Shkencë

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon fotot surreale

23 Janar 2018

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon

Qielli në një qytet si Tirana duket si një pëlhurë blu, dekoruar me drita industriale. Tek-tuk ndonjë grimcë ylli pranë hënës. Fajin e kemi vetë, me ndriçimin urban që nuk i lë vend yjeve të shkëlqejnë.

Fatmirësisht, Juno, anija kozmike e NASA-s, përfundoi orbitën e dhjetë rrotull Jupiterit dhe siguroi disa foto magjepsëse të hapësirës. Juno udhëton me një shpejtësi prej 160 mijë kilometrash për orë dhe ia doli të sjellë këto imazhe me cilësi të lartë.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
Poli jugor i Jupiterit

Ky është poli jugor i Jupiterit. Ciklonet dhe stuhitë që shihni në foto janë theksuar qëllimisht me ngjyra të rreme, thjesht për të qenë të dukshme. Ngjajnë si dekor i këndshëm, por këto stuhi janë më të mëdha se kontinente të tëra në tokë.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
Titani

Ndërsa këtu shfaqet hëna më e madhe e Saturnit, Titani. Një shtrat i ngrohtë lumenjsh dhe liqenesh, po jo si këta që kemi në tokë. Titani është i mbuluar me metan, etan dhe nitrogjen. Në foto është liqeni më i madh i Titanit, Ligeia Mare.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
Poli verior i Jupiterit

Pak rreshta më lart ishim në polin jugor të Jupiterit, ndërsa tani po fluturojmë në atë verior. Këtu, shiritat famshme të Jupiterit janë tërësisht të dukshëm. Teksturat në sipërfaqje janë në fakt stuhi të fuqishme disa kilometra nën atmosferë. Fotoja është bërë më 16 dhjetor.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
Abell 1785

Imazhi me çikërrima të ndritshme është në fakt grumbullimi i galaksive Abell 1785. U zbulua në 1985-n dhe dikur mendohej se ishte një grumbullim i vetëm. 40 vite më vonë, shkencëtarët kuptuan se janë dy grumbullime galaksish pranë njëra-tjetrës.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
NGC 3201

Mirëseerdhët në grumbullimin e yjeve sferikë NGC 3201. Nga këtu, grumbullimi ngjan si një yll i vetëm (pika e bardhë në qendër). Fotoja është shkrepur nga The European Southern Obserbatory në ndihmë të astronomëve që studiojnë yjet. Le të afrohemi pak.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
NGC 3201 nga afër

Tani mund ta shohim më mirë. Pas zmadhimit të figurës mund të shohim më qartë miliona yje të vegjël. Grumbullime të tilla përmbajnë ndoshta yjet më të vjetër në univers. Ky grumbullim në foto është 16,000 vite dritë larg nga toka dhe është 254,000 herë më i madh se dielli.

Mos ëndërroni për yjet, por shihini nga afër: NASA publikon
NGC 3201 fotografuar nga Hubble Telescope

Të njëjtin grumbullim yjesh e fotografoi edhe teleskopi Hubble dhe duket sikur jemi në brendësi, mes yjesh. Mund të dallojmë ngjyra si blu, portokalli dhe e bardhë. Këtë javë, shkencëtarët zbuluan se në brendësi të NGC 3201 gjendet një vrimë e zezë, e parë e llojit të saj.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI