Për kë po flasim? Për flokët e Trump-it. Duhet t’i keni parë, meqë ju bombardojmë me lajme për të 20 herë në ditë.
Ngjajnë sikur ç’është fshirë nga dyshemeja e një parukerie është ngjitur pa kujdes në një kapak tenxhereje. Kanë ngjyrën e urinës së gamiles. Të paktën kështu thonë.
Pse po flasim për flokët e Trump-it dhe njëherë? Epo, ngaqë duken ashtu si duken, njerëzit duan të dinë si e arrin Trump look-un e tij tipik dhe kjo është zbuluar më në fund.
Dhe ku kështu? Në librin e publikuar dje, “Fire and Fury: Inside Trump’s White House” të Michael Wolff. Kur autori vinte vërdallë shtëpisë së bardhë, e bija, Ivanka e tallte vazhdimisht tek të tjerët të atin për flokët. Dhe kështu e mori vesh Wolff, rrjedhimisht dhe ne.
Po hë, si e arrin Trump look-un e tij tipik? Si fillim, kini parasysh që Trump është komplet qeros në çaçkë. Së dyti, kini parasysh që Trump i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike.
Trump?! Ndërhyrje estetike?! Nuk është ashtu si mendoni. Kirurgët i kanë prerë pjesën e skalpit ku s’kishte flokë dhe pjesën që kishte flokë, e kanë tërhequr dhe shtriqur që të mbulojë gjithë kokën.
E tmerrshme! Ashtu është. Kushton shumë, zë kore gjithandej dhe nuk funksionon gjithmonë. Dhe kjo s’është e gjitha. Sipas librit, Trump i merr flokët nga balli, nga anët dhe i kreh për lart që t’i mbulojnë çaçkën. Për t’i mbajtur në vend, presidenti përdor sasi të bollshme llaku.
Uau. Jo, prisni. Përveç këtyre, Trump gjithashtu kurohet me finasteride, një medikament që parandalon rënien e mëtejshme të flokëve dhe ka efekte të rënda anësore fizike, psikologjike dhe ejakulatore.
Po ajo ngjyra e urryeshme? Trump përdor një bojë për burra, sipër librit, të quajtur Just for Men. Sa më gjatë të lihet në flokë, aq më shumë e errëson flokun.
Por floku i Trump-it s’është i errët? E dimë. Mesaduket, Trump s’ka durim të presë dhe e mban bojën në flokë më pak se ç’duhet. Prandaj përfundon me një krifë të verdhë në portokalli.
Burimi: The Guardian