Ok, e kuptojmë që sa ka hyrë janari gjëja e parë që i premtuat vetes ishte një abonim në palestër dhe një regjim strikt ushqimor si kurrë më parë.
E dimë edhe që si shumica e frymorëve të tjerë, përtuat dhe nuk shkuat kurrë duke nxjerrë justifikime që as vetë s’i besoni. Jetoni çdo ditë me ndjenjën e fajit dhe diçka brenda jush ju thotë të ushtroheni. Epo, mund ta bëni dhe pse jo domosdoshmërisht në palestër.
Kush vërtetë do, mund të bëj një super aktivitet fizik edhe në kushte shtëpie. E ndërsa ne mund t’ju orientojmë duke ju treguar gjithçka mund të bëni në kushte shtëpie.
1. Nëse e keni vendosur se është dita për tu marrë seriozisht me këmbët, këto ushtrime janë ato që ju duhen. Ndonëse ato 5 minuta mund të duken më të lodhshmet dhe më të shpejtat në botë, do të ndiheni të lehtësuar dhe gjithë energji pëe të vazhduar ditën.
2. Për rezultate më të mira, sigurisht duhet më shumë kohë. Nëse ndiqni me kujdes këshillat dhe instruksionet e trajnerit, kjo rutinë ushtrimesh do t’ju ndihmojë në forcimin e muskujve dhe posturës suaj.
3. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni asnjë vegël nga ato të palestrës në shtëpi. Këto ushtrime mund t’i bëni për 20 minuta kudo dhe kurdo ta shihni të arsyeshme.
4. Nëse objektivi i radhës janë krahë me muskuj dhe të tonifikuar, këto ushtrime 6-minutëshe do t’ju ndihmojnë shumë.
5. Në videon e fundit ushtrimet janë kryesisht për ata të cilët kanë një kohë të gjatë që e kanë lënë pas dore aktivitetin fizik. Merreni lehtë dhe mos u stresoni!
Burimi: Women’s Health