
Dashi
Një ndjesi e re, si një fllad i freskët pranveror, hyri në jetën tuaj muajin e kaluar dhe papritmas rruga që po ecni duket më e gëzuar, më me shkëlqim dhe shumë më e lehtë për tu eksploruar. Gjatë muajit të kaluar, planeti i Jupiterit, dhënësi i dhuratave e fatit të mirë, u vendos te Luani (shenjë zjarri si ju) dhe u pozicionua në shtëpinë tuaj të dashurisë dhe romancës, për herë të parë gjatë dymbëdhjetë viteve. Nëqoftëse keni menduar dhe ndier se jeta juaj dashurore ka qenë një rruge e gjatë dhe e vështirë dhe plot me pengesa gjatë viteve të kaluara - keni të drejtë. Ju mund të keni qenë i frustruar nga proçesi i takimeve dashurore, përveç ndonjë aspekti më të vështirë, të cilin nuk arrij ta shoh nga pozicioni ku ndodhem- por kjo situatë do të ndryshojë tani. Pavarësisht atyre që kanë ndodhur në të kaluarën, një ditë e re po lind në jetën tuaj të dashurisë, i dashur Dash. Gushti do të jetë një nga muajt më të lumtur të vitit.
Jupiteri do të qëndrojnë në shenjën e Luanit për dymbëdhjetë muaj, deri në muajin Gusht të vitit 2015, kështu që kjo do të jetë një periudhë e gjatë romantike që fillon tani. Ju do ta dashuroni çdo gjë që fati do tju sjellë tani. Ju do të jeni personi më i favorizuar për të gjetur dashurinë e madhe, atë të vërtetën. Ju mund të thoni “Nëse kam në dispozicion 12 muaj fatsjellës në dashuri, pse duhet të dal dhe të kërkoj jashtë për dashurinë?” Gushti është apecial falë Hënës së Re të 26 Korrikut, e cila është akoma duke shpërndarë magjinë e vet dhe duke e bërë këtë periudhë të mrekullueshme, ku pasioni dhe energjia nuk do jenë kaq intensive në asnjë muaj tjetër. Planifikoni pushime për të shijuar në maksimum, vibrimet e arta që Universi ka dërguar tej ju gjatë gjysmës së parë të muajit gusht.
Nëse ju tashmë e keni gjetur dashurinë, kjo do të jetë periudha ku do të afroheni më shumë me njëri tjetrin, ndërsa planeti i Jupiterit është duke vepruar me shpejtësi në shenjën tuaj. Jeta juaj dashurore do të lulëzojë kaq shpejt, sa do tju duket se jeni duke parë një film romantik në DVD, në opsionin “përpara”. Nëqoftëse jeni në një marrëdhënie të konsoliduar, çështja e të paturit një fëmijë do të dalë në skenë – dhe nëse është kështu, atëherë jeni në muajin ideal për ta realizuar këtë plan.
Një ngjarje sociale, mbushur me miq dhe me fytyra të reja, do të shkelqejë gjatë Hënës së Plotë në fundjavën e 9 – 10 Gushtit. Kjo do të jetë shumë e papritur për ju, pasi do të njoftoheni në momentin e fundit. Duke patur Saturnin të vendosur në pozicion të vështirë, ju mund të jeni i shqetësuar në lidhje me koston e pjesëmarrjes. Ky eveniment duket se ja vlen çdo qindarkë të shpenzuar për të, edhe sikur tju duhet të kurseni diku tjetër.
Do të ketë ditë të tjera të mrekullueshme dhe spontane për ju, gjatë këtij muaji të artë për dashurinë. Udhëtoni në një distancë të shkurtër gjatë fundjavës së 2-3 gushtit. Ndërmerrni një udhëtim të paplanifikuar, spontan gjatë fundjavës së 8-9 gushtit. Planifikoni diçka shumë romantike në datat 16-17 gusht.
Afërdita do të hyjë në sektorin e dashurisë së vërtetë nga data 12 gusht deri në 5 shtator, duke i dhënë hov dashurisë, por edhe duke ju ofruar një kohë ideale për të përmirësuar pamjen tuaj të jashtme. Gjithashtu është momenti i përshtatshëm për të bërë gati garderobën tuaj për sezonin e ri.
Në punë, ju do të keni rritje të krijimtarisë suaj. Sigurohuni që të ekperimentoni dhe ti nxirrni në dritë idetë tuaja. Mendoni për këto ide, testojini dhe pastaj paraqitini tek njerezit e rëndësishëm që janë në sektorin tuaj të punës. Me ndihmën e Jupiterit, ju mund të arrini që këto ide të mbështeten financiarisht.
Melodia magjepsëse e dashurisë mund të ndalojë papritmas me ardhjen e Hënës së Re, në 25 gusht, kur detyra të reja pune do të shfaqen në rrugën tuaj, krejt papritur.Pavarësisht nëse ju punoni për të tjerë apo për veten tuaj dhe largoheni për pushime, do tju duhet të ktheheni para 25 gushtit që tu gëzoheni projekteve që duket se do të kenë emrin tuaj të shkruar mbi to. Konkurrentët e tjerë do të jenë në gadishmëri për ti marrë këto projekte vetë, por mos e lejoni diçka të tillë – ato janë tuajat.
Gjatë Hënës së Re, në 25 gusht, sundimtari juaj, Marsi, do të takohet me Saturnin, një tregues ky që mund tju bëjë të pasigurt se si të procedoni me të paktën njërën nga detyrat që ju është caktuar.Bëni vazhdimisht pyetje dhe hartoni një plan veprimi të cilën klienti juaj apo shefi është dakort. Nëse ju nuk bëni një plan dhe nuk i diskutoni gjërat së bashku, ju mund të ndiheni përkohësisht i bllokuar, ndërsa përpiqeni të kuptoni se në cilin drejtim duhet të shkoni.
Për të ulur stresin, zgjidhni një program të ri në palestër gjatë periudhës së Hënës së Re (menjëherë pas 25 gushtit). Nëse ju jetoni në hemisferën veriore, palestra do të jenë bosh (për shkak të pushimeve verore), duke lejuar të zgjidhni çdo makinë/vegël ushtrimore apo klasë që ju preferoni, pa qenë nevoja të prisni. Hëna e Re e 25 gushtit, do të jetë më e mira e vitit, për të filluar programin tuaj të ri në lidhje me shëndetin tuaj fizik, shumë më e mirë se çdo iniciativë për palestër që ju mund të filloni në janar. Stërvituni tani dhe do të dukeni mahnitës në rrobat e reja të sezonit të vjeshtës që po afron.
Demi
Jeni duke menduar të ridekoroni ose të bëni një rinovim të plotë në shtëpi? Shpresoni të merrni me qera ose të bleni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo apartamentin e përshtashëm për ju? A dispononi një pronë tuajën dhe nuk keni qenë në gjëndje qa ta jepni me qera apo ta shisni kohët e fundit? Në muajin magjik të gushtit, ju mund të realizoni çdo ëndërr që lidhet me shtëpinë apo pronen e patundshme. Që prej momentit që Jupiteri u zhvendos te shenja e Luanit muajin e kaluar, më 16 korrik, për të qëndruar aty dymbëdhjetë muaj, sektori juaj i shtëpisë do të fillojë të vetëtijë dhe të shkëlqejë, kështu që gushti duket se do të jetë për ju muaji më i mirë në të gjitha aspektet.
Me planetin e Jupiterit në anën tuaj, në sektorin tuaj të shtëpisë, për herë të parë që prej periudhës gusht 2002-gusht 2003, në qoftë se ju jeni duke kërkuar për të blerë një hapësirë ??të re për të jetuar, ju nuk duhet të mjaftoheni me diçka të vogël, por të zgjidhni një hapësirë ??të madhe me diell, me pamje gjithëpërfshirëse. Jupiteri gjithmonë do tju japë më shumë se sa ju kërkoni, prandaj kërkoni maksimumin, sepse ky planet është i gatshëm tju shpërblejë. Ky është viti më i mirë Demit gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, për të përqendruar vëmendjen tuaj në shtëpitë dhe në prona të tjera.
