec.. Para 3 muajsh ai vdiq, dhe e dini cila esht e keqja? Qe ne menduam se ai gjyna vdiq te pakten te zinin mend kta te tjeret.. Mos t pinin me se ai per at shkak vdiq.. Por jo e di ca? Kta pin akoma me shum! Ne rregull kjo esht dicka qe po e vuajm te gjith por skuptoj pse tani vllai ( i te ndjerit ) duhet te rrahi te jemen ta bej per spital se i mungon vllai.. Boh... Me vjen shum keq ..po vuajm shum..por me vjen turp te them qe i kam cuna xhaxhai! Se kuptoj pse pin ende.. Anonim te lutem

Mirembrema Anabel! Para se te tregoj historine, dua t'ju komplimentoj per temat qe vendosni, jane pikante dhe shume te pranishme ne jetet tona. Sa per temen e sotme, une kam patur babin te alkoolizuar per 11 vite. Nuk kishte dite te perendise qe ai mos te pinte alkool, dhe ne shumicen derrmuese e rasteve pinte deri ne dehje. Por ndryshe nga historite e dhunes qe degjojme rendom, babi ime ka qen qefli i madh. Nese vinte ne shtepi heret (pa u erresuar dmth) na percillte mua dhe vellain nga nena apo nga xhaxhi, apo ku ti shkrepej, vetem qe te ishte vetem me mamin ne shtepi. Kohet e fundit e kam kuptuar realisht pse-ne . Ne fakt as kjo nuk ishte aq gje e mire sepse mami eshte detyruar te kryeje 3 aborte, jo se nuk kishte mundesi ti mbante femijet por duke qene e fushes se obsetrikes dhe gjinekologjise, i dinte shume mire pasojat qe do kish nje femije i ngjizur ne kushte dehje, aq me teper nga nje i alkoolizuar tashme . Vec kesaj, ne kushte dehje ai donte shume te udhetonte me makine qe ta ngiste vete, dhe disa here na ka marre familjarisht per ndonje darke jasht qytetit. Nje papergjegjshmeri qe mua me dridhet mishi kur e kujtoj, po shyqyr na ka ruajtur Zoti! Pas 11 vitesh te kaluara me situata te tilla dhe te ngjashme, ai diagnostikohet me diabet, tension te larte dhe zmadhim i melcise. I hyri frika ne palce. Keshtu e nderpreu alkoolin kategorikisht derisa u stabilizua paksa shendeti. Tani kurohet vetem per diabetin, dhe ndonjehere ka qejf te pije ndonje gote vere po e le me aq se ka frike. Edhe pse ne nuk kemi vuajtur nga dhuna, prap eshte nje siklet shume i madh te kesh dike te alkoolizuar ne familje. Ndonjehere them faleminderit diabetit qe e mban larg alkoolit, eshte nje e keqe me e vogel se dehjet e perditshme. Ju faleminderit!!

Pershendetje Anabel! Do doja te mbetesha anonim. Sapo lexova temen nuk mund te rrija dhe un pa shkruar historine time. Ne familjen tone qe kur isha ne klasen e 5, babi per ta ndihmuar mori edhe xhajen te jetonte me ne pasi jetonte ne nje rreth te Shqiperise, larg kryeqytetit. Edhe pse nuk e dinim tamam gjendjen e tij, na kishte rene ne vesh se kishte filluar shume shpesh dilte e pinte me shoqerine e kthehej ne shpi tape. Kjo gje ne fillim u justifikua me faktin qe eshte i ri dhe pa angazhime e ska ndonje gje te keqe te argetohet, por me vone filloi te behej problem. Ai jetonte tek ne, filloi dhe pune por qe nuk i zgjati shume. Sa vinte ne shpi e kishte mendjen te merte shishen e rakise e te fillonte te pinte pa pushim. Ne pune filloi nuk i shkohej me sepse nuk duronte askend qe ti jepte urdhra. Ne shtepi u krijua nje situate e veshtire pasi nuk mund ta lije nje pasdite vetem pasi kur te ktheheshim ishim te sigurt qe do kishte pire aq shum sa nuk levizte dot nga vendi, dhe spushonte se foluri. E kjo gje filloi te behej problem, saqe nje dite babi e coi per vizite, duke i folur dhe duke ja mbushur mendjen qe nuk mund te shtyhej gjith jeta ashtu. U vizitua dhe mori mjekimet. Per nje periudhe kohe rame rehat pasi dukej me mire dhe nuk pinte asgje. Nje dite kur kthehem nga shkolla pasdite mu duk si i cuditshem pasi filloi te bente shaka pa kuptim, dhe pash qe syte i kishte si te zgurdulluar. Pata nje ndjesi frike por edhe me dukej e pabesueshme qe te mund te kishte pire. Por ja qe kish ndodhur. Dhe ketu filloi kalvari i sikleteve tona. Tashme duke qene se pinte ilacet dhe alkool filloi te shfaqte edhe shenja depresioni. Ishte e tmerrshme te shikoje se si transformohej pasi kishte pire pasi kishte halucinacione dhe i dukej sikur e ndiqnin per ta vrare. Ishte e tmerrshme te shikoje se si qante si femije dhe i lutej babit " Me vrit ti me mire, para se te me vrasin keta qe po me ndjekin" dhe ne fytyren e tij shikoje nje frike dhe ankth te pashpjegueshem. Filloi te perseritej e njejta situate cdo dite. Prinderit filluan ta ruanin dhe te tregonin kujdes pasi kishin frike mos tentonte te vetevritej. Cdo dite kur kthehesha ne shpi rrija lutesha gjith rruges qe te mos kish ndodhur asgje e keqe. E kjo situate zgjati per gati 6 muaj dhe me pas me kembenguljen dhe vullnetin qe treguan prinderit e mi e cuan serisht ne vizita ne mjeke te ndryshem derisa filloi te trajtohej rregullisht dhe ndryshimi i tij ishte shume i dukshem. Tani qe jam 25 vjece nuk arrij ta besoj dhe me duken si endrra te gjitha ato situata te tmerrshme qe kam kaluar te cilat nuk mund ti pershkruaj dot. Di vetem qe i kam shume frike personat e dehur, qofte edhe kur i has ne rruge. Pooorr Tashme xhaxhai im eshte shume mire, ka krijuar familjen e tij dhe cka eshte me e rendesishmja nuk pi me alkool.

Mirembrema Anabel. Historia qe une dua te tregoj eshte e afert per mua, por nuk dua te hyj ne detaje. Familja per te cilen flas ka tre djem. Dy jane te alkolizuar(kjo me duket fjale "e bukur" se ata jane shnderruar ne pijanece qe pijne nga mengjesi ne darke) ndersa njeri i droguar. Njeri prej te alkolizuarve ka krijuar familje e vet, por vazhdon i behet barre prinderve pleq per para e per ushqime. Dy te tjeret i mbajne ne shtepi me buke e me cigare. Sa here iu bejne sherre djemte dalin e kerkojne lek borxh vetem e vetem qe te qetesojne situaten. Dhe per ti paraprire ndonje komenti familja ime eshte ne rregull fatmiresisht, asnjeri prej tyre nuk eshte im ate D.H

pershendetje anabel! vendosa tju shkruaj per temen e sotme edhe pse po hap nje plage te madhe. babai im ka qene i alkolizuar. qe femije e mbaj mend qe pinte dhe rrinte nga mengjesi deri naten vone lokaleve. per ne as donte tia dinte fare. cdo gje duhej ta bente mami. ai merrte 300 mije lek rroge para 15 viteve dhe nuk sillte asnje lek ne shtepi, ndersa mami me 150 rriste femijet. ka patur sherre pafund, kerkonte te hante mire kur ne mezi ngopeshim me buke dhe i thoshte mamit ti sdi te mbash shtepine etj etj ngjarje pafund. kulmi arriti kur zuri dhe dashnore. une isha e rritur dhe e degjova qe fliste ne tel e ia solla mamit larg e larg per te ditur nese dinte gje, ajo e kishte kuptuar por nuk e hapte gojen. nuk i tha asgje vetem na u perkushtua ne. une jam rritur me nje urrejtje ndaj babit dhe ai me kishte inat per kete edhe sepse per mamin beja cdo gje. por sic thone kjo bote eshte portikalle, babi u semur nga pija me semundje te keqe ne melci. mamaja ime i ndenji prane kur e braktisen te gjithe. rrinte dite e nate te spitali. kur u semur ne fillim sme beri pershtypje, pastaj me kalimin e kohes ndjehesha keq. rrija nderroja mamin tek spitali dhe me dhimte shpirti kur e shikoja duke vuajtur. i harrova te gjitha, vite te tera, ia fala cdo gje, do kisha dhene gjithcka qe ai te mos vuante ashtu. ska dhimbje me te madhe kur shikon njeriun tend te tretet nga dhimbjet perdite e te mos e ndihmosh dot. dhe si per ironi te fatit edhe shpirt dha ne duart e mamit tim. iku shkoi nga kjo bote duke u penduar deri ne pike te fundit per gjithcka beri. per mamin skam fjale. eshte e re, punon, mundohet ta mbaje veten, por e shikoj qe sado i keq te kete qene babi asaj i mungon, ndjehet vetem. cdo hall qe na bie ajo thote te ishte dhe ai e ndaja gjithe kete peshe pergjysem. e dua pafund dhe i qendroj afer. uroj qe zoti tia shperbleje gjithe vuajtjet e saj. si perfundim skam cthem, nuk ka as keshilla per te tilla raste, sepse me njeriun e pire smund te besh asgje. vetem mund te them qendroni afer, sido qe te jete ata so ikin shume me shpejt nga kjo bote nga ajo e mallkuar pije, dhe askush sdo donte ti ngelte pishman qe nuk e ndihmuan kur i afermi i tyre ishte keq. mbase dhe ata sduan por skane cbejne. po u alkolizua trupi veshtire te kthehet si me pare. dhe nje gje te fundit, nga babi ruaj kujtimet e viteve te fundit kur ai spinte me nga semundja, i kam fshire ato me perpara, se tani qe cdo gje ka mbaruar dua ta kujtoj ashtu te paster e te mire, edhe pse i semure. mes mallit pafund qe me ka marre ska vend per kujtime te keqija

Pershendetje anabel.Ndoshta kjo qe un dua te tregoj nuk eshte shum brenda temes por sdi cfare te bej.Une jetoj ne pallat me motren.Nje kate posht meje jeton nje djale(burre),i martuar dhe me nenen e tij,ka dhe femijen e vogel.Ai eshte i alkoolizuar,per mos thene i varur nga droga.Shume pak dite eshte i qete sepse shumicen ai vetem shan,i bertet te emes,gruas madje dhe ushtron dhune.Kur dalin fqinjte ne ballkon(pasi degjojne te uluriturat),ai i shan dhe ata.Nuk dua te behem nene tereza por me dhimbset shum nena dhe gruaja e tij dhe akoma me shum ai femija i vogel.Tre vjet un ktu,e njejta situate.Ka ardhe disa here policia po prap e njejta gje.Nuk dim cfare te bejme...ti japim ndonje drru te mire te gjithe ne si pallat se ndryshe nuk behet.Doja ndonje mendim.Faleminderit nqs e poston.Anonim te lutem

pershendetje Anabel. ndjek cdo dite letrat qe vine ne faqen tuaj po kur pashe temen e sotme u preka dhe qendrova larg laptopit deri tani po tani spo mundem me po i lexoj dhe po qaj se i kuptoj me se miri te gjitha letrat. dhe un kam ne familjen time nje person te alkolizuar eshte pikerisht ai qe duhet te ishte shylla e familjes babai. Qe kur kam qene e vogel e shikoja qe vetem bertiste dhe ushtronte dhune mbi mamin. kam pare skena nga me te dhunshmet ne shtepi nga rastet kur mamit i binte te fiket dhe deri ne rastet kur e gjuante ne rruge dhe ja hiqnin njerezit nga duart. Te motra , vellai dhe un nuk ushtronte dhune veten ne rastet qe dilnim para mamit per ta mbrojur. atehere ishim te vegjel dhe qanim kur shtriheshim per gjum por gjendja eshte bere me keq tani qe u rritem. ai eshte po i njejti vetem pi dhe bertet ne kurre skemi kaluar nje feste ne shtepi pa shere ne shtepi. u martua motra e madhe dhe familja u be me miqesi prap gjendja njesoj u mesua kunati me ne qe sa here vjen e degjon qe uleret kot. u martua vellai e njejta histori 2 muajt e pare nuk pinte shume se i vinte zor nga kunata dhe i lutesha cdo dite te sillej mire se ajo si kishte faj po prap e njejta histori. u martova dhe un para dasme bente sherr kot tani jam larg po e di qe vazhdon e jeta histori se e shof sa here qe shkoj. kur isha per here te fundit te babi kishte pire dhe po bente sherr i thashe pse nuk ndryshove se ja nxive jeten mamit me tha ti mos fol sje me e shtepise un e di qe i tha nga pija po sa here i kujtoj ato fjale qaj. un dhe motra jemi te largura dhe vellai mir keq ka familjen e vet po mami e shkrete qe ka 35 vjet qe e duron dhe nuk ben ze dhe sa do duroje shpirti saj? ka nje shprehje te tijen qe po nuk vdiq nje person ketu ne kte shtepi nuk jetoj dot i lumtur un nuk e kam kuptuar kurre per ke e thote po ajo pija e atij na ka vrare te tereve nga brenda. kemi tentuar shume here te gjejme nje zgjidhje i kemi folur kur ka qene esell nga inati pse ne i flisnim merte pinte dhe fillonte sherrin. kemi lajmeruar xhaxhallaret dhe dajat kur jan bere sherre me deme ne shtepi po asgje, qetesim nje jave sna fliste me goje qe pse u ankuam dhe me pas sherr me keq. i kemi thene te duhet ndihme mjekesore se te ben dem per vete akoma me keq doni tme mbyllni ne spital thot se doni me shume mamin doni tme vrisni mua.me vellain ka nje mardhenie shum te keqe edhe pse jetojne ne nje shtepi se vellai kur e shef qe po pi nuk i flet me goje fare se kan pasur dhe raste qe jan zene dhe ka dashur te largohet po vetem prej mamit rri ne nje shtepi me ate. vajza e vellalit eshte 5 vjece dhe kur bertet ai fillon qan eshte bere goca me fiksime, mir ne po femijet e vellait pse duhet te vuajne. tani qe jam rritur dhe kam krijuar vete familje e shof sa ka ndikuar ajo rritje tek un ashtu si tek motra dhe vellai.gjithmone me kan konsideruar per tip te mbyllur ne vetvete po si mund te jesh ndryshe kur nuk e di ca te pret ne shtepi ku nuk te mjafton lodhja ne pune po do rrish dhe gjith naten zgjuar te degjosh ca thot babi se ka pire.kam kaluar shume nete te dera e dhomesh gjumit prinderve te mi se kisha frike se rrifte mamin dhe mua me kishte zene gjumi qe ti dilja para, i jam lutur me mijera here me rrif mua boll i gjuajte mamit po nga pija jemi rrahur te dyja. sa here shof sherre ne rruge largohem dhe qaj, bashkeshorti im spi alkol dhe neqoftese jemi ne ndonje feste max 2 birra mund te pije dhe un i rri si xhandar te lutem mos pi me shume se jam bere me fiksime. nuk po tregoj per rastet e tjera se u zgjata dhe e di qe per kte teme mund te fas dhe te qaj pafund. ju uroj shendet dhe lumturi

Pershendetje Anabel... Un qe po te shkruaj nuk kam probleme te tilla me alkolin ne familje por doja te tregoja per nje komshiun tim rreth 45 vjecar. Un kam nje lokal timin ne lagje dhe klienti im i par qe kur hapi grilen dhe deri kur mbyllet lokali eshte pikerisht komshiu im. Ai e fillon mjesin me kafe dhe raki deri ne 5 dopjo dhe iken nshpi por nuk kalojn as 10 min e ke prap aty,ja fillon me birra,del nje xhiro dhe vjen prap,mund te porosis birra ose raki dhe mbyllja ne darke eshte gjithmone me nje kafe gjys filxhani dhe de 4-5 dopjo raki. Pavarsisht gjithe kesaj pije ai asnjehere nuk me ka hap probleme ne lokal por kur eshte i pijshem aq sa nuk e mban fillon e qan dhe tregon sekrete familjare...gjynaf te vjen. Por pas mbylljes lokalit fillon pjesa me e bukur,te shpia ime degjohen tgjitha te sharat e te bertiturat qe jan kryesisht me bashkeshorten...gruja e atij eshte rreth 40 vjece dhe nuk ka asnje dhemb ne goje,goca tek te 18-tat rrin shumicen e kohes tek xhaja vet aty afer ndersa cuni del ne mjes dhe vjen pasi ai te jet ne gjum me qellim qe ti shmanget konfliktit,tgjitha pasojat i vuan bashkeshortja. Me kujtohet periudha kur ktij tipit i vdiq nena dhe qe mos ta kuptonin tjeret qe po pinte porosiste raki ne filxhan caji...turp. Shum her bej shaka me babin tim,i them nese do ishe si ai do tperzeja nga shpia Nuk ja uroj askujt qe te ket nje person te tille ne familje...besoj se eshte shum e tmerrshme. Ps. Ju komentatoret qe thoni shiko punet tua...anyway thjesht histori ishte Ju uroj gjithe te mirat

Mirmbrema te gjitheve.Une jam nje vajze 22 vjece.Dhimbja ime e mamit dhe e motres tj fillojne qekur babi ja nis te pi e te behet tap.Ai pasi pinte vinte ne shtepi na bertiste neve dhe merrte mamin te dhoma e vete dhe e gjuante e bente te vdekur dhe ne gocat e vogla i binim deres duke ju pergjeruar qe te ndalonte se rrahuri,le te gjuante mbi ne dhe jo me mbi mamin po ai sdegjonte.Mbaj mend qe nje nate e rrahu aq keq (keshtu e rrihte gjithmone) po ate nate une dhe motra ime dhe pse te vogla hapem deren... Iu futem ne mes mamit dhe babit i kapem duar dhe qanim duke i thene: boll me,nuk e sheh qe po e vret? Dhe ne qe i fshinim gjakun nga fytyra dhe e perqafonim.Uff si nuk mbaj mend nje dite te lumtur dinte vec te dhunonte dhe me e keqja ishte se ai e nxinte dhe e gjakoste me sh. nga fytyra qe mos te dilte as te pragu i deres.Ditet po kalonin dhe motra e madhe mbushi 16 vjece ate e fejuan me zor dhe pas nje viti e ca u martua dhe iku ne gr.Ajo ndejti 7 vjet pa ardhur.Nderkohe lufta me babin vazhdonte... Ishte shume xheloz pa arsye se mamin vec te dajat e linte te shkonte,fanatik sa ska nuk e mbaj mend mamit te lyhej apo te vishte bluze me menge siper berrylit.Me lejoni te shtoj se gjyshen dhe gjyshin nga ana e babit i kishim shume te kqinj.Ato i frynin ne vesh babit x hic gje.Me vinte ti vrisa kur shikoja si ma trajtojne mamin.Une isha nje vajze qe mesoja shume(motra jo dhe aq,nuk i pelq shkolla),me gjithe forca mbarova 8 vjecaren shkelqyeshem,fillova dhe te mesmen e zor se nuk me linte babi... E mbarova dhe gjimnazin me mesatare 9.5. Po si nuk eshte ndjere asnjehere krenar ai baba x mua ku jo vetem fjalet po dhe faktet i flisnin vet.Ne vitin e tret gjimnaz marr nje lajm shume te bukur nga mami: do behesha me nje moter ose vella.Kjo pas 16 vitesh qe me kishin lindur mua.Une me motren e madhe kemi dy vite diference.Harrova te permend se mamin nuk e donin gjysherit ngaqe spo bente nje djale.Une u gezova shume x lajmin.Lindi motra dhe pas lindjes fillon nje tj makth.Mami ra ne depresion... Une isha vetem me mamin se babi ishte ne Greqi.O zot ctortura kam hequr e vetme.Skishte dite qe mami nuk tentonte te fuste duar ne prize apo te kapte thiken me vra veten,madje njehere i gjeta dhe nje litar te varur te magazina.Isha une ajo qe e kam ndaluar me qindra here qe tmos e bente.E merrja me te mira po nuk po shihja rezultat,ajo behej dita-dites agresive.Vendosa tu tregoja prinderve te babit.Ato si te pashpirt qe jane nuk me ndihmuan po e moren babin ne tel duke i thene hajde se te eshte cmendur gruaja.Vjen babi nga gr. dhe e merr gjasme se po e dergon ne spital ne Tr.po ky e kishte derguar te prinderit e saj x tu thene qe nuk e mbaj me vajzen tuaj .Eh prinderit e shkrete e ndihmojne financiarish qe ta conte te nje psikolog.Nderkohe mua me merrte me te mira duke nxjerr mamin te keq,atehere e urreja babin me shume.Pas mjekimit e sjell mamin ne shtepi.Vazhdonte prap e njejta gjendje,madje dhe dehja e babit.Mua me del shkolla e larte ne Tr.Me duhej ta lija mamin vetem me babin.Rrija gjithe frike. Nderkohe babi me gjithe ate semundjen e saj ai e kishte pas rrahur e lare ne gjake saqe kur kishte shku mortra e vogel atehere 3 vjece e ca qe ta shihte kishte mbulu koken me batanije.Madje e kishte mbajtur dhe te mbyllur ne celes pa ngren e pa pire.Motren e linte te prinderit e tij.Kur shkoj une x pushimet e vitit te ri shoh mamit te nxire nga fytyra.E pyes cfare ke?ajo me thote : kur kam qene semure e kam qellu veten.Une i them fol me thuaj babi ta beri.ajo me thoshte jo po une e lexoja ne sy. Vjen babi dhe i them eshte hera e fundit qe ve dore mbi mamin tim.Te betohem qe x gjithe heret ke x ta paguar.Shkoj te gjysherit nga ana e mamit u tregoj ckishte ndodhur dhe ato vendosin qe ta marrin mamin dmth qe te ndaheshin.Mami ka duruar x hir te femijeve.U ndane para nje viti.Atehere na luste babi qe te ktheheshim po nuk kishte shance.motren e vogel na e mbajti ai.Mami tani e ka kaluar depresionin por mrz x motren.Une shkoj x hater te mamit te babi qe ti marr motren e ta sjell te mami. Ai nuk e ben divorcin.Une skam mundesi se po perballoj shkollen e vetme se ai sme ndihmon fare.Mbarova te larten me mesatare mbi 8.5 megjthese kisha gjithe keto halle.Me zotin para dua te filloj dhe masterin dhe pse me sh.veshtiresi po them do ja dal.Tashme babi eshte martuar me nje tj.Mami jeton e lumtur se ka tre gocat qe do jepnin jeten x te.Ajo me motivon te jem kaq e mire ne mesime,ne gjithcka.Ajo krenohet x mua.E dua sh.dhe do jap jeten x te.Une jetoj x te. Te lutem Anabel postoje.

Pershendetje, Anabel. Babai im ka qene i alkoolizuar per pothuajse te gjithe jeten e tij deri ne castin qe e diagnostikuan me kancer. Me ka vene ne situata shume te sikletshme shpeshehere mua dhe familjen time. Mund te them se e kam urryer shpeshhere dhe nuk i kam folur per tri vjet. Por tani ai ben nje vit qe eshte ndare nga jeta dhe cfare nuk do te jepja per ta pasur perseri, edhe ashtu te alkolizuar. Edhe per te pasur sherret e tij ne shtepi, sepse keshtu do te mund t.i degjoja zerin ama. Tani jam une qe do t.ia mbushja me kenaqesi goten e madje do te mbushja edhe vete nje per ta shoqeruar. Me mungon shume me te gjitha te metat e tij, sepse ai ishte babai im. anonim, te lutem

