Metropolitan

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë, sa e mori vesh bota!

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Një prej serialeve me më shumë nominime “Golden Globes” është “Feud”.

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Seriali me protagoniste Susan Sarandon dhe Jessica Lange rrëfen atë që mund të quhet sherri më i madh në Hollywood: mes Bette Davis dhe Joan Crawford.

Davis dhe Crawford janë shumë të famshme sepse në vitet ’40 ishin në majat e suksesit Hollywood-ian dhe krahasoheshin vazhdimisht me njëra-tjetrën. Por kur luajtën një film bashkë dhe vetëm Davis u kandidua për Oscar, do të shpërthente një sherr që s’kishte shok.

Por s’qenë të vetmet, jo. Artistët paskan qenë racë e poshtër grindavece, lakmitare dhe ziliqare. Prandaj historia e artit është e mbushur me rivalitete që kanë mbetur në kujtesë.

Paul Gauguin VS Vincent Van Gogh

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Si nisi?

Kur ata u bënë bashkë në 1888-ën, menduan se do të prodhonin perla. Si mund të ndodhte ndryshe, kur mbaheshin si dy prej piktorëve më brilantë të kohës?

Gabim. Pas dy muajve sherr të përditshëm për “pikëpamjet e tyre krejtësisht të ndryshme mbi estetikën”, Gauguin kuptoi se s’mund të bashkëpunonte më me Vincent Van Gogh.

Kulmi i kulmeve?

Kulmi arriti gjatë një sherri, kur siç tregojnë, Van Gogh kërcënoi Gauguin-in me një thikë përpara se të priste veshin e vet, të cilin më pas ia bëri dhuratë një prostitute. Madje ka historianë që shkojnë deri aty sa të thonë se veshin ia preu Gauguin-i.

A pati paqe?

Po, pati. Pavarësisht njohjes jo-paqësore, dy piktorët vazhduan komunikimin me letra dhe skeçe derisa Van Gogh vrau veten, dy vjet më vonë.

Coco Chanel VS Elsa Schiaparelli

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Si nisi?

Ishin dy dizenjatoret e vetme gra në vitet ’30, kështu që Elsa Schiaparelli dhe Coco Chanel ishin të destinuara për të qenë rivale. Më vonë mbesa e Schiaparelli-t, modelja Marisa Berenson, tha për revistën “V” se Coco Chanel ishte “xheloze” për gjyshen e vet.

Kulmi i kulmeve?

Kulmi i sherrit arriti gjatë një balloje, kur sipas ish-redaktores së “Vogue” Bettina Ballard, Coco Chanel “e shtyu padashje” Schiaparelli-n drejt qirinjve dhe atë e zuri flaka.

A bënë paqe?

Jo, s’bëhet fjalë. Por Schiaparelli u detyrua të mbyllte atelien e saj për shkak të falimentimit, çka u duk se e qetësoi goxha Coco Chanel-in.

Joan Crawford VS Bette Davis

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Si nisi?

Sherri më legjendar në Hollywood nisi në 1935-ën kur Joan Crawford, një prej aktoreve më të shquara, u lidh me Franchot Tone, që Bette Davis e kishte fiksim. Më pas, Crawford dhe Tone u martuan. Që nga ai moment, do të niste një betejë mes të dyjave për prestigj, role dhe pa e fshehur aspak largësinë që mbanin ndaj njëra-tjetrës.

Kulmi i kulmeve?

Pavarësisht interpretimeve të shkëlqyera të të dyjave tek filmi “Whatever happened to baby Jane?”, vetëm Davis u nominua për çmimin Oscar të Aktores më të Mirë.

Por Crawford ia gjeti zgjidhjen: mori në telefon gjithë të nominuarat e tjera, duke iu ofruar ta merrte ajo çmimin në emër të tyre dhe të lexonte fjalimin që do t’i jepnin. Fati i saj i mirë: Oscar-in e fitoi aktorja Anne Bancroft e cila nuk ishte dot e pranishme për të tërhequr çmimin, kështu që Joan triumfuese e tërhoqi në vend të saj, duke e lënë Bette-n me zemër të ngrirë në prapaskenë.