Nëse fokusi juaj është dëshira për të ndihmuar njërin prind, kjo ka shumë gjasa të realizohet, pasi edhe familja juaj mbulohet nga e njëjti sektor që Jupiteri është aktualisht duke derdhur gjithë fatin dhe mirësinë e tij. Hëna e Re e 26 korrikut do të vazhdojë të ketë ndikim të fortë dhe gjatë ditëve të para të gushtit, kështu që përpjekjet tuaja për të ndihmuar nënën apo babain për çdo çështje të mundshme, të tilla si për të gjetur mjekun e duhur për të adresuar shqetësimet shëndetësore të nënës suaj, të gjeni personin e duhur që mund të ndihmojë prindërit tuaj, duke u kujdesur për ta, ose për tu bërë pazarin apo paguar faturat, do të rezultojnë efikase. Ka mundësi që ju të zbuloni diçka të rëndësishme në lidhje me çështjet e familjes, gjatë javës së parë të gushtit.Një ditë spektakolare për të blerë një shtëpi apo të nënshkruani një kontratë qeraje, ose të transferoheni diku tjetër, do të 2 gushti, falë takimit të Mërkurit (planeti i kontratave) me Jupiterin (planeti i lumturisë dhe fitimit).
Gushti do të jetë një muaj shumë i rëndesishëm edhe për karrierën tuaj, pasi Hëna e Plotë në shenjën e Ujorit, në 10 gusht (plus ose minus katër ditë) do të sjellë në vëmendje karrierën tuaj brenda katër ditëve nga kjo datë. Shikoni të paraqisni veten tuaj më të mirë, pasi sytë e të gjithëve do të jenë mbi ju – ndoshta do tju duhet të flisni para një audience apo në publik të gjerë. Ju keni mbështetje të fortë nga persona të rëndësishëm, të cilët qëndrojnë në prapaskenë- dhe ndërsa e lexoni këtë, mund të befasoheni. Konkurrentët do ta kuptojnë që ju jeni të mbrojtur dhe mund të behen xheloz për fatit tuaj të mirë dhe do të përpiqen të vjedhin disa nga vetëtimat e bubullimës tënde. Mos u shqetësoni! Ju keni një mburojë të artë që do tju mundësojë lëvizni përpara. Ata duan pikërisht cilësinë që ju keni arritur tashmë për veten tuaj - reputacionin e mirë.
Një marrëdhënia e afërt ende mund t'ju sjellë vështirësi këtë muaj, por vetëm në qoftë se ju nuk jeni në një mendje me të dashurin tuaj (ose një partner biznesi), pasi Marsi do të trazojë mirë në tenxheren që ndodhet në sektorin tuaj të partneriteti tani, për të nxjerrë dallimet në sipërfaqe. Marsi do të bashkohet me Saturnin në 25 gusht- planet ky që na jep mësimet tona në jetë. Mësimi mund të jetë që ju keni dhënë shumë ose të keni besuar shumë –për çdo person, mësimet do të jenë të ndryshme.
Saturni ka qenë në këtë sektor të angazhimeve / partneritetit /martesës që nga tetori i vitit 2012, kështu që ky nuk është një ndikim i ri, por ajo që do të shtojë elementë të rinj tani është ardhja e Marsit energjik në të njëjtën zonë. Marsi do të sjellë ndonjë ndryshim që mund të keni me partnerin tuaj, duke e nxjerrë në sipërfaqe, por me praninë e Saturnit atje, rregullimi për çdo dilemë mund të marrë kohë. Në fillim ju mund të mos e dini saktësisht se si të reagoni, sidomos afër 25 gusht, kur Marsi (shko!) do të takohet me Saturnin (ndalo!) Saturni lëviz më ngadalë se Marsi, kështu që Saturni do të fitojë.
Mbani shëndetin tuaj të fortë, sidomos nëse ditëlindja juaj bie diku pranë datave 6-8 maj. Saturni i pozicionuar kundër Diellit është një aspekt i lodhshëm dhe do tju duhet e gjithë fuqinë juaj për t'u marrë me gjithcka që jeta po kërkon prej jush.
Nëse jeni vetëm dhe po shpresoni të gjeni dashurinë, ju do të mendoni si të argëtoheni, sidomos me shfaqjen e Hënës së Re në 25 gusht. Kjo do të jetë Hëna e Re më e mirë e vitit, e cila do tju ndihmojë të gjeni dashurinë e re, ose në qoftë se ju jeni në një marrëdhënie, do tju bëjë të festoni dashurinë që keni dhe gjithashtu për të planifikuar një shtatzëni, ose për ti dhënë kujdes të veçantë fëmijës që keni tani. Elementi i të papriturës do të jetë në lojë, kështu që lëshojeni veten në kënaqësinë që të japin të papriturat e jetës. Ju do të keni dhjetë ditë gjatë të cilave mund të përdorni në maksimum këtë Hënë të Re dhe sundimtari juaj, Afërdita, në kënd të përsosur me Uranin më 25 gusht, do të shtojë shkëlqimin në të gjitha planet tuaja romantike. Shkoni në një udhëtim, merrni pjesë në një festë, ose nëse jeni vetëm,planifikoni të shkoni jashtë nëpër botë për të zbuluar nëse personi i ëndrrave tuaja është diku atje jashtë. (Kështu duket!)
Binjaket
Të ardhurat kanë qenë bujare kohët e fundit, duke ju lejuar të merrni në konsideratë mundësi që ishin të pamundura më parë. Një plan mund të ketë të bëjë me përmirësimin e shtëpisë tuaj të tanishme si riparime, rinovime, ose shtesa hapësirash;ose të transferoheni në një ambient tjetër të mrekullueshëm; ose të merrni me qera një vilë në një vend me det/mal për një periudhë të shkurter, para se të mbarojë sezoni i verës. Planifikoni të veproni me idetë tuaja të mëdha lidhur me pronat/shtëpitë vetëm pas shfaqjes së Hënës së Re, më 25 gusht.
Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë dhe këtë muaj, para se të arrijë java e fundit e gushtit, ju do të keni shumë mundësi për të nxjerrë busullën tuaj dhe të shkoni ku të doni. Nisuni nga ajo që gjendja juaj shpirtërore ju dikton të bëni. Nëse ju keni dëshirë të shkoni në një vend të bukur, që është larg vetëm dy orë me makinë, ju do të gjeni mundësi luksoze dhe të përballueshme për xhepin tuaj. Në fakt, një mik apo motër/vëlla mund tju bëjë ftesë për të shkuar në shtëpinë e tyre për të pushuar.
Gjatë fundjavës së 10-11 gushtit, ju mund të fluturoni në një distancë të largët, që ose do të jetë një udhëtim i shpejtë dhe i gjatë, ose një kthim nga një pikë shumë e largët. Ky do të jetë një udhëtim i papritur dhe vetëm për kënaqësinë tuaj, jo për çështje pune. Ju keni pasur një orar të mbushur gjatë gjithë kësaj vitit 2014 dhe nuk keni patur shumë shanse për të pushuar – gushti do tju japë mundësinë për tu relaksuar, diçka që ju nevojitet shumë.
Shumica e Binjakëve janë shumë të aftë në komunikim dhe këtë muaj, në sajë të Hënës së Re që u shfaq në 26 korrik të muajit të kaluar, e cila do ketë ende ndikim të fortë në gjysmën e parë të gushtit, detyrat tuaja tani mund të realizohen lehtësisht dhe te kenë rezultate të mira për ju. Në të kaluarën ju mund të keni patur oferta për të shkruar, folur, krijuar, përkthyer, prezantuar ne television apo radio, apo për të punuar në projekte të tjera që lidhen me komunikimin, tani do të ketë diçka të re, të veçantë, dhe të ndryshme në lidhje me detyrat që po vijnë. Këto detyra do të bëjnë të mundur që të rriteni profesionalisht dhe të paguheni mirë dhe do t'ju çojnë në fusha të reja që ju nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju do të shfaqni talentin tuaj dhe do të mësoni në lidhje me tema krejtësisht të reja dhe të panjohura, gjë që e intrigon shumë Binjakun kurioz. Kjo ndodh për shkak të hyrjes së Jupiterit te Luani, një shenjë zjarri dhe elementi ajër i shenjës tuaj do të bëjë që Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, të digjet me më shumë shkëlqim dhe tju ndihmojë në shumë mënyra.
