Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Binjakët dhe Gaforrja

1 Dhjetor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Binjakët dhe

Ndërsa hyni në muajin dhjetor, Mërkuri, planeti juaj mbrojtës, do të kthehet prapa nga 3 dhjetori deri më 22 dhjetor, duke ju shkaktuar vështirësi në komunikimet që bëni, nga më të thjeshtat deri te ato më të komplikuarat. Keqkuptimet do të jenë në rritje dhe do të hasni vonesa në transportin e porosive tuaja dhe në udhëtime. Përpiquni të bëni sa më shpejt pazaret për festat e fundvitit dhe dhuratat që do të jepni. Synoni për qartësi dhe saktësi: Kontrolloni dy herë adresat për dërgesat që do bëni dhe që fluturimet tuaja janë në kohë, konfirmoni çdo akomodim në hotel para se të largoheni nga shtëpia. Organizimi i mirë do të jetë çelësi për të kaluar muajin me sukses.

Hëna e plotë e 3 dhjetorit do të jetë në shenjën e Binjakëve, duke sjellë në përfundim diçka që është shumë e rëndësishme për ju. Po mendoni të zhvendoseni në një adresë tjetër dhe po peshponi të gjitha anët pozitive dhe negative të kësaj zhvendosjeje. Fatmirësisht Urani do t’ju sjellë fat kur më pak e prisnit, ndërsa Neptuni nuk do të jetë aspak ndihmues, duke mjegulluar faktet, ndaj marrja e një vendimi do të jetë thuajse  e pamundur.

Prisni hënën e 18 dhjetorit për të marrë më shumë fakte. Nga mesi i janarit do të nisni disa diskutime financiare të rëndësishme, por dhjetori nuk është momenti i përshtatshëm për të firmosur marrëveshje. Nëse janari është shumë vonë, të paktën prisni deri pas 22 dhjetorit, kur Mërkuri do kthehet në gjendje normale.

Ky muaj do të jetë më romantik për Binjakët e lidhur sesa për ata beqarë, por nëse po kërkoni dashurinë, 20 dhjetori është koha më e përshtatshme, duke nxjerrë në sipërfaqe argëtimin dhe bisedat e këndshme. Mund të takoni dikë më të madh se ju dhe të shihni si shkon.

Hëna e re e 18 dhjetorit do të ndriçojë sektorin e marrëdhënieve/martesës, duke hapur bisedat për një fejesë apo lidhje dashurie, ose një bashkëpunim në biznes. Pas 22 dhjetorit do të jeni të zënë me punë dhe çuditërisht, pak ngushtë me paratë, dhe prurjet e parave mund t’ju shqetësojnë pak, veçanërisht në 21 dhjetor. Në tre vitet në vijim duhet të jeni më realistë në menaxhimin e parave. Saturni do t’ju paralajmërojë herë pas here dhe nëse punoni me të, do ta mbyllni këtë periudhë shumë më të pasur nga se hytë.

Përpjekja e Marsit për t’u takuar me Jupiterin në 8 janar, do të ndihet nga fundi i dhjetorit dhe do të qetësojë situatën. Gjithashtu në janar do të kuptoni se përpos frikërave dhe dyshimeve, sumë shpejt do të jeni të pasur, siç nuk e kishit pritur.

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Binjakët dhe

Teksa muaji nis, do të pyesni veten: pse jam kaq e zënë çdo vit në dhjetor? Është e vërtetë, ndodh çdo vit, por do të vini re se festat e vjetshme ishin shumë herë më argëtuese së këto të këtij viti. Do t’ju duhet të punoni nën trysninë e afateve dhe në të njëjtën kohë do t’ju duhet të merreni me punonjës të patrajnuar që s’e dinë ç’duhet të bëjnë. Me Mërkurin në prapavijë, ata mund të bëjnë gabime. Duhet të kontrolloni gjithë punën e bërë para se të shohë dritën e diellit. Vartësit do të jenë njerëz të gëzueshëm, duke marrë parasysh hyrjen e Afërditës në sektorin tuaj të punës, por sidoqoftë, s’do të keni mjaftueshëm staf për të përballuar ngarkesën e punës.

Me Mërkurin në prapavijë, nga 3 deri në 22 dhjetor, do ta keni vështirë të gjeni ndihmës. Detajet do të kenë më shumë rëndësi se kurrë dhe posta me të cilën bashkëpunoni do të jetë më e ngadaltë dhe