Pak minuta më parë, disa portale publikuan lajmin se Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare në apartamentin e saj në Tiranë.
Nexhmije Hoxha është shëndoshë e mirë, konfirmuar nga burime të Anabel dhe nga vetë Teuta Hoxha, nusja e djalit të saj të madh:
“Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar në spital, madje nuk është as sëmurë," tha ajo për BalkanWeb.