.Nëse ju kërkohet të nënshkruani një kontratë, kredi, apo dokumente të tjera të rëndësishme - dhe ka shumë gjasa që kjo të ndodhë – mirë është që ta bëni këtë në 2 gusht, një nga ditët tuaja më me fat të vitit, për shkak të takimit të Jupiterit me Mërkurin, planetin që udhëheq shenjën tuaj. Nëse ju nuk mund të veproni kaq shpejt, janë edhe datat 20 dhe 21 gusht për të nënshkruar marrëveshje dhe kontrata, falë pozicionimit të mirë të Plutonit me planetin tuaj sundues, Mërkurin.
Saturni, planeti që ju mëson, është ende duke qarkulluar në sektorin tuaj të gjashtë të shëndetit dhe tani është bashkuar me Marsin. Saturni i bën kushtet e qarta dhe kërkon një qasje praktike në lidhje me shëndetin, kështu që ju duhet të ndiqni urdhërat e mjekut tuaj, të shkruara në letër. Marsi, planeti i veprimit, ka hyrë kohët e fundit në këtë zonë të kartelës tuaj yjore dhe do të rrisë shpirtin tuaj konkurrues dhe do të forcojë vendosmërinë tuaj për të patur një fizik të shëndetshëm, të fuqishëm dhe konkurrues. Filloni duke caktuar takime për kontroll rutinë mjekësor/dentar dhe nëse profesionistët e shëndetit gjejnë ndonjë gjë që ka nevojë për vëmendje, ndiqni gjithë proçedurat e duhura që duhet.
.Nëse ju doni të sillni fizikun tuaj në nivele të reja, Marsi do tju sigurojë energjinë dhe Saturni disiplinën, për të arritur çdo objektiv realist që i keni vënë vetës. Saturni do tju kërkojë që ju të ndiqni rregullat dhe të vazhdoni përpara me ritme të ngadalta, në mënyrë që rezultatet të mbeten te ju për një kohë të gjatë - ndoshta një program ky që ju do ta doni përgjithmonë.
Një fjalë e fundit për ju: në muajin Tetor, sundimtari i shenjës suaj, Mërkuri do të kalojë në prapavijë nga data 4 deri në 26 Tetor. Dy eklipse të tjera do të ndodhin gjatë këtij muaji, në 8 dhe 23 Tetor. Për këto arsye, përdoreni gushtin produktiv, por edhe shtatorin në maksimum dhe pastaj planifikoni të pushoni diku qetë, gjatë muajit tetor.
Gaforrja
Dymbëdhjetë muajt e fundit kanë sjellë mundësi të jashtëzakonshme për shumë njerëz, disa me fuqi dhe ndikim të konsiderueshëm. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit të mirë, vizitoi Gaforren nga qershori i vitit 2013 deri në korrik të 2014. Gjatë kësaj kohe, ju me shumë gjasa ishit shumë të zënë, duke u marrë me realizimin e projekteve të reja.Now you will begin to see the fruits of your labors.Tani ju do të filloni të shihni frytet e punës tuaj. Mendoni përsëri për të gjitha fillimet e reja që nisët gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Fitimet që ju do të shihni në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm - dhe veçanërisht këtë muaj - do të lidhen drejtpërdrejtë me veprimet që ndërmorrët gjatë kësaj periudhe që sapo përfunduat. Ndonëse jo të gjitha projektet që “mbollët” do të lulëzojnë, disa prej tyre do të sjellin kaq shumë përfitime, që mund të jenë të vlefshme jo vetëm tani, por edhe për vitet që do të vijnë, ndoshta edhe për dekadën e ardhshme.
Zhvendosja e Jupiterit nga Gaforrja drejt Luanit gjatë muajit të kaluar e ka iniciuar këtë prirje të re. Ju do tju duhet të bëni pjesën tuaj duke kërkuar kompensimin që mendoni se ju takon. Siç thuhet zakonisht, pushteti nuk jepet- ai duhet marrë. Gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, ndërkohë që Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj deri në gusht të 2015, ju do ta keni më të lehtë se zakonisht, për të parë sesi llogaria juaj bankare do të rritet në mënyrë të konsiderueshme Jeta nuk do tju ofrojë gjithmonë të tilla mundësi të arta financiare, kështu që ju duhet të jeni i vendosur për të përfituar nga të gjitha mirësitë që jeta po jua ofron ndërsa Dielli po shkëlqen. Vazhdoni ti “ushqeni” projektet që ju filluat vitin e kaluar dhe të jeni i sigurt se ju mund të bëni që këto projekte të rriten dhe të kenë një sukses të madh.
Edhe pse shumica e mirësisë do të drejtohet në sektorin tuaj të të ardhurave të fituara, ju do të keni fat të mirë financiar edhe në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë. Ky sektor udhëheq komisionet, trashëgimitë, cështjet e gjykatës ose zgjidhjet e divorceve dhe shitjet e pronës, prandaj do të jetë një fushë tjetër e fitimit të mundshëm. Ju do të keni një vit të tërë me bollëk, por fillimi i gushtit do të jetë veçanërisht i dobishëm, pasi javët e ardhshme do të jenë nën energjinë e Hënës së Re të shfaqur në 26 korrik (muajin e kaluar). Këtë muaj negociatat dhe veprimet tuaja do të kenë ndikim për të ardhmen tuaj- prandaj bëni më të mirën tuaj. Hëna e Plotë e 10 gushtit ka të ngjarë të bëjë të mundur që një transaksion financiar jetik të përfundojë me sukses. Afërdita do të jetë në shtëpinë tuaj të financës nga 12 gushti deri në 5 shtator, një tjetër tregues ky sesi po shkëlqen fati juaj- Afërdita sjell monedha ari me vete, kështu që ka të ngjarë të keni disa fonde më tepër për ti shtuar më shumë luks jetës suaj.
Një ditë e shkëlqyer për të nënshkruar dokumenta për çdo lloj marrëveshje financiare do të jetë 1 ose 2 gushti, kur Mërkuri (kontratat) dhe Jupiteri (fitim, zgjerimi, dhe vlerësimi) do të bashkohen për ta bërë sipërmarrje tuaj me rëndësi jetike, në qoftë se ju e përdorni këtë ditë.
Lajme të mira mund të arrijnë në 8 gusht, një ditë potencialisht e fuqishme për të tërhequr para në dorë (ose premtimin për një çek së shpejti), në sajë të takimit të Uranit, planetit te suprizave me Diellin dhe Mërkurin, në shtëpinë tuaj të pagës. Lajmet do të jenë të papritura dhe karriera juaj është gati për të ecur më tepër. Kjo është një ditë e shkëlqyer.
Dashuria mund të jetë shumë e ndritshme më 15 gusht, kur Marsi dhe Plutoni do të kombinohen për të krijuar ëmbëlsi, pasion dhe ndoshta edhe një angazhim serioz. Megjithatë këto planete njihen edhe që sjellin situata ekstreme, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm – ju mund të debatoni me partnerin tuaj sepse ndiheni sikur ai/ajo me qëndrimin e vet, ju ka vendosur në një qoshe. Në të vërtetë, në qoftë se gjërat nuk kanë passion brenda, ju noshta kaloni ditë të tëra pa e parë njëri tjetrin në sy. Kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të ngushtë romantike/dashurore, kjo do të jetë një nga ato ditë që mund të nxjerrë në sipërfaqë më të mirën ose më të keqen e situatës. Megjithatë, unë dua të jem optimiste dhe shpresoj që do të jetë “më e mira që keni parë ndonjëherë”.
