Shqipëria

I përdhunuan mbesën e tentuan të trafikojnë tjetrën, gjyshi: Mbesat s'janë të hajrit

14 Dhjetor 2017

I përdhunuan mbesën e tentuan të trafikojnë tjetrën,

Një 13-vjeçare në Kuçovë ka denoncuar në polici 49-vjeçarin Aliosha Emini, pasi ky e fundit e ka përdhunuar. Nëna e të miturës, Rajmonda Guri ka treguar për “News 24”, se vajza ka shkuar në shtëpi në një gjendje të rënduar shëndetësore. “Vajza më erdhi në shtëpi e shqetësuar dhe nuk fliste”, është shprehur ajo.

Ajo pohon se bashkë me të shoqin ishin në dijeni të ngacmimeve seksuale të 49-vjeçarit, për të cilin mendojnë se ka probleme mendore, madje ka tentuar të trafikojë dhe vajzën e tyre 19-vjeçare, ndaj e kanë kallëzuar disa herë në polici. “Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13-vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, tha Rajmonda.

Ndryshe mendon gjyshi i vajzave, që fajëson mbesat se ‘nuk janë të hajrit’. “S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet,” shprehet i moshuari për gazetaren Eneida Petova. Ndërkohë 49-vjeçari është arrestuar nga policia.