Klea Huta dhe Elgit Doda tani i blejnë biletat nga dy.
Çifti më i ri (vetëm për ne) i showbiz-it shqiptar ishin bashkë mbrëmë gjatë finales së “Këngës Magjike”, dhe u fokusuan nga kamera kur Ardit Gjebrea falenderoi Elgit Dodën, si kompozitor i këngës së “Insta Magic Girls”- Besit dhe Erjonit- në natën e parë gjysmëfinale.
Ne të Anabel.al ishim aty, kështu që thamë po ua bëjmë një foto menjëherë pas përfundimit të festivalit, kur të gjithë ngrihen për të ikur nga salla.
Dhe Klea na pa në dritë të syrit.
Në fakt, edhe pse lidhja e tyre u bë publike vetëm në verë dhe ata e konfirmuan vetëm në tetor, Rezarta Shkurta, mikeshë e Elgitit, tregoi se janë bashkë prej kohësh; kanë më shumë se një vit bashkë.
Por ndërsa në eventin e fundit ku ishte e ftuar, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Kult”, Klea u shfaq vetëm, këtë herë ishin bashkë, bashkë në mes të publikut të Pallatit të Kongreseve.