.Java e fundit e gushtit është një kohë e mirë për të udhëtuar dhe Hëna e Re në 25 gusht do të veprojë si një zanë magjike për tju dhënë mundësinë që të largoheni nga qyteti juaj. Kjo Hënë e Re gjithashtu do tju sigurojë edhe mjetet e duhura për tu nisur. Ju mund të mos keni bërë asnjë plan që të largoheni, por një ofertë e mundshme do të jetë kaq joshëse, saqë ju nuk mund ta refuzoni atë. Një nga shqetësimet tuaja lidhur me këtë udhëtim mund të ketë lidhje me kujdesin e fëmijës/ve tuaj, por ekziston mundësia që të punësoni dikë. Për ti kujdesuar ata- pyesni në hotel. Nëse jeni akoma e pamartuar, mund të acaroheni me angazhimet e punës së partnerit tuaj, i cili nuk mund tju shoqërojë; por kjo nuk ka pse tju ndalojë pasi ju mund të shkoni me motren apo mikeshat tuaja.
Luani
Është muaji i ditëlindjes tuaj, i dashur Luan dhe këtë vit, ju keni çdo arsye për të qenë shumë i lumtur. Dyert janë gati të hapen (me të dyja kanatat) për ju dhe do të filloni të zgjeroni rrethin tuaj të miqve dhe kontakteve të reja në mënyrë të konsiderueshme. Ju ende mund të mos jeni të vetëdijshëm se jeni duke filluar një cikël të ri jetik dhe shumë të rëndësishme dymbëdhjetë vjeçar - ardhja e Jupiterit në shenjën e Luanit muajin e kaluar, për të qëndruar gati trembëdhjetë muaj, dëshmon për këtë të vërtetë. Jupiteri është planeti i fatit të mire, që rrallë bën vizita në shenjën tuaj, por ai është tani këtu dhe do të fillojë të thurrë magjinë e tij. (Vizita fundit e planetit të Jupiteri në shenjën e Luanit, ka ndodhur nga mesi i vitit 2002 deri në vitin 2003. (Çdo shenjë zodiaku kalon një vit kohë me Jupiterin, çdo dymbëdhjetë vjet dhe kjo gjithmonë rezulton të jetë një vit i veçantë.)
Për të bërë veprime të tilla që rezultojnë të suksesshme, ju së pari do tju duhet një Hënë e Re te shenja e Luanit, e cila është pikërisht ajo që ndodhi muajin e kaluar në 26 korrik. Hëna do të vazhdojë të jetë e fortë dhe e dobishme për ju në fillim të gushtit. Vendoseni si qëllim më vete që të dilni dhe të takoheni me njerëz të shtresave të ndryshme shoqërore, si dhe të njihni njerëz të rinj, të cilët mund të shënojnë një kthesë të re në jetën tuaj personale dhe profesionale. Jeta do të jetë plot gjallëri dhe çdo hap që do të bëni drejt një qëllimi të caktuar do të avancojë dhe do tju bëjë më të ngazëllyer për hapin e ardhshëm.
Ndërkohë, Marsi është tani në sektorin e shtëpisë dhe familjes tuaj për herë të parë gjatë këtyre dy viteve dhe për shkak se kjo zonë duket se ka qenë një burim i meditimit për muaj të tërë, Marsi mund tju ndihmojë të gjeni një zgjidhje. Arsyeja pse gjërat kanë qenë të vështira për tu zgjidhur, përfshirë çështjet e shtëpisë apo të lidhura me pronën, është fakti se edhe Saturni, planeti që ju jep mësime jete, ndodhet në të njëjtën fushë të kartelës tuaj yjore. Saturni është i njohur për të sjellë pjekurinë dhe për të treguar se ju mund të merreni me objektiva të mëdha, kështu që disa Luanë mund të kenë arritur të kursejnë mjaftueshëm të ardhura sa për të blerë shtëpinë e tyre të parë.
.Në përgjithësi, mendimet tuaja mund të jenë përqendruar ose në gjetjen e një hapësirë ??më të mirë, më të përshtatshme fizike ose në rregullimin e hapësirës ??që ju aktualisht keni tani .Ose, ju mund të jeni përqendruar në një marrëdhënie, siç mund të jetë gjetja e shokun të duhur për të ndarë apartamentin, ose kontraktuesin e duhur. Nëse ju jeni përgjegjës për kujdesin e një prindi ose një të afërmi tjetër, është e qartë që keni qenë shumë i përkushtuar për njeriun tuaj të afërm. Do tju këshilloja të ecni me ngadalë dhe të jeni metodikë. Të nxitoni nuk do të bëjë që të gjeni një zgjidhje më të mirë, por vetëm një më të volitshme për momentin.Tani që ju keni ndihmen e Jupiterit, ju mund të gjeni zgjidhje për çdo situatë.
Nëse keni kohë që po kurseni për të blerë një shtëpi ose apartament, tani erdhi momenti që të filloni të shikoni për hapësirat e mundshme të përshtatshme për ju. Saturni shpesh kërkon sakrifica, kështu që disa Luanë mund të vendosin, pasi të shohin disa variante, se vendet që ju pëlqejnë janë më të shtrenjta sesa kishit pritur dhe se kjo mund të vonojë zgjedhjen tuaj, derisa ju të këni siguruar më shumë kursime. Të tjerët do të jetë gati për të blerë vitin e ardhshëm ose në vitin 2016. Bëni një bisedë me bankën tuaj për të marrë informacion lidhur me kreditë apo planet e financimeve, për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme me ju.
Marrëdhënia juaj do të jetë në fokusin tuaj kryesor brenda ditëve të Hënës së Plotë, e cila do të shfaqet në 10 gusht. Ju mund të vendosni të angazhoheni më shumë ndaj partnerit tuaj, kështu që propozimi mund të dalë papritur nga ana juaj. Saturni do të jetë në kënd të vështirë, kështu që përsëri, tema e strehimit do të duhet të zgjihet para se të caktohet një datë për martesën tuaj. Nëse ju jeni aktualisht i martuar, tani ju mund të hartoni plane të reja së bashku, të tilla si për të blerë ose për të rinovuar pronën tuaj të përbashkët, ose për të ndërmarrë një udhëtim ekzotik jashtë shtetit së bashku.
Disa lajme të bujshme në lidhje me karrierën tuaj do të vijnë në 17-18 gusht, kur Afërdita dhe Jupiteri do të bashkojnë forcat e tyre. Ju tani mund të dëgjoni për një promovim në detyrë, një ofertë të re punë, ose publicitet vlerësues për profesionalizmin tuaj.
Nëse ju keni menduar të merrni pushimet ketë muaj, planifikoni që të ktheheni në punë rreth datës 25 gusht, kur do të shfaqet Hëna e Re, e cila do të hapë mundësi të reja financiare. Ky është momenti më i mirë i vitit për ju, që të kërkoni rritje rrogë, apo të negocioni për një pagë të qëndrueshme për pozicionin e ri. Ju mund të filloni duke “mbjellë” ide financiare dhe në qoftë se ato janë praktike dhe realiste, ju do të keni një shans të shkëlqyer për të parë sesi idetë tuaja do të miratohen dhe financohen. Me Neptunin në shenjën tuaj, merrni një avokat (ose person te besuar) që të jeni i sigurt se çdo klauzolë është e qartë dhe asgjë nuk është lënë jashtë letrave për tu nënshkruar.
Virgjeresha
Nëse mendoni dhe keni dëshirë të madhe që të merrni një pushim, atëherë lini çdo punë dhe bëjeni këtë tani. Të gjitha mesazhet planetare në kartelën tuaj janë duke treguar për një nevojë kritike për privatësi dhe pushim total. Ju jeni një njeri kaq punëtor, me një produktivitet shumë të lartë, saqë të tjerëve do ti duhet dyfishi i kohës për të përmbushur atë që bëni ju për pak kohë. Për këtë arsye, ju nuk duhet të ndiheni aspak fajtor nëse merrni kohë për veten tuaj. Astrologët e lashtë gjithmonë kanë shkruar për nevojën e madhe për të menduar thellë për jetën, sidomos para se të veproni. Koha më e mirë për të patur këtë meditim për vitin që ju prêt, është një muaj përpara ditëlindjen së dikujt - për ju, kjo kohë është tani.
