Oriela Nebijaj prezanton krahas Eno Popit dhe Isli Islamit në emisionin e mëngjesit “Wake Up”. E ftuar në “Pop Culture” Oriela foli rreth punës së saj, intervistave me të ftuarit si dhe përshtatjen e saj me këtë eksperiencë të re televizive.
“Me çunat jam përshtatur shumë shpejt. Enon e njihja prej kohësh, ndërsa me Islin nuk ke se si [të mos përshtatesh]. Është djalë i mirë, i drejtë dhe shumë profesionist.”
Ajo tha se të shumta janë komentet pozitive që ka marrë, ndërkohë ato negative janë të pakta dhe kryesisht të tipit: “kjo ngjyrë s’të shkon shumë”.
“Më kanë thënë: më ke ndryshuar mëngjesin ose sa bukur zgjohem me ty. Meshkujt janë më të rezervuar kështu që komentet i kam marrë më së shumti nga vajzat, ato janë më hokatare.”
E pyetur për mashkullin ideal, nëse është më shumë si Eno apo Isli, Oriela u përgjigj:
“Nuk kam një mashkull ideal. Për mua ka rëndësi dhe i besoj vetëm ndjenjës. Le të vijë nga qielli ai, le t’i ketë të gjitha por nëse s’ka ndjenjë... kështu që as Eno dhe as Isli.”