Original

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

12 Dhjetor 2017

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

Ndonëse për dekada me radhë ka gëzuar lavdinë e zonës më të preferuar të kryeqytetit, të gjithë e dimë se Tirana nuk është vetëm Blloku.

Si çdo fenomen tjetër edhe dashuria për të kaluar sa më shumë kohë në zonën më cool të vendit, duket  se po zbehet dita ditës. Përveç faktit që të rinjve mund t’u kenë dalë paksa nga qejfi clubet dhe kafenetë e Bllokut, vihet re dëshira për të eksperimentuar vende të reja, të ndryshme nga ç’jemi mësuar deri më sot.

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

E keni menduar se zona që të gjithë e njohim si “Rrugica e Salës” mund të jetë Blloku i ri?  Nëse nuk e keni menduar, me siguri e keni bërë fakt të kryer. Ditë pas ditë, pothuajse të gjithë ish-fansat e Bllokut janë zhvendosur në lokalet, restorantet dhe clubet e asaj rruge. Dhe në fakt, kanë arsye për ta bërë këtë.

Ky “Bllok i ri” ndonëse është më i vogël se ai legjendari, ka të përqendruar rreth vetes gjithçka mund të donit për të kaluar ca orë të mira pushimi.

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

Studentët e lodhur të Ekonomikut gjithçka ëndërrojnë orën e fundit të seminarët është një birrë, ca kikirika apo patatet e famshme të Meduzës. Të tjerët, të cilëve patatet thjesht sa u kanë hapur oreksin dhe duan një vakt të vërtetë, nxitojnë të shkojnë tek simotra e saj, Casa Bar. Kujt nuk i kujohet Club Sandëichi apo ajo pitja Arabe?

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

E  nëse ditët e javës i mbyllim me një kafe tek Mon Cheria që gjendet në fund të rrugicës, e premtja është e gjitha e City Art-it! Lokali, i cili ndodhet ngjitur me të lartpërmendurat, është ideali për një gotë verë, një antipastë fine dhe...djem interesantë.  Përreth teje ka vetëm njerëz të veshur me stil që heqin stresin e javës më muzikën që luhet deri në orët e para të ditës tjetër. Nëse gjen një vend aty, konsideroje veten me fat!

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

Po në këtë zonën e re, që ka nisur ta nxjerrë Bllokun jashtë mode, ndodhen dhe vendet perfekte për ata që duan ushqime dhe lëngje të shëndetshme. “The funky moustache” njihet si vendi me smoothie-t më të mira në qytet.

Një tjetër vend po kaq i ngrohtë dhe social sa ky, është “Te Du Ktu”. Gjasat që të mos keni dëgjuar kohët e fundit për të janë të pakta. Arredimi krejt i veçantë të bën të të duket sikur nuk je në Shqipëri.

Shtoji atmosferës së ngrohtë mëngjesin e shijshëm që bëhet para syve të tu e ka bërë këtë vend një domosdoshmëri për tu vizituar.

Por kjo zonë nuk e mbyll me kaq. Shumë të rinj zgjedhin t’i shmangen Bllokut gjatë fundjavës, pikërisht prej trafikut të rënduar i cili të heq gjithë dëshirën që kishe për të ngrënë një darkë të qetë.  Kjo ka bërë që “Rrugica e Salës” të kthehet në alternativë të parë. Pastaj, vetë restorantet që i janë shtuar, të zgjojnë me doemos kureshtjen për të mos munguar.

Kjo zonë në Tiranë e nxori ish-Bllokun jashtë mode!

Duke filluar që nga Umami, restoranti  sa fancy aq edhe i thjeshtë, deri tek Padam-i,  i cili transformohet në çdo orë të ditës duke i bërë njerëzit të përjetojnë eksperienca ndryshe nga ato më parë. Dhe pikërisht, kjo është ajo ka nisur ta dallojë këtë zonë nga të tjerat. Përvoja ndryshe që restorantet, baret dhe ëmbëltoret e kësaj rruge ofrojnë.

Ah meqë ra fjala tek ëmbëltoret. Mon Amouri gjendet sërish rreth asaj zone. Imagjinoje, sapo je ngritur nga një drekë e mirë tek Artigiano, City Art, apo ku të doni ju!  S’mund ta mbyllni ditën pa një ëmblësirë ai ato. E nëse e keni rrugën në krahun tjetër, atë të Liceut Artistik do të gjeni “Artistin”, vendin e famshëm të ëmbëlsirave elegante, verës së mirë dhe dritave perfekte. Ideale për një takim romantik.

Të mos flasim më pas për kafenetë. Zgjedhjet janë pafund dhe të gjithë i dinë mirë. Pra, ajo ç’ka e ka bërë edhe më të lakmueshme këtë zonë është se ofron të gjithë alternativat që rinia do. Sa pranë njëra tjetrës aq edhe të ndryshme në llojin e tyre.

Kështu pra, “Rrugica e Salës” është Blloku i ri dhe kjo është prova!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.