Në punë, një projekt duket se duhet të përfundojë brenda 10 gushtit, kështu që ju keni një afat për të përmbushur. Saturni do të jetë në një pozicion të vështirë, kështu që duket se kjo detyrë është mjaft e detajuar, me shumë pjesë të panjohura dhe ju duhet ti mbikqyrni ato një nga një. Do të jetë kritike për reputacionin tuaj, që çdo fjalë dhe fakt të kontrollohet dhe rikontrollohet përsëri para se ta dorëzoni punën tuaj të përfunduar. Kjo Hënë e Plotë mund tju harxhojë shumë nga energjitë tuaja, prandaj sigurohuni që të ushqeheni mire dhe mos të abuzoni me veten. Ju do të tundoheni për ta bërë këtë, prandaj jini i kujdesshëm!
Kur vjen puna për të nënshkruar një marrëveshje me kontratë, ju mund të ndieni një ngërç në 25 gusht. Gjithashtu ju mund të ndiheni i frustruar nga mungesa e bashkëpunimit dhe të jeni në ankth për të përfunduar gjërat.This will come as a result to Saturn conjunct Mars.Kjo do të vijë si rezultat i takimit të Saturnit me Marsin.Resist the temptation to push through the contract signing - some clauses will take time and finesse.Rezistojini tundimit për ta nënshkruar kontratën - disa klauzola do të marrin kohë dhe vëmendje më të madhe sesa zakonisht. Nëse një çështje e rëndësishme ka të bëjë me vëllain ose motrën tënde, ju do të jeni i shqetësuar për të gjetur zgjidhje sa më shpejt. Ndonjëherë jeta funksionon në këtë mënyrë, kështu që vetëm merrni frymë thellë dhe mendoni se kjo situatë do të përmirësohet më vonë, kur ndonjëri prej jush të ketë një ide që nuk e kishit menduar më parë.
.inanciarisht, ky vit ka qenë si një udhëtim me avion në një qiell të pafund, me tërmetet e lajmeve të mrekullueshme të parave që vijnë krah për krah me rrufetë e papritura të shpenzimeve të larta. Ky muaj do të sjellë lajme optimiste financiare në afërsi të datës 8 gusht , kur Urani do të takohet me Diellin dhe rreth 17-18 gushtit, kur Afërita do të takohet me Jupiterin. Nëse ju nuk merrni një çek, ju mund të merrni një dhuratë me vlerë të madhe ose të arrini një ujdi me leverdi. Lajme shumë të mira mund të merrni pas 25 gushtit. Kur është fjala për para, në gusht, ju do të buzëqeshni.
Momenti magjik i muajit do të vijë ditën e Hënës së Re te Virgjëresha, në 25 gusht, hëna e vetme e re e këtij viti, e cila do tju lejojë të ëndërroni diçka të madhe. Bëni një listë me qëllimet tuaja për vitin që vjen pas ditëlindjes suaj dhe punoni fort për të arritur atë qëllim që ka më shumë mundësi tju lumturojë. Një Hënë e Re në shenjën tuaj është një dhuratë, e cila ju vendos ju në qender, prandaj përdorini efektet e saj në maksimum. Nëse ditëlindja juaj bie afër ose në 25 gusht, ju do të merrni dyfishin e fatit. Ndërkohë që Neptuni do të jetë disi negative, ju duhet të siguroheni që mesazhet që merrni janë të sakta dhe mos të hidheni në përfundime të nxituara, kur vjen puna për partnerin tuaj të zemrës.
Peshorja
Gushti fillon duke ju argëtuar ju në çdo mënyrë të mundshme – aktivitete sociale, argëtuese dhe me fytyra të reja për të njohur. Miqtë dhe ata që ju njohin, me shumë gjasa kanë për tju thënë se ju punoni shumë. Ju nga të gjitha shenjat e tjera të zodiakut, do ti gëzoheni më shumë diellit të nxehtë të gushtit. Lejini të gjitha punët pas dore dhe gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të lexoni një libër të sapo botuar, ndërsa shijoni çajin e ftohtë të limonit. Ose takohuni me miqtë tuaj gjatë javës së parë të gushtit, kohë për të planifikuar një udhëtim në një vend ku miqtë ju kanë thënë se është ideal për t'u çlodhur.
Fundjava juaj më e lumtur do të jetë 16-17 gushti, kur sundimtari juaj, planeti i bukurisë, Afërdita do të bashkohet me Jupiterin, planetin e lumturisë dhe do të kombinojnë energjitë për tju sjellë një kohë të shkëlqyer për ta shijuar nën shijuar shoqërinë e miqve.
Që kur Jupiteri u vendos në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të njerëzve, ngjarjeve, miqësive dhe bamirësive muajin e kaluar,në mes të korrikut, rritja e juaj më e madhe personale do të ndodhë kur të dilni nga zyra dhe të shoqëroheni me të tjerët. Shumë njerëz do të hyjnë në jetën tuaj tani dhe ju takon juve që të përzgjidhni ata që ju interesojnë më shumë. Hëna e Re e 26 korrikut, do të vazhdojë të jetë e fortë në fillim të gushtit, kështu që në aspektin shoqëror, ky do jetë momenti më i mirë për të patur progresin tuaj më të madh.
Marsi ka lëvizur kohët e fundit në sektorin tuaj të të ardhurave të fituara, duke u bashkuar me Saturnin, planetin që jep mësime jete, i cili ndodhet në këtë sector që prej tetorit të 2012. Saturni ka qenë duke i mbajtur të ulura të ardhurat tuaja, por për fat te keq, në gusht Marsi do të rrisë shpenzimet tuaja në mënyrë të ndjeshme. Ju mund ta keni parë tashmë këtë të ndodhë në fund të korrikut - në qoftë se nuk po e shihni atë tani. Ndoshta keni planifikuar për një shpenzim të madh këtë muaj, të tilla si pagesa për shkollim apo parapagim për një shtëpi. Ky trend do të vazhdojë deri në 13 shtator. Dita juaj më e vështirë do të jetë afër 25 gushtit, kur Marsi do të takohet me Saturnin dhe kjo do të nxjerrë në pah disa të vërteta financiare të panjohura më parë.
Ritmi i jetës do të ngadalesohet deri sa të bie në qetësi të plotë në javën e fundit të gushtit, falë Hënës së Re e cila do të shfaqet te shenja e Virgjëreshës, në 25 gusht. Ju mund të dëshironi të merrni një pushim të qetë, por kostoja e udhëtimit mund tju shqetësojë në këtë periudhë. Nëse ju doni të gjeni një paketë me leverdi turistike, mundësitë janë që do ta gjeni një të tillë nëse kërkoni. Kini besim se të gjitha pjesët e enigmës do të vendosen në vendin e vet. Ju keni shpenzuar shumë kohë duke u kujdesur për të tjerët - tani është koha që të tjerët të kujdesen për ju.
Akrepi
Ju tani ndodheni në një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për të parë sukses në karrierë, në sajë të lëvizjes së planetit të Jupiterit, dhënësit të dhuratave dhe fatit drejt shenjës së Luanit ( për herë të parë gjatë kësaj dekade). Jupiteri do të qëndrojë gati trembëdhjetë muaj në shtëpinë tuaj të nderimeve, çmimeve, arritjes dhe fames; lajm ky vërtetë i mrekullueshëm, sepse Jupiteri sjell shpërblime, mundësi të arta,të ardhura, publicitet, pushtet dhe pozitë.
Për të zhbllokuar të mirat e Jupiterit, keni nevojë për një Hënë e Re në të njëjtën shtëpi prestigjioze të karrierës. Ju sapo e patët atë, më 26 korrik dhe kjo Hënë e Re do të vazhdojë të hapë dyert për ju në fillim të gushtit. Është e rëndësishme që ju të jeni pozicionuar në bazën tuaj për të përfituar nga kjo prirje e jashtëzakonshme. Ndërsa Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj për shumë muaj, ju nuk do të keni të njëjtën mbështetje nga planetet e tjerë , siç do të keni në muajin gusht; prandaj filloni tu tregoni të tjerëve se jeni të hapur për oferta zbavitëse dhe të marrë pjesë në intervista. Ju jeni gati për të ri-ndezur karrierën tuaj në një mënyrë të flaktë, i dashur Akrep.