Pershendetje Anabel Persa i perket temes se sotme , eshte nje teme qe me ka bere te vuaj per shume vjet me radhe , edhe sot e kesaj dite vazhdoj te vuaj pasojat , e martuar prej 17 vjetesh , mund te them qe 14 vjet i kam kaluar me nje njeri qe pinte shume . Nuk pinte ne shtepi po me shoqerine , e kur vinte ne shpi duhet o ti vije mbas avazit o te haje dru . Se behej shume i dhunshem kur ishte i dehur . Ne fillim kam duruar ne heshtje , edhe duke perveshur me gjet per te mbajtur familjen , ne fillim me nje pastaj me dy femije , me eshte dashur te punoj tere kohen edhe 16 ore , dite e nate per te mbajtur familjen edhe per te paguar borxhet e problemet qe krijonte gjithnje burri . Ai edhe ato pak kohe qe punonte i prishte leket me pije e lloto sport . Se mer me ment se cfare kam hequr une e femijet gjithe keta vjet . Para disa vjetesh burri u semure Nga pija e shumte . Semundja e frenoi pijen por jo fiksimin per te luajtur lloto sporti . Une e femijet edhe pse kemi vuajtur shume keta vjet i kemi qendruar prane , ata e kane baba ne te mire e ne te keq do ta duan , po mua gjithe cka kam kaluar me ka ftohur shume karshi tij , qendroj me te vetem per hirr te femijeve , e kam falur e i kam dhene gjithmone nje mundesi tjeter me mijera here , e tani ndihem e lodhur Nga ai e Nga jeta vete . Jam njeri qe me vjen natyrshem te ndihmoj te tjeret e te bej mire me gjithe mundesit e mia e kete kam bere me burrin tim qe diten qe jam martuar po duke i bere mire atij kam harruar veten time , edhe pse skam mbushur akoma 40 vjece ndihem e vjeter ne shpirt . Nje keshille per te gjitha ato gra qe vuajne situata te tilla ; mos sakrifikoni veten dhe lumturine tuaj per asnje , se asnje nuk vlen me shume se jeta juaj , nje here jetohet , e nuk keni pse ta harxhoni kot kete jete sic kam bere e po bej une !!

Persh Anabel !! Duke marre parasysh temen e sotme dua te flas per personin me te rendesishem ne jeten time x babain tim. Per mua nk ishte vtm babi im , ishte miku im vellai im Isha vtm 14 vjc kur ai u nda nga jeta per mua ishte fundi i botes isha thjesht nje femij dhe nk e kuptoja tamam gjerat sic duhej por me kalimin e kohes e diteve muajve viti fillova te ndjeja mungesen e tij. Kujtimet me te qendrojn sot ne mendjen dhe zemren time si dicla e pandashme kutjoj Buzeqeshjen e tij qe i bente dhe djajet te digjenin apo syt blu qe per mu ishin me te bukur se vet oqeani Mbaje mend pas nje dite te lodhshme ne shkoll vrapoja pas tij dh bota per rreth si per cudi zhdukte dhe u ndjeja femija me me fat bote dhee pse sot nk ndodhet m ne jeten time jam e lumtur qe nje pjes e gjysmes time i perket cdo kujtimi te lumtur me te Edhe nese babi juaj do ishte nje i alkolizuar apo dicka tjt faleni ate sepse ne jeten e nje femre vtm nje mbret ekziston Babai nje vend i pazevendesushem sepse mungesen do e ndejm ath kur vendi te jet bosh Ju uroj naten e mir

Anabel sa mir ke ber me kte temen sot.te tregoj dhe un pak,te shfryhem deri diku.alkooli shkaterron organizmin e atij qe e pi,trurin,familjen,punen,gjerat qe do cdo gje cdo gje.babi im ka me shum se 20 vite qe esht i alkoolizuar,pijanec me pelqen me shum ta quaj.ai di vetem te bertas ne shtepi te bej sherre te sjell njerez shok komshi kusherinj mami te gatuaj dhe ai te haj e te pi.e ka kthyer mamin ne nje kafshe pune.ajo ne shtepi sipas babit esht vetem per te lar shplar gatuar per te ber cdo gje qe babi te jet rehat.te gjith jemi shum te prekur nga ko mbidoza e alkoolit qe pi babi po mami me shum se ne.kemo frik te vi ne shtepi se vetem sherr kemi behet si i semur psiqik nuk di cflet cben.ndonjeher me duket sikur do te na vrase shtrengohet o zot na fut tmerrin.punon ne fakt punon pa reshtur esh kafsh e punes po me mir te hanim nje cop buk me djath dhe te ishim mir se sa kshu.ne fakt ne fakt ndonje ekonomi te madhe skemi se ne nuk na le lek neper duar e ka mendjen te haj e te pij sa andej kendej.duhani esht i demshem po jo sa alkooli.ne cdo moment qe konsumon duhan je i vetedijshem,me alkoolin jo.kemi ardhur ne nje pik qe per babin ndjejm vetem keqardhje.si ka mbetur asgje tjeter vecse ta vras mamin dhe ne dhe te bjer i qet.esht shnderruar ne nje monster qe thith cdo pik alkool por thith dhe cdo pik lumturie tonen per ta kthyer ne vuajtje.kur nuk e bindem dot ne,gjaku i tij qe te heq dore sbesoj se mund ta bej ndonje gje tjeter.hiqni dor nga alkooli sa jeni here. Flm Anabel dhe te lutem anonym

Mirembrema anabel.. kam shkruar dhe kam dashur te shkruaj disa here per tema te ndryshme qe jane trajtuar. por kjo eshte me e ndjeshmja pasi ka prekur jo vetem mua dhe ka ndikuar ne personalitetin tim, por ne ate te gjithe familjes. arsyeja: alkoolizmi qe preku rende babain. ketu nisi gjithe zingjiri problemve: veshtiresi te skajshme ekonomike, dhune fizike dhe psikologjike, ngurtesim dhe tkurrje e personalitetit.. u rritem mes frikes e tensionit e nuk e teproj nese them terrorit. ne te tilla kushte motra ime ra ne depresion.. situata e babait u perkeqesua: tashme 'perligjej' te qenit i pire gjithmone, kishte nje hall, nje femije te semure. O Zot, cfare tmerri !! situata ekonomike gjithashtu u perkeqesua, u shtua spitali, ilacet.. e tmerrshme. semundja e motres qe tamam traume . ajo u shnderrua teresisht. dhe ne te tjeret gjithashtu. kane kaluar mbi 10 vjet qe kur motra u semur.. ajo vazhdon ende te mjekohet dhe jo gjithmone eshte ne gjendje te mire , dmth perkeqesohet here pas here. Une kam mundur te shkollohem mes mijera sakrificash dhe me mbeshtetjen e pakushtezuar te mamit dhe sot jam ne nje pune modeste. por situata ne familje vazhdon ende njesoj. motra semure, mami qe rend spitaleve qe te siguroje mjekimin e motres.. kurse babi?? 'nuk gjen dot kurre pune' , ska! dhe sigurisht se ka harruar 'zanatin'. dhe nje Zot e di sa keq me vjen , se babi dhe te gjithe ne kishim perspektive tjeter per jeten, te dy prinderit i kishim te arsimuar dhe nje Zot e di cfare e coi babin ne ate rruge. megjithese une qe kur e mbaj mend ashtu ka qene gjithmone. ne e mbajme brenda vetes kete brenge qe kemi dhe pavaresisht cfare kuptohet nga jashte , ne kurre nuk themi asgje per problemet qe kemi. dhe tani... te gjithe kemi probleme shendetesore nga me te ndryshmet. e prape keshtu , une jam e detyruar te punoj. hoqa dora nga 'jeta ime' qe te isha ne shtepi, ne ndihme te familjes.. ne ate kohe se mendova dot ndryshe. duket sikur gjithcka eshte rreth vicioz nga i cili sdime/smundemi te dalim..

Persh Anabel! Mar shkas nga tema e sotme,per te rrefyer dhe une historine time.. Jam 22 vjece,nene e nje vajze te mrekullushme 2vjecare.. Problemi im eshte burri! Ne moshen 18 vjece pikerisht kur mbarova te mesmen dhe kisha aplikuar per te larten na vjen shkesi tek shtepia per te kerkuar nuse por kushti vetem ishte qe goca mos te filloje shkollen e larte..ne fillim nuk pranova,po prinderit e kishin me qejf dhe desha sdesha u fejova.. Pasi jetonim ne periferi dhe tirana na u duk vendi ideal per tu fejuar! Djali qe mora ishte 25 vjece,por ama sillej sikur te ishte 15.. Ne fillim te fejeses u soll mire,taman djale per shtepi.. Nje jave qe rrija une nga burri ky rrinte ne shtepi,ate jave qe ikja une tek mami,i fejuari gjithe naten jashte! Kishte dicka te pakten qe kurdo te shkonte ne shtepi do me informonte mua qe po shkonte,( ishte nen efektin e pijes) pastaj kur i thoja te ndermen qe ke qen jashte qe ne 5 te mengjesit,qeshte e thoshte ja fut kot ti.. Gjithmone i kalonte gjerat me te qeshur,po per mua ai ka qene viti me i tmerrshem i jetes sime,pasi fillova te behesha njeri me fiksime: ku shkoj,ku eshte,ca po ben?? Keto gjera me vrisnin shume perbrenda! Mbas 9 muajsh fejese do martoheshim,tani mendova qe do shpetoja nga ankthi pasi ai kurre nuk dilte kur isha une ne shtepi! U martuam,pas shume lutjesh nga ana ime qe te kthej te behet njeri si gjithe te tjeret, nuk doli me! Ishin shume te rradha ato raste qe dilte naten,por kthehej shpejt! Lindi dhe goca,e deri diku sikur e gjeta ate qetesine familjare! Rrinim bashke,lozte shume me gocen,me ndihmonte kur beja punet.. Por u be nja 6 muaj qe ka ardh bomba prap ne shtepi,ngeli pa pune.. Dhe ka gjetur ngushellim tek alkoli.. Vertete jemi keq nga ana ekonomike,por ky po na fundos fare..ka arrit qe te vej dore dhe mbi mua ne sy te goces,dhe ajo qe tmerrohet kur shikon te tilla skema.. Nuk di cte bej me,e kam jeten para ama me duket sikur jeta ka mar fund! Eshte budalliku me i madh te qash hallet ketu,pasi gjithsecili flet si ti vij,po sdim ku te meshtetemi me! Me ka kapur nje pesimizem i madh saqe sdi cte them,nganjehere i gjuaj dhe vajzes kot,pastaj e mar e puth e qaj me te ne preher..

