Rihanna ëshë person non grata në Senegal prej lobimit të një grupi organizatash fetare të cilat e akuzuan këngëtaren se promovon homoseksualitet dhe është e përfshirë me Illuminati-n.
Rihanna ishte skeduluar të ndiqte një konferencë për edukimin në shtetin afrikan përkrah presidentit francez, Emmanuel Macron. Por, një grupim prej 30 shoqatash islamike i thanë jo Illuminati-t dhe homoseksualitetit.
“Rihanna nuk e fsheh; ajo është pjesë e Illuminatit-t,” thotë zëdhënësi i grupimit, i cili mesa duket ka lexuar shumë teori konspiracioni në internet.
Madje, e çuan një nivel më tej dhe thanë se Rihanna do të vinte në Senegal për të ndjekur konferencën e Masonëve të Lirë, e cila do të mbahej në të njëjtën datë dhe orë me konferencën e edukimit. Për fat të mirë ose të keq, konferenca e masonëve u anullua.
S’e dimë akoma në Rihanna do të ndjekë konferencën apo ç’mendon Illuminati për këtë incident.
Burimi: The Guardian