Shqipëria

Studentët shqiptarë i përkushtohen kauzës: Tjetër protestë për universitetin

11 Janar 2018

Studentët shqiptarë i përkushtohen kauzës: Tjetër

Më shumë se një muaj nga protesta e fundit, lëvizja “Për Universitetin” organizoi një tjetër. Me anë të një postimi në faqen e tyre të Facebook, aktivistët lajmëruan studentë dhe mbështetës së kauzës të mblidhen sot, në orën 11:00, për një marshim nga godina e Universitetit Politeknik, drejt Kryeministrisë.

Por ç’kërkon kjo lëvizje studentore?

Si fillim, kërkojnë përgjysmimin e tarifave studimore në të gjitha nivelet dhe degët e studimeve, për “heqjen e diskriminimit ekonomik”. Kërkojnë eleminimin e pagesave ndaj institucioneve private për çertifikimin e gjuhës së huaj. Kërkojnë heqjen e pagesave të dyfishta për kreditet e provimeve të mbartura (nëse një student rifutet në një provim të mbartur nga vitet e mëparshme duhet të paguajë një tarifë fikse për çdo kredit që ka lënda në fjalë).

Studentët shqiptarë i përkushtohen kauzës: Tjetër

Një tjetër motivacion i kësaj proteste është qëndrimi në godinën e tij historike Fakulteti i Gjeologji Minierave.

Po në Facebook, lëvizja postoi një tabelë që shfaqte rritjet e tarifave të studimit ndër vite dhe argumenton se “që prej fillimvitit 2015, kur Lëvizja për Universitetin u fuqizua mjaftueshëm për të kundërshtuar reformën klienteliste në arsimin e lartë, qeveria nuk ka guxuar t’i rrisë më tarifat e studimeve në universitetet publike”.

Studentët shqiptarë i përkushtohen kauzës: Tjetër

Pas marshimit, studentë aktivistë dhe mbështetës së lëvizjes mblodhën firma për të plotësuar për t’i dhënë jetë tre kërkesave me karakter ekonomik. Pra përgjysmimit të tarifave studimore kudo; heqja e pagesave për çertifikimin e gjuhës së huaj; heqja e pagesës në bazë kreditesh për provimet e mbartura.

Studentët shqiptarë i përkushtohen kauzës: Tjetër