TV Mania

Ka vetëm një arsye pse Soni Malaj do rikthehej sërish me Flori Mumajesin

14 Janar 2018

Ka vetëm një arsye pse Soni Malaj do rikthehej sërish me Flori

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi ishin çifti i preferuar i shqiptarëve 10 vite më parë kur na servirën këngën më të ndjerë të dashurisë ‘Fluturimi 3470’ apo kur deklaronin se të dy mund të jetonin edhe në kasolle, vetëm të ishin bashkë. Kohë të bukura ato por gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam dhe s’mund t’i mbajmë me zor dy njerëz vetëm sepse duken bukur bashkë apo jo?

Në një intervistë për Mirage në maj të vitit të kaluar, Soni tregoi se nuk mban më asnjë mëri ndaj Florit, madje e cilësoi dhe si kantautor shumë të suksesshëm. Ndaj do ta konsideronte rikthimin me të në një bashkëpunim muzikor. Diçka të tillë këngëtarja e ka pranuar gjatë një sfide me pyetje-përgjigje të sinqerta në ‘Shiko kush Luan’, nuk zgjodhi të anashkalonte përgjigjen me një gotë alkool, por tha atë që ndjente.

Ka vetëm një arsye pse Soni Malaj do rikthehej sërish me Flori

“Me Florin kam patur miqësi edhe para se të ishim lidhur. Kemi qenë miq për shumë vite,” tregoi Malaj. “Gëzojmë respekt për njëri tjetrin, s’ka asnjë arsye madhore, do të riktheheshim për një bashkëpunim muzikor kurdoqoftë. Për një mision humanitar, apo nëse do ta kërkonin fansat.”

Dhe me siguri që fansat do ta donin një bashkëpunim tjetër, ose të paktën një rikthim në skenë me ‘Fluturimin’ e famshëm.

Dy artistët e kanë kaluar totalisht fazën e ndarjes. Soni ka një vajzë dhe është e fejuar me Klevin, me të cilin ka dalë dhe publikisht dhe e ka vlerësuar përpara kamerave, ndërsa Florit nuk i dihet asgjë prej kohësh. Thuhet se është në një lidhje me moderatoren kosovare Liberta Spahiu, pastaj del Arilena Ara dhe thotë ‘as po as jo’ pyetur nëse janë të lidhur bashkë dhe ne s’dimë ç’të mendojmë.

Ka vetëm një arsye pse Soni Malaj do rikthehej sërish me Flori

Ka vetëm një arsye pse Soni Malaj do rikthehej sërish me Flori