A bënë paqe grifshat?

Jo. Por thuhet se me të dëgjuar për vdekjen e Crawford-it, Bette Davis e la një batutë për të mos u harruar:

“Nuk duhet të thuash kurrë gjëra të këqija për një të vdekur, duhet të flasësh vetëm gjëra shumë të mira. Joan Crawford vdiq. Shumë mirë!”

Michael Jackson VS Prince

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Si nisi?

Në 1982-shin, Michael Jackson dhe Prince u përballën kokë më kokë pasi publikuan në të njëjtën kohë albumet e tyre: “1999”- Prince dhe “Thriller”- Michael Jackson. Që atëherë, “Mbreti i pop-it” dhe “Princi lejla” ishin në sfidë të hapur për primatin në industrinë e muzikës, duke qenë kundërshtarë në skenë dhe jashtë saj. Jackson siç dihet kishte një bazë tejet të gjerë fansash kurse Prince mbahej si më pak komercial dhe më shumë artist.

Kulmi i kulmeve?

Shumë e konsiderojnë si kulmin e rivalitetit mes Prince dhe Michael-it momentin kur Prince refuzoi të ishte pjesë e videoklipit “Bad” të Michael Jackson-it.

A pati paqe?

Ndoshta. Sipas biografit Tavis Smiley, pasi dëgjoi për vdekjen e Michael Jackson-it, Prince u mbyll brenda për shumë ditë, duke i bërë të gjithë të mendonin se pavarësisht të gjithave, në thelb kishte patur shumë respekt për rivalin e tij.

Tupac VS Notorious B.I.G

Sherret më skandaloze në botën e artit: Aq jo-diplomatikë,

Si nisi?

Rivaliteti që frymëzoi reperët në të gjithë botën, përfshirë Noizy-n dhe Unikkatilin, nisi në vitin 1994, kur Tupac u sulmua dhe u qëllua 5 herë në hollin e një studioje regjistrimi në New York. Sipas reporterit Chuck Philips, Notorious B.I.G. ishte në dijeni se ky sulm do të ndodhte, që një javë më parë.

Edhe pse oficerët nuk konfirmuan ndonjëherë që Notorious apo shokët e tij të East Coast-it të kishin gisht, që pas këtij sulmi gjërat mes reperëve sa erdhën duke u nxehur, duke nisur kështu rivalitetin e famshëm mes reperëve të East Coast-it dhe atyre të West Coast-it.

Kulmi i kulmeve?

Gjatë ceremonisë Source Awards në 1995-ën, edhe pse s’pati përplasje fizike me Biggie-t dhe Tupac-ut, grupet thumbuan njëri-tjetrin. Fjalimi i producentit të Tupac-ut, Suge Knight, ku tregoi sesi shtëpia e tyre diskografike “Death Row Records” e kishte mposhtur atë të Biggie-t, “Diddy and Bad Boy Records”, është tashmë histori.

A pati ndonjëherë paqe?

Jo, jo, jo. Pas çmimeve Source, Biggie publikoi këngën “Who shot ya?” (Kush të qëlloi me plumba?), të cilën Tupac e kuptoi si një mburrje për sulmin ndaj tij, kur e kishin qëlluar me 6 plumba.

Si kundërpërgjigje, Tupac publikoi këngën “Hit ‘em up”, vargjet e së cilës përmbanin referenca nga “Who shot ya?”.

“Kush më qëlloi? Por ti s’e çove dot në fund/ Tani bëhu gati për furinë më kërcënuese”

Në 1996-ën, Tupac u vra, kurse Biggie vdiq një vit më vonë. Edhe pas vdekjes, rivaliteti East Coast- West Coast vazhdoi.

Burimi: "Time" dhe "Vanity Fair"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb