Mbase për atletet shumëngjyrëshe apo jo të bardha e merrni mundimin t’i lani me dorë, por kur bëhet fjalë për të bardhat zgjidhjen e keni gati: në lavatriçe!
E mira është të mos e bëni. Sado rezistent të jetë materiali i atleteve, shumë shpejt do t’ju dalin jashtë përdorimit.
Në vend të saj, ne ju sygjerojmë ca mënyra fare të thjeshta:
Manikyr i bardhë
Ka disa shenja që sado t’i lani apo fërkoni nuk kanë ndërmend të ikin më që aty. E vetmja gjë që ju ngel të bëni është ta lyeni me pak manikyr. Askush nuk ka për ta vënë re.
Uthull
Një leckë e thatë e pastër, ca pika uthull dhe fërkojini me kujdes.
Furçë dhëmbësh
Për zonat që keni vështirësi t’i lani merrni furçë dhëmbësh dhe zhyteni në një enë me ujë të ngrohtë dhe sapun. Më pas fërkoni me të çdo cep të mundshëm të atletes.
Larg nga dielli
Kujdes duhet të bëni edhe me proçësin e tharjes. Mos i ekspozoni atletet direkt e në diell pasi ky i fundit është shkaktari kryesor që atletet marrin një ngjyrë të verdhë. Zgjidhni një vend pak më të errët dhe më të mbrojtur nga rrezet e forta.
Burimi: What We Wear