Marsi, sundimtari i shenjës suaj dhe planeti i energjisë së lartë, kurajos dhe lëvizjes së shpejtë, u zhvendos kohët e fundit te shenja e Akrepit,për herë të parë që nga shtatori i vitit 2012. Të kesh Marsin në anën tuaj, konsiderohet një avantazh i madh ndaj konkurrentëve, një tjetër arsye kjo që ju tani duhet ti ndiqni me passion endrrat tuaja për karrierë. Të jenë i sigurt që ju mund të tërheqni vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm, të cilët me shumë gjasa do ta shtojnë emrin në listën e tyre të shkurtër të kandidatëve. Kur Marsi është duke vizituar shenjën tuaj, kjo është një sinjal i menjëhershëm që ju jeni duke filluar një cikël të ri dy-vjeçar, kështu që ju mund të mbështeteni në një fillim të ri. Marsi tani është duke lëvizur me shpejtësi të lartë,pasi ka qenë në prapavijë që prej fillimit të muajit mars deri më maj, por gjatë javëve të fundit, i është dashur kohë për të rikuperuar energjitë e veta. Ju jeni në një pozitë për t'u patur zili në këto momente, sepse Marsi është duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe mund tju ndihmojë më shumë sesa keni pritur ju.
Ju mund të negocioni një marrëveshje apo kontratë, afër 15 gusht, kur Marsi dhe Plutoni, të dy udhëheqësit e krerët e tu, do të jenë vendosur në mënyrë hyjnore në kënd të drejtë, duke ju ndihmuar që të arrini një marrëveshje të kënaqshme për ju.
Tre ditë më vonë, në 18 gusht, ju do të përjetoni një aspekt të rrallë, takimin e Afërditës me Jupiterin, në shtëpinë tuaj të famës dhe nderimeve. Kjo është kaq e rrallë, sepse ky takim ndodh vetëm një herë në vit, por që këto planete të takohen në sektorin e karrierës ndodh vetëm një herë në dymbëdhjetë vjet. Kjo është një ditë me pesë yje! I dashur Akrep, ju ndodheni në muajin më të mire që keni patur ndonjëherë për të kërkuar punë të re.Wow!Urime!
Më 25 gusht, kur sundimtari juaj Marsi të takohet me Saturnin, ju do të ndiheni sikur diçka ka zënë rrugën tuaj. Juve do tju duhet kohë për të zgjidhur një çështje kyçe apo situatë, ose për të marrë një vendim për të cilin jeni i dyzuar. Merrni kohën që ju nevojitet.
Shtëpia juaj do të jetë në qendër të vëmendjes suaj gjatë shfaqjes së Hënës së Plotë në 10 gusht, kur ju mund të bleni mobilje të reja ose të drejtoni përfundimin e një rinovimi, riparimi, ose lyerje intensive me bojë. Duket se do të jeni nën tension gjatë kësaj kohe, pasi Saturni do të jetë i pozicionuar në kënd të vështirë me Diellin dhe Hënën e Plotë. Qetësojeni veten dhe qëndroni optimist. Ka mundësi që edhe anëtarë të familjes do të kenë nevojë për ju, duke shtuar ngarkesen në supet tuaja. Megjithatë, Urani ka disa surpriza të lumtura të fshehura nën mëngën e tij për ju, kështu që në qoftë se jeni duke kërkuar zgjidhje në lidhje me shtëpinë si mobilje / peizazhe / opsione projektimi- një zgjidhje e mrekullueshme mund të duket sikur po vjen nga ajri.
Gushti do të jetë një muaj i fuqishëm në lidhje me përparimin e karrierës, por një ndikim i bukur social do të hyjë me shfaqjen e Hënës së Re në 25 gusht. Kjo është arsyeja pse ju duhet ti nxisni situatat në lidhje me progresin profesional tre javët e para të gushtit. Sapo të shfaqet kjo Hënë e Re në fund të muajit, ju do të doni të shkëputeni nga punët dhe ti gëzoheni shoqërisë së miqve tuaj më të mirë.
Nëse ju keni bërë çdo gjë në mënyrën e duhur për karrierën tuaj gjatë fillimit të muajit, ju do të jeni i etur për të marrë një pushim në fund të muajit dhe ju do ti gëzoheni kësaj periudhe pushimi, më shumë se çdo gjë tjetër, sepse ju e fituat atë. Ju jeni një shenjë me intensitet të lartë, jo shumë e aftë për të bërë kthesa të menjëherëshme, kështu që mund tju duhet më shumë kohë për të ndryshuar situatën. Duke ditur këtë, filloni ti merrni gjërat gjërat shtruar nga mesi i gushtit, që të keni mundësi ti ngadalësoni ato në fund të muajit.
Shigjetari
Jeta juaj është gati të bëhet më energjike nga tani e tutje. Muajin e kaluar, Jupiteri, planeti juaj sundues dhe dhënësi i dhuratave dhe fatit, u zhvendos në shtëpinë e nëntë që mbulon aspektet intelektuale si mendjen, zgjerimin, por edhe udhëtimet ndërkombëtare, eksport-importet, fushën akademike, shpirtërore dhe filozofike; gjithashtu mbulon sistemin e gjykatave dhe të gjitha mediat. Jupiteri do të jetë në gjendje tju ndihmojë në mënyrë shumë më efektive sesa ka bërë në vitet e fundit, pasi që prej 26 korrik të muajit të kaluar, ky planet i fatit të mirë është vendosur në një shenjë zjarri, ashtu siç jeni ju. Fushat e mbuluara nga shtëpia e nëntë e kartelës tuaj yjore, janë ato që flasin për shpirtin tënd.
Me shumë gjasa juve do tju krijohet mundësia që të shkoni në një qytet apo shtet tjetër, gjatë kohës që Jupiteri ndodhet në shenjën e Luanit (deri në gusht 2015) ose ju mund të punoni me një person nga një vend i huaj, në një mënyrë jashtëzakonisht fitimprurëse. Ju do të “mbillni” farat gjatë këtij viti dhe do të vendosni themelet për një cikël 12-vjeçar. Nëse është e rëndësishme për ju që të diplomoheni, ju duhet të aplikoni për tu pranuar në një universitet, por edhe për bursë financiare. (Jupiteri jo vetëm sjell mundësi dhe fat, por shpesh siguron mjetet për të përfituar nga këto mundësi.)
Shigjetari është i njohur si një shenjë që ka aftësi për të shkruar dhe botuar, prandaj nëse ëndrra juaj është që të shkruani në gazetë, revistë, apo akoma më tëpër- të shkruani një roman, ky është viti - dhe muaji më i mirë - për të ndërmarrë hapat tuaj të parë drejt realizmit të kesaj ëndrre. Gjatë këtij muaji do të jetë momenti më i mirë që të hihni në treg produktin tuaj, të hapni organizatën tuaj, apo edhe ndonjë biznes të vogël. Nëse ju jeni një avokat apo keni lidhje me sistemin e drejtësisë, ju do të keni jashtëzakonisht sukses me rastet tuaja, sidomos në muajin gusht. Ju e keni marrë dritën jeshile për të ecur përpara, në lidhje me këto fusha, pasi Hëna e Re e 26 korrikut, do jetë e fuqishme edhe në fillim të gushtit, por ju duhet të veproni shpejt.
Kur është fjala për dashurinë dhe argëtimin, sigurohuni që të jeni jashtë në 8 gusht, kur Urani, në shtëpinë tuaj të dashurisë, do të marrë rreze të arta nga Dielli. Elektriciteti në ajër do të jetë i papërmbajtshëm.
