Pas dy vitesh eksperimentesh dhe guximi me ngjyra flokësh që varijojnë nga neoni i ndezur tek bjondja e artë, këtë vit prisni të shihni më shumë ngjyra platini të akullt, kafe e errët dhe tonalitete më natyrale. Synimi duhet të jetë t’i afroheni sa më shumë të jetë e mundur ngjyrës tuaj natyrale, por edhe mund të eksperimentoni tek-tuk me ngjyrat e guximshme që do prezatojmë më poshtë. Ja ç’të bëni me të hyrë 2018-a!
Kafe çokollatë.
Bjonde platin.
E kuqja e specit të kuq.
Ombré poshtë veshit.
Ngjyrë ndryshku.
Rrënjë e errët dhe fije të kuqe apo gështenjë.
Bjonde e pistë, që përfundon në fije platin apo të arta.
Bjortokall: Ndërthurja ideale mes bjondes dhe portokallisë është alternativa më pikante e flokut rozë.
Verë e nxehtë: Flokët vishnje mund të shkëlqejnë look-un dhe humorin tuaj përgjatë gjithë ditëve të ftohta të dimrit.
Një hibrid i bjondes dhe gështenjës që nuk është aq pikante sa ngjyra e specit të kuq.
Burimi: Glamour