Mirmbrema Anabel. Uroj qe kete here letra ime te publikohet Alkooli eshte kthyer ne makth per shume familje shqiptare sot dhe ky fenomen po kthehet ne nj plage per shoqerine tone. Dhume,Vrasje,Divorce,Shkaterrime ehhh sa fjale te zeza te vijne ndermend kur prek kete tem.Por ... une mendoj te shohim pak nje te mesme te arte. Ju gra,vajza,djem qe jetoni ne shtepi me nje kryefamiljar te alkoolizuar mos mendoni turpin qe ju kanoset kur ai pije,pyeteni njer veten pse? Askush nuk pij kot.Ska burre qe do te katandiset si barbon rrugesh e te ulet ne 0 para familjes(gje qe alkooli ja ben). Jan shkaqet ekonomike? Eshte nje fatkeqesi? Ju duket vetja te pafuqishm x ta kthyer nj te alkoolizuar ne normal? Ahsa rend gaboni ah. Atij/Asaj ne momente krize kur ka gjetur ngushellim te alkooli,nuk i duhet moral,por NGROHTESI. Nuk i duhet vetmi por Dashuri. Nuk i duhet braktisje por SHOQERI. Nuk i duhen mallkime por DURIM. E do thoni ju lexues kjo po na jep leksione kush i heq n kurriz e di.Jo,nuk bj leksione.Me besoni,kjo funksionon.Durimi eshte i hidhur po ka fryte te embla. Nese ti divorcohesh nga burri yt i alkoolizuar ta dish rendomt do thon ishte gruaja e nje pijaneci ama nese ti e kthen ate ne normalitet me krenari do degjosh Zonje grua eshte e kthehu ne njeri. Ti vajze/djale i dashure edhe nese e braktis nenen/baban/motren/vllan vetem se eshte i alkoolizuar,thjesht do vuash sepse asgje nuk e zhben dot faktin qe keni nje gjak. Fjalet Dashuri dhe Ngrohtesi jane ilaci magjim qe shpeton nga "vdekja pafund" nje te alkoolizuar.Mos u kurseni dhe mbi te gjitha mos u Dorezoni ne vecanti ju,Femra.

Babi im pi alkool gjith diten,dehet aq shum sa s'ka ..... Prandaj per kete arsye babi im dhunon mamin , esht sikur je ne boten e ferrit , un mundohem ti ndaj por babai me gjuan dhe mua. Ka ndodhur dhe per ditelindjen time , ne sy te shoqeve me dhunoi mua dhe mamin tim. Kshu ka qen gjithmon kjo pune edhe para 2 oresh ndodhi e njejta gje , babai im nuk e kontrrollon dot veten mami im do te divorcohet se shpejti, por s'do te ndryshoje asgje! Perseri vuajtje qe nuk do ta kem kurre ate babain e dashur pervecse vetem nje alkoolisti ...... Aila M.

Pershendetje Anabel,  Tema e sotme me prek shume dhe do te doja ta ndaja me ju per te sensibilizuar ata qe jane ne kohe. Historia qe do ju tregoj eshte e nje te afermi te mi. Ai e komsumonte alkolin ne masa te kontrollueshme si gjithe te rinjte fillimisht. Dhe me pas pas nje divorci e nisi me teper. Pinte shume si per te mbytur ato hallet e perditshmerise. Ne fillim e mendonim si dicka kalimtare.Derisa filloi te begej vertete serioze. Ai pesoi nje shnderrimNe personalitet dhe karakter. U be me afresiv i dhunshem. Ndrshoi vertete shume dhe fizikisht duke qene se nuk ushqehej dhe vetem pinte. Menduam se ishte koha t futej ne nje qender rehabilitimi sepse shendeti i tij sdo ta perballonte per shume gjate. Dhe pasi doli nga qendra dukej se gjithcka mori nje kthese pozitive. Por jo , nuk kaloi shume kohe dhe ai filloi perseri alkolin. Ne fillim ne masa t vogla por me pas te konsiderueshme. Trupi i tij nuk e perballonte dot dhe binte ne peshe dita dites. Derisa nje dite doli dhe nuk u kthye me. Nuk ishte tipike e tij te vonohej gjithmone kthehej heret n shtepi. Ate dite nuk u kthye... Ka qen nata me e gjate e jetes sime, ajo nate ne pritje dhe kerkim. Ne mengjes na telefonuan qe kishin gjetur trupin, por t pajete... Megjithese kan kaluar 8 vite dhe jetojme jashte , dhimbja per ne vazhdon te jete e njejte si ate nate... Mos shkaterroni jeten tuaj dhe te familjareve, vleresojeni dhuraten qe ju eshte dhene, JETEN!

Prsh anabel!jam nje vajze 28 vjece beqare qe kam vuajtur sh ne jet nga probleme me familjen.babai im eshte nje njeri problematik i alkolizuar dhe nga sherret ne familje une kalova nuk e di nese mund ta them ne strese,dhe problemi qe kam nga streset eshte sh i dallueshem sa kam frik te ze te dashur se kam frik se mos me lendon dhe me ofendon.raste kam pasur plot po nuk dua te pranoj pa qene vet e bindur.nuk di cfare do behet me jeten time.dhe ju lutem mos u tallni me historin time se vet e dij sesa e vuaj