Metropolitan

Çfarë ndodh kur një njeri i keq përfundon gabimisht në parajsë?

Çfarë ndodh kur një njeri i keq përfundon gabimisht

“Ti, Eleanor Shellstrop, ke vdekur. Jeta jote në Tokë ka përfunduar dhe tani je në fazën tjetër të ekzistencës tënde në univers. Por mos u shqetëso. Je në Vendin e Mirë.”

Kështu nis episodi i parë i “The Good Place”. Eleanor, një grua e re, e gjen veten në jetën e përtejme duke marrë shpjegime nga një qenie e mbinatyrshme. Rrjedhimisht, kupton që është në parajsë... Gabimisht.

Eleanor ishte një njeri i tmerrshëm në Tokë. Egoiste, e vetëqendërzuar, e ligë, e pasjellshme, gënjeshtare e mashtruese. Ajo vdiq në të njëjtin moment me një tjetër Eleanor, një avokatet të të drejtave të njeriut, dhe sistemi i ngatërroi. Eleanor e ligë është në Vendin e Mirë, ndërsa e mira, në Vendin e Keq.

Çfarë ndodh kur një njeri i keq përfundon gabimisht

Në Vendin e Mirë (kështu quhet parajsa), Eleanor ka shtëpinë e ëndrrave të saj, në një qytezë utopike me fqinjët më impresionues. Ka një shpirt binjak, të quajtur Chidi, i cili në Tokë shërbente si profesor etike dhe filozofie. Eleanor i rrëfehet Chidi-t, i thotë se është gabimisht në Vendin e Mirë dhe se ka nevojë për ndihmën e tij.

Këtu hyn në lojë gjithë premisa e fabulës. Eleanor do që të bëhet njeri i mirë, që ta meritojë vendin e saj në parajsë dhe Chidi i jep leksione të përditshme filozofie. Lind pyetja: Ç’do të thotë të jesh i mirë? Përgjigjen dhe konfuzionin pas saj e gjeni në serial, shoqëruar me një ndryshim fantastik dhe surprizues të rrjedhës së ngjarjeve.

Edhe pse është një sitcom, mesazhi përcillet qartë e me nuancë. Personazhet zhvillohen gradualisht, ndërsa koncepti s’ndihet aspak i komplikuar, edhe pse është. Pas 24 episodesh, di më shumë për filozofinë dhe jetën nga ç’kam mësuar në shkollë a duke dëgjuar podcastin “Philosophize this!”

Çfarë ndodh kur një njeri i keq përfundon gabimisht

“The Good Place” është i lehtë, argëtues,  e në të njëjtën kohë i rëndë, e i ngarkuar. Mu deshën dy ditë për të parë çdo episod dhe u pendova. Duhet ta kisha shijuar më ngadalë. Ka ose jo jetë të përtejme, të gjithëve në vlen të mësojmë sot si të jemi njerëz të mirë.

“The Good Place” e gjeni në Netflix. Vlerësime të tjera:

Rotten Tomatoes: 95%
Metacritic: 78%
Tv.com: 8.5/10

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson