Bëhuni gati për një muaj shumë shoqëror. Eklipset janë kthyer dhe përgjithësisht do t'ju sjellin ndryshime. Eklipsi i parë i Hënës së plotë në Luan do të vihet re ndjeshëm në muajin shkurt. Mendja do t’ju qëndrojë tek një mik, tek një ngjarje e paharrueshme ose evente të ngjashme me shumë njerëz, ku do të vazhdoni të merrni pjesë momentalisht.
Një eklips sjell zakonisht ngjarje historike, kështu që shanset janë që do të ketë diçka fantastike, efektet e së cilës do t’i ndjeni me patjetër.
6 shkurti do të jetë një ditë e rëndësishme, me Venusin në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë ku do të vendoset në kontakt me Uranin impulsiv dhe befasues. Kur udhëheqësi juaj, Venusi, përfshihet në këto çështje, ju do të jeni me energji dhe do të dukeni shumë tërheqës. Do t’i tërhiqni të tjerët si me magnet.
Edhe pse është e vështirë për ta besuar, por një moment i madh pritet të ndodhë këtë muaj në lidhje me romancën. Fiksoni rripin e sigurimit Peshore e dashur: 15 shkurt. Ngjarja tjetër e madhe për shenjën tuaj do të jetë Eklispi diellor i Hënës së re tek Ujori më 15 shkurt. Kjo mund të jetë dita më e rëndësishme e vitit për ju, pasi do e ndriçojë mjaftueshëm shtëpinë tuaj të dashurisë. Do të jetë Hëna e re e vitit 2018 që do t’ju sjellë një mundësi kaq romantike. Për më tepër, Hëna e re është gjithashtu një Eklips diellor dhe do të ketë forcën e tre Hënave të reja në një të vetme.
Vëmendje beqarët ose çiftet që duan një fëmijë pasi do të keni supriza nga Urani! Nëse je beqar, bëni një përpjekje për të qarkulluar në vende të reja ose bisedoni me miqtë që t’ju prezantojnë me njerëz që njohin. Për personat që janë në një lidhje, planifikoni diçka edhe pas Shën Valentinit, 15-19 shkurt.
Nëse po e mendoni seriozisht martesën, nuk e dihet sepse kjo fundjavë mund t’ju sjellë diçka prej diamandi në një kuti të vogël.
Ideja për të marrë një udhëtim të shkurtër do të përkrahet nga Marsi në Shigjetar dhe 3-5 shkurti është koha ideale. Yjet do të qëndrojnë ndezur vetëm për ju, të dashur Peshore.
Nga fundi i muajit do të jeni pak të lodhur nga gjithë aktivitetet, ndaj planifikoni të tërhiqeni paksa dhe të merreni me veten. Qëndroni në shtrat dhe lexoni, shikoni tv ose bëni gjëra që ju tërheqin. Pse jo, rezervoni një trajtim fytyre ose trajtime të tjera si masazhe psh, sepse do të keni nevojë.
Kjo do të jetë një pikë kritike në 2018-n për ju. Hëna e plotë e 31 janarit do t’ju lerë kohë të mendoheni më shumë për karrierën tuaj. Nëse gjërat nuk kanë shkuar mirë, mund të tundoheni për të lënë punën, por nëse keni qenë në ditët tuaja të mira mund të ngriheni në detyrë ose të merrni ndonjë ofertë nga konkurrentët. Urani do të jetë miqësor, kështu qe lajmet që kanë të bëjnë me karrierën do t’ju gëzojnë.
Do të keni shumë kohë të analizoni karrierën në momentin që do të doni të përfitoni nga situatat e papritura dhe mundësitë e ndryshme që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen. Kjo do të ndodhë me shumë mundësi nga Hëna e re në Ujor, në 15 shkurt. Nëse keni ndërmend të zhvendoseni apo të rregulloni gjërat që prekin familjen, sigurohuni që çdo gjë të shkojë në vendin e duhur.
Çfarë muaji! Surprizat do të jenë kudo në jetën tuaj dhe gjasat janë që ju të gëzoheni shumë për gjërat që do të vijnë.
Ju jeni një shenjë e qëndruashme, kështu që do të doni më shumë mundësi që të mos keni shumë ndryshime, por kjo përqasje do të ketë më shumë shanse të ndodhë në një kohë eklipsi të tillë. Pyetja është, çfarë do të doni të krijoni për shtëpinë tuaj ideale? Nëse ju pëlqen vendi ku jetoni, do të mendoni mënyra të ndryshme për të bërë ndryshime në stil. Një ekslips polar sjell mundësi të reja, kështu që është koha idele për ndryshime: një zhvendosje, rinovim apo përmirësim është në tavolinë, vetëm nëse ju doni të përfitoni.
Marsi do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave deri në 17 mars, kështu me shumë mundësi do të shpenzoni një dorë të mirë me para në shkurt dhe në një pjesë të marsit. Duket sikur ju do të doni të bëni ndryshime në jetesën tuaj, që kërkon një mal me para, por ekziston mundësia që të keni kursyer për këtë.
Gjithashtu këtë muaj, Venusi do të zhvendoset në vendin më të mirë të dashurisë dhe bukurisë, i cili do t’ju ndihmojë për të tërhequr dashurinë. Ju jeni një shenjë uji, kështu që mund të thithni shumë lehtësisht cilësitë pasionante dhe romantike të Venusit. Duke qenë se ky është viti juaj i Smeraldit, me Jupiterin gjithë fat në Akrep, një ngjarje që ndodh një herë në 12 vjet, do të ktheni shumë koka rreth jush.
Blini rroba të reja për garderobën tuaj sepse do të jeni shumë kohë jashtë shtëpisë këtë muaj dhe shumicën e kohës në mars. Nëse nuk do të mund të gjeni dashurinë me këto aspekte verbuese, Zoti na ndihmoftë ne të tjerëve!
Në 21 shkurt, Venusi do të bëhet bashkë me Neptunin, një nga kontaktet më fantastike. Kjo mund të ndodhë gjatë një dite jave, me shumë mundësi e mërkurë, por bejeni një mbrëmje për t’u mbajtur mend gjatë: qirinj, pëshpërima dhe shumë parfum.
Do të ndodhin shumë gjëra për ju sepse në fund të muajit do të shkoni në një nga eventet më speciale të vitit, diku rreth 28 shkurtit deri në 4 mars. Do të keni një muaj të mbushur me aktivitete, të cilat mezi po i prisni.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.