
Zaimina është në pritjen e ëmbël dhe momentet nga festa e mirëseardhjes së bebushit të saj, i ndau me ndjekësit në Instagram disa kohë më parë.

Pas shumë vitesh bashkë, do të ishte ndarja dhe më pas ribashkimi që do e shtynte çiftin drejt hapit të madh. Prej kohësh, flitej se biznesmeni Klodian Asllani dhe Vasjari ishin në një lidhje të gjatë.

Sot, për herë të parë publikisht, dyshja shfaqet bashkë. Ata së shpejti do të bëhen prindër të bebushit, Khloe.

"Mamushi dhe babushi", shkruan këngëtarja në foto dhe duken shumë të lumtur teksa përqafojnë barkun e rrumbullakosur të saj.