Në gusht dhe në dhjetor, riqarkullon çdo vit tema e rikthimit të virgjërisë. Legjenda është e tillë: Vajzat qepen, që t’u duken të virgjëra të fejuarëve të ardhshëm emigrantë. Emigrantët kthehen në gusht dhe dhjetor, e kërkojnë nuse.
Emisioni “Boom” përdori kamerat e fshehta për të pyetur mjekë në spitalet shtetërore dhe private. Në spitalet shtetërore, siç tha dhe mjekja, “është procedurë që nuk lejohet, por as ndalohet” dhe rruga e vetme për ta marrë si shërbim, është besimi mes pacientit dhe mjekut. Nuk u fol për shifra.
Ndërsa në spitalet private, situata është krejt tjetër. Mjekët janë të hapur ndaj procedurës dhe i përcjellin vajzat me shpjegimet e nevojshme:
“Himeni qepet, momentin ta bëj me skice. Atëherë ky është eruficiumi vaginal, dakort? Gjendja origjinale është himeni këtu. Këtu është uretra ku del urina dhe gjatë kontaktit të parë, kjo zona këtu që është cipë e hollë fare, hapet gjatë penetrimit. Atëherë mundohet të riparohet gjithçka nga mënyra si ka qenë. Kjo do hapet prapë dhe do gjakoset.”
Zgjat 15 minuta nën anestezi normale dhe mjafton të mos kryesh marrëdhënie për një muaj ose dy.
“Kushton nga 300 deri në 1200 euro, varet se [në] çfarë grade është.”