Gushti ofron një kohë ideale për të udhëtuar dhe për ju, më mirë do ishte fundjava e 16-17 Gushtit, kur Aferdita do të takohet me Jupiterin në shenjën e Luanit. Kjo fundjavë do të jetë plot me mundësi romantike, prandaj rrethojeni atë me të kuqe! Afërdita do tju mbush me vibracione dashurie nga data 12 gusht deri në 4 shtator, gjithashtu do tju nxisë të përmirësoni pamjen tuaj në mënyrë drastike. Gjatë kësaj faze të këndshme,shkoni tek parukierja juaj per vendosur një model të ri flokësh, ose vizitoni dyqanet që do të marrin mallra të rinj për sezonin e ardhshëm. (Tetori do të sjellë Mërkurin në prapavijë, kështu që veproni tani, ndërkohë që Afërdita është pozicionuar aq bukur me Diellin.)
.Karriera juaj do të ngrihet me shpejtësi si të jetë një raketë, menjëherë pasi të shfaqet Hëna e Re më e rëndësishme profesionale e vitit , më 25 Gusht. Është e domosdoshme që ju të jeni në qytetin tuaj, mundësisht në punën tuaj në këtë datë, pasi ky është momenti kur të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë vitit 2014, tani do të përkthehen në rritje profesionale, ndryshim pozicione, shperblem dhe page e re. Ju duhet ti mbani gjërat në mënyrë konfidenciale, siç tregohet nga pozita e Marsit, por që kjo nuk do të sjellë ndonjë problem të dukshëm- ju do të keni mbështetjen e tij për të shqyrtuar mundësitë e reja të karrierës që do të vijnë gjatë dy javëve të ardhshme. Nëse jeni duke punuar për një ide kreative,duhet ta mbani sa më sekret idenë tuaj, për shkak të pozitës së Neptunit. Ju do të keni dy javë në dispozicion për të filluar, pasi të arrijë Hëna e Re e 25 gushtit, pasi ajo do të jetë e fuqishme edhe në fillim të shtatorit. Gjëja më e rëndësishme është fakti qe ju i keni hapur bisedimet dhe i keni “mbjellë farat”. Në mesin e bisedimeve të shumta, do të arrini të dalloni atë që ka potencialin tju fuqizojë.
Si në shumicën e pozicioneve të larta, ju do të keni konkurrencë të fortë, kështu që qëllimi juaj duhet të jetë shumë i saktë dhe i sigurt, sepse ju nuk mund të përballoni asnjë hap të gabuar. Marsi dhe Saturni do të takohen në sektorin e prapaskenave më 25 gusht, kështu që do të jetë e vështirë për të identifikuar se çfarë trukesh do të përdorin konkurrentët tuaj. Ju mund të ndiheni si i ngrirë për momentin, deri sa të zhvilloni një strategji, por që edhe kjo do të vijë shumë shpejt.Është e mundur që një nga referencat tuaja nuk është edhe aq mbështetese për ju, prandaj ju duhet të bëni një listë me të gjithë ata që mund tju japin një referencë mbresëlënëse. Megjithatë mos u përqendroni shumë në këtë çështje, sepse idetë tuaja krijuese dhe stil i pazakontë i të menduarit jashtë kornizave është ajo që të tjerët do të vlerësojnë më shumë tek ju, gjatë këtyre 12 muajve në vijim. Lejoni individualitetin tuaj të mbretërojë!
Bricjapi
Ju sapo keni hyrë në vitin më fitimprurës të gjithë dekadës, pasi Jupiteri, planeti i dhuratave, lumturisë dhe begatisë financiare, ka hyrë në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë. Kjo shtëpi mbulon gjëra të tilla si fitimet, çmimet në konkurse, vendimet e gjykatave, bursat për shkolla dhe ndihmat financiare, komisionet e kapitaleve, kreditë, trashëgimitë dhe të gjitha të ardhurat e tjera që ju mund ti merrni në shuma të mëdha nga palë të treta.
Muajin e kaluar, më 26 korrik, një Hënë e Re jetike u shfaq duke sjellë energji të veçantë për çështjet financiare; energji që zgjat edhe në fillimin e gushtit. Nëse keni nevojë për fonde të posaçme për të krijuar një ëndërr, nëse mendoni të filloni biznesin tuaj, të blerë një shtëpi, të filloni universitetin, apo ndonjë veprim tjetër që do të përfshinte fonde të posaçme, ju duhet të filloni veprimet tuaja në gjysmën e parë të muajit gusht . Nëse jeni duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë të drejtë për të ndarë pronën e përbashkët në një divorc apo në përfundim të një biznesi, koha për të hapur bisedimet është tani. Ju nuk do të keni shans më të mirë se ky këtë vit.
Ju do të përfundojë çështje financiare brenda 10 ditëve të para të gushtit, duke bërë pagesa dhe nënshkruar marrëveshje. Ju mund të ndiheni “të shtrydhur”, kur do tju duhet të paguani detyrimet në mes të muajit, por parashikimi afatgjatë financiar është kaq i fortë saqë ju nuk keni arsye të frikësoheni - së shpejti ju do të shihni frytet e punës tuaj. Prova e fatit tuaj financiare do të shfaqet në 18 gusht, kur Afërdita do të bashkojë forcat me Jupiterin. Karriera juaj do të rritet dhe ky është vetëm fillimi.
Profesionalisht, që prej dhjetorit të vitit 2013 dhe sidomos në prill dhe maj, karriera ishte qendra e të menduarit tuaj, por ajo përfaqësohej nga kohë të vështira pune, me momente që kanë qenë kaotike, ku askush nuk mund tju thoshte se çfarë do të ndodhte minutën e ardhshme. Këta muaj të gjatë dhe të lodhshëm kanë përfunduar dhe ju tani mund të merrni frymë lirisht. Ju tani mund të kaloni kohë me familjen dhe shoqërinë tuaj- të merrni pjesë në aktivitete sociale të ndryshme. Marsi është larguar nga ndërtesa - ose të paktën nga shtëpia juaj e dhjetë e famës. Shtëpia e dhjetë është normalisht një vend i veçantë dhe pozitiv për tu vendosur Marsi, sepse ai bën të mundur që ju të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm për karrierën tuaj - por kësaj rradhe Marsi ishte i çuditshëm, ndërkohë që ishte strehuar në shtëpinë tuaj të dhjetë, Urani dhe Plutoni e ngacmonin Marsin me praninë e tyre. Në vend që tju ndihmonte, Marsi i shtoi më shumë presion karrierës tuaj nga ajo që ishte e nevojshme.
Lajmet e ndryshimit të menaxhimit ose klientëve tuaj mund të kenë bërë që jut ë kërceni nga gëzimi. Ju keni mësuar ti ktheni ngjarjet në avantazhin tuaj duke u mbështetur në reputacionin dhe përvojën tuaj dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për të ecur përpara. Nëse jeni të rinj, megjithatë, ju nuk mund të keni mjaftueshëm vite në kurrizin tuaj, kështu që ju duhet ti hidhni hapat një nga një, të merrni frymë thellë dhe të ndërtoni reputacionin tuaj.
Marsi u zhvendos në shenjën e Akrepit muajin e kaluar dhe ju do të vini re një lehtësi të re në ajër. Miqtë do të fillojnë të luajnë një rol shumë më të madh në jetën tuaj nga ky moment deri në mes të shtatorit, kështu që ju mund të caktoni festat ku do të shkoni, vizitat në muze, pazar me miqtë dhe mbremje të vona jashtë në restorante romantike, filma, apo koncerte në natyrë nën yjet e ndritshëm. Ju do të keni mjaft kohë për të rifreskuar shpirtin tuaj. Nëse doni të merrni një pushim, momenti më i mirë do të jetë dita kur Hëna e Re do të shfaqet në 25 gusht, efektet e te cilës do të ndihen edhe gjatë ditëve në vijim. Një vend pranë ujit do të ishte ideale për ju.
Megjithatë, nëse ju jeni i punësuar në fushën e botimeve ose transmetimeve televizive/radiofonike, nuk do të doni të largoheni nga ambienti i punës, sepse detyra të rëndësishme mund të dalin në skenë, sapo të shfaqet Hena e Re. Mesa duket ju do të keni shumë mundësi për të shfaqur krijimtarinë tuaj, kështu që nuk do të jeni i rezervuar në lidhje me paraqitjen e tyre. Mundësi të tjera do të dalin, të tilla si mundësitë për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare biznesi. Edhe çështje ligjore mund të dalin në skenë, por për shkak të qëndrimit të Neptunit, duhet të kërkoni sa më shumë detaje qe të jetë e mundur, kur jeni në fazën e zbulimit.
Ujori
Në muajin Maj, ju patët disa mundësi interesante në lidhje me karrierën dhe tani, në gusht, ju do të keni një shans të mirë që të gërmoni më thellë në bisedimet që nisët apo për një punë më të mirë që jeni duke e marrë në konsideratë. Nëse keni pranuar një post të ri më parë, ju tani mund të nxirrni strategjinë për të bërë një emër për veten tuaj. Planeti Mars do të jetë në pozicion ideale për të tërhequr vëmendjen lidhur me idetë tuaja, për të siguruar mbështetjen dhe për të vendosur rendin e ditës tuaj. I vetmi moment që ju mund të keni një problem të vogël do të jetë data 25 gusht, kur takimi i planetit Marsi (leviz!) me Saturnin (ndalo!) do tju dërgojnë mesazhe kontradiktore dhe ju duhet të gjeni një mënyrë për ta kapërcyer këtë pengesë. Merrni kohën e duhur - nuk ka asnjë arsye pse të nxitoni. Megjithatë, karriera juaj do të shkëlqejë më shumë se zakonisht.
Në dashuri, një marrëdhënie është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Nëse jeni beqar dhe po dilni në takim me dikë që e po e mendoni seriozisht, një propozim për martesë ka shumë gjasa të ndodhë në gusht, nëse një i tillë nuk ka ndodhur gjatë korrikut. Martesa është ndonjëherë një mendim i frikshëm për Ujorin e pavarur, por me Jupiterin tani në sektorin tuaj të martesës, ideja për dashurinë e përjetshme është e ëmbël dhe lirike - diçka për tu festuar. Nëse ju nuk po takoni asnjë , në 24 gusht ose në ditët që rrethojnë këtë data, mund të keni një takim të papritur, në sajë të rrezeve të Afërditës me Uranin, planetin e të papriturave.
Nëse jeni të martuar, lidhja juaj do të thellohet. Nëse ju keni patur fërkime me njeri tjetrin, vendosja e Afërditës në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve nga 12 gusht deri në 13 shtator do tju ndihmojë të gjeni fjalët e buta dhe të ëmbla për ti bërë gjerat që të funksionojnë. Tani është momenti ku ju mund të planifikoni të bleni shtëpi, të nisni një fëmijë, apo të kurseni para për fëmijën që keni aktualisht. Por ju edhe mund të formoni një çift të shkëlqyer biznesi ne fillim të gushtit dhe nëse e krijoni, atëherë mundësia për fitime do të jetë veçanërisht e fortë.
Hëna e Plotë e këtij muaji do të shfaqet shenjën e Ujorit, në 10 gusht, e cila do ti nxjerrë në sipërfaqe të gjitha mendimet dhe dëshirat tuaja. Ajo do të jetë e vetmja Hënë e Plotë e vitit në shenjën tuaj, prandaj duket se ky do te jetë një moment i madh,sidomos nëse ditelindja juaj është në atën 6 shkurt. Urani, sundimtari juaj, do të jetë i pozicionuar bukur me këtë Hënë të Plotë , duke krijuar mundësinë për të udhëtuar ose për tu rrethuar nga njerëzit që ju duan. Nuk ka dyshim për këtë, kjo do të jetë një kohë e lumtur për ju, pasi Urani, sundimtari juaj, do të sjellë një surprizë të madhe, e cila do tju bëjë të lumtur dhe të qeshur.
Çështjet financiare do të duhet të adresohen në fillim dhe në fund të muajit dhe ndoshta ju jeni duke e menduar këtë variant gjithashtu. Ju mund të keni qenë duke menduar për planin e kursimit, apo për ndonjë plan të leverdisshëm financimi, ose si të negocioni për përfitimet tuaja ose paketën e komisionit / shpërblimeve për një pozicion të ri në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Keni shumë për të menduar këtë muaj, i dashur Ujor!
Peshqit
Puna, shëndeti juaj dhe jeta në përgjithësi duken mjaft mire, të dashur Peshq. Muajt ??e fundit të vitit 2014 nuk kanë qenë të lehtë për ju, por tani po fillon një faze e re, e cila do tju motivojë dhe do tju ktheje optimizmin tuaj të famshëm.
Përparësia juaj duhet të jetë përmirësimi i shendetit tuaj. Nëse i keni shtyrë për më vonë kontrollet shendetësore vjetore, është momenti që ti bëni ato. Peshqit janë një shenjë delikate kur është fjala për shendetit dhe kjo është arsyeja pse lajmi i vendosjes se Jupiterit në fushën e shëndetit është kaq emocionues. Pavarësisht situatës që ndodhet shendeti juaj, tani ju keni çdo arsye të besoni se mund ta bëni atë më të fuqishëm se me parë. Nëse keni një shqetësim kronik shëndetësor, ju mund të shkoni dhe të kërkoni një mendim të dytë ose të bëni kërkime për të parë nëse diçka e re është zbuluar nga mjekësia.
Takimi i Afërditës dhe Jupiterit më 18 gusht do të sjellë kaq shumë lëvdata në sektorin e punës, sa ka mundësi që ju të skuqeni, por edhe të mbusheni me energji besim të madh në vete. Talentet tuaja krijuese do jenë në vëmendjen e eprorëve tuaj dhe të kolegëve gjithashtu.
Me shfaqjen e Hënës së Plotë gjatë fundjavës së 9-10 gushtit, ju mund të vëreni se ajo që dëshironi tani është privatësia. Merreni atë - ju duhet të keni patjetër. Projektet tuaja, veçanërisht ato që përfshijnë të shkruarin, të folurin, redaktimin, ose kodimet dixhitale, duket se kanë qenë të kërkuar prej të tjerëve. Megjithatë, e njëjta Hënë e Plotë mund tju gjejë edhe duke bërë analizat në spital, ose duke marrë rezultatet mjekësore përfundimtare, sëbashku me një plan veprimi.
Një marrëdhënie e veçantë duket se do të ndriçojë në ditët që pasojnë shfaqjen e Hënës së Re, më 25 gusht. Ju mund ta ktheni dashurinë tuaj në martesë, ose thjesht ta çoni atë në një nivel më të ngushtë. Nëse ju tashmë jeni të martuar, siguria financiare që ju jep Merkuri këtë muaj, sugjeron që ju mund të jeni duke menduar për të blerë shtëpi ose të bëni diçka të rëndësishme në shtëpinë që keni tani.
Nëse ju do të merrni një vendim për të ndryshuar jetën duke krijuar një partneritet në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, sigurohuni që ti keni të gjitha faktet dhe ta keni parë situatën nga të gjitha anët. Ju duhet të keni fakte të sakta në lidhje me partnerin tuaj dhe të njohni ndershmërinë e tij. Neptuni do të jetë pozicionuar në të kundërt të Diellit dhe Hënës së Re dhe do të shkaktojë mjegull apo konfuzion në kohën që do merrni vendimin. Neptuni është sundimtari i shenjës së Peshqve ,që do të thotë se ky aspekt do të ndikojë drejtpërdrejtë te ju. Megjithatë, me Merkurin në kënd të bukur me Saturnin dhe Marsin, ndiej se rezultati do të jetë i qëndrueshëm dhe pozitiv.
Ky është një muaj i ndritshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me muajt e vështirë në fillim të vitit. Me Marsin që po ndricon shkëlqyeshëm sektorin e njerëzve të tjerë, ju mund të planifikoni një udhëtim në çdo kohë që ju pëlqeni gjatë gushtit. Ky mund të jetë një muaj mjalti apo thjesht një udhëtim i bukur romantik në çift, në një vend që ju kurrë nuk keni qenë më parë, i cili do të ndezë imagjinatën tuaj dhe tju dërgojë në shtëpi plotësisht të frymëzuar.