Janari për ju do të jetë shumë, shumë i zënë. Viti do të nisë me një hënë të plotë në shtëpinë tuaj të karrierës dhe arritjeve profesionale. Ka mundësi të nisni punë në një pozicion të ri ose të përfundoni një projekt të ri për të cilin jeni shumë krenarë. Marsi do të sjellë zhvillime të reja dhe emocionuese dhe publicitet pozitiv. Keni plot arsye për t’u gëzuar.
Një ditë e shkëlqyeshme për financat tuaja do të jetë 6 janari. Marsi dhe Jupiteri do të takohen në shtëpinë tuaj të dytë të ardhurave dhe do të sjellin mjaftueshëm para për të gjitha projektet dhe ndryshimet që keni ndërmend. Merreni seriozisht, një mundësi e tillë do të vijë sërish më 2053-shin.
Mund t’ju duhet të shpenzoni një hsumë të konsiderueshme parash nëse do të ndryshoni vendin ku jetoni. Familja juaj do të ketë nevojë për ju nga mesi deri në fund të muaji dhe do të gjendeni të dyjëzuar mes shpërnguljes dhe familjes.
Mund të jeni duke shitur, blerë, dhënë me qira, riparuar apo ridekoruar. Mund të jeni duke instaluar një kuzhinë të re apo duke riblerë gjithë pajisjet shtëpiake. Nuk ka dyshim që qendra e vëmendjes suaj janë familja dhe shtëpia.
Urani mund të sjellë vështirësi në lidhje me bashkëshortin, të fejuarin apo partnerin tuaj dhe nuk do ta prisni. Të themi që do të jeni të zënë, është pak. Kushdo që do t’ju shkaktojë probleme, s’do të tërhiqet kollaj nga kërkesat e veta. Nuk është momenti t’i ndryshoni mendjen kujt apo të rinegocioni.
Në vend që të mendoni për shtëpinë tuaj apo pronat, do të ndihmoni një pjesëtar të familjes suaj dhe partneri juaj nuk do të bjerë dakort me këtë. Po flasim për një hënë të re, kini parasysh se ndryshimet e rëndësishme nuk bëhen brenda natës, opinionet duan kohë të ndryshohen. Jini optimistë, por edhe realistë. Merrni frymë thellë. Instiktet do t’ju çojnë në rrugën e duhur.
Nëse nuk jeni të martuar apo në një lidhje serioze, ose s’keni një partner ose familjar që s’ka nevojë për vëmendjen tuaj, atëherë mund të jetë një partner biznesi që ka nevojë për ju. Mund t’ju duhet të lëvizni në një zyrë të re ose të gjeni një mënyrë për t’i rezistuar sulmit të një konkurrenti.
Gjërat do të përmirësohen në fund të muajit falë eklipsit hënor në shenjën e Luanit. Hëna e plotë do t’ju sjellë lajme të mirë në lidhje me një mik tuajin që është larguar nga jeta juaj kohë më parë. Mund të lumturoheni për mikun tuaj, e të ndiheni sentimentalë në lidhje me situatën. Ka mundësi të dhuroni një shumë për bamirësi ose të organizoni një event për ta. Do të jetë një përvojë e lumtur.
Eklipsi do të sjellë sërish në diskutim një çështje e cila u hap në gusht të vitit të shkuar ose në shkurt. Fundi i muajit do të jetë shoqëror e ndoshta romantik. Dashuria është në ajër e dashur Peshore.
Jeni të mbushur me dëshirë për të udhëtuar, tani që festat mbaruan, kështu që hapni krahët dhe zgjeroni horizontin. Mund të sapo jeni kthyer nga një vend i mrekullueshëm dhe jeni gati të niseni sërish për një tjetër destinacion poetik, diku tek katër ditët e para të hënës së rë më një janar.
Jeta do të jetë si poezi javën e parë të janarit, pasi Marsi do të bashkohet me Jupiterin. Do t’ju sjellin mundësi të arta dhe shumë, shumë para.
Me Marsin në shenjën tuaj deri më 26 janar, mund të ktheheni në një lider dhe të tjerët dotë kenë besim në fjalën tuaj e do t’ju ndjekin verbërisht. Përdoreni këtë periudhë të lavdishme me kujdes në avantazhin tuaj.
Më 16 janar, një numër i konsiderueshëm planetesh do të mblidhen në shtpëinë tuaj të të ardhurave. Plot gjashtë, që është numri më i madh i planeteve në të njëjtin vend. Kjo prani në shtpëinë tuaj të të ardhurave do të sjellë një sërë rezultatesh.
Si fillim, mund t’ju duhet të firmosni dokumente të rëndësishme. Nëse firmosni, ekzaminojini me kujdes klauzat pasi kontrata do të jetë shumë afatgjatë. Nuk doni që të lidheni pas një kontrate pa elasticitet, në rast se gjërat nuk funksionojnë vite më vonë.
Ka shumë mundësi t’ju duhet të niseni për rrugë sërish, diku pranë, për punë pune dhe do të jeni shumë të fokusuar në negociimin e një marrëveshjeje. Këndi i ashpër i Uranit indikon që projekti është në drejtimin e gabuar dhe përgjegjësia për ta rregulluar është e juaja. Mund të keni probleme të papritura me stafin dhe do t’ju duhet të gjeni puntorë të kualifikuar me shpejtësi. Kjo është një hënë e re stresante, po keni kaluar situata të tilla më parë dhe jeni vetë natyrë praktike. Me Marsin dhe Jupiterin pranë, do t’ia dilni.
Shtëpia e tretë sundon edhe vëllezërit dhe motrat tuaja. Mund t’ju kontaktojë një prej tyre dhe të kërkojë këshillën tuaj në lidhje më një çështje të sapolindur.
Në fund të muajit, gjithë vëmendja juaj do të zhvendoset tek karriera juaj. Eklipsi i plotë hënor do të ndriçojë shtpëinë tuaj të dhjetë të arritjeve dhe çmimeve. Nëse keni punuar fort për muaj, vite me radhë, është momenti t’u njihet mundi. Jeni në rritje dhe së shpejti të gjithë do ta dinë emrin tuaj.