Health

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se një herë në muaj!

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se

Duam s’duam, një herë në muaj të gjitha duhet të mësohemi me dhimbjet e barkut, nervat e tendosura dhe gjithçka tjetër që vjen bashkë me periodat.

Por 2 ose më shumë herë?  Shpesh vajzat ankohen se cikli i tyre nuk është i rregullt dhe menstruacionet i vijnë më shumë se një herë në 21 ditë. Diçka e tillë nuk është krejtësisht normale dhe sigurisht kjo nuk ndodh pa arsye. Mesatarisht, cikli duhet të ndodhë 1 herë në 21 apo 35 ditë dhe mund të zgjasë nga 2 deri në 7 ditë. Por nëse muajt e fundit keni vënë re periodat rikthehen, hidhini një sy arsyeve të mëposhtëme.

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se

1. Keni harruar të merrni kontraceptivët.

Nëse jeni duke përdorur kontraceptivë dhe harroni ti pini, gjakderdhja do të jetë e pashmangshme. Kjo ndodh sepse tërheqja e hormoneve është e papritur për trupin tuaj. Gjithsesi, një hemoragji e tillë nuk është shqetësuese. Nëse nisni t’i pini sërish, gjakderdhja do të ndalojë.

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se

2. Urime, mund të jeni shtatzënë.

E dimë, e dimë. Alarmi i kuq ndizet kur periodat nuk vijnë, por besojeni ose jo, në disa gra dhe vajza ndodh e kundërta. Periodat ç’rregullohen dhe vijnë më shumë se një herë kur ata janë shtatzënë. Kjo mund të ndodhë zakonisht rreth 3 muajëve të parë. Mos rrini me dyshime, zbulojeni me një test të thjesht shtatzënie.

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se

3. Mund të keni infeksion vaginal

Infeksionet vaginale apo ato të qafës së mitrës janë bezdisësë për një sërë arsyesh dhe ardhja e perioda më shumë se një herë në muaj është një prej tyre. Bakteret vaginale mund të shkaktojnë gjakderdhje të ç’rregullt.

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se

4. Mund të keni probleme me gjendrat e tiroideve.

Nëse ç’rregullimi i ciklit vazhdon për një kohë të gjatë, bëni një analizë të thjesht gjaku për të përjashtuar problemet me tiroidet.

Më në fund: 5 arsyet pse ju vijnë periodat më shumë se

5.  Mund të keni kiste

8 deri në 20% e vajzave në botë vuajnë nga sindroma e vezores polikistike, të cilat shpesh herë shkaktojnë çrregullime të ciklit menstrual.  Nëse periodat nuk vijnë për një kohë të gjatë, apo gjakderdhja shtohet papritur mund të keni probleme me kistet.

Burimi: Women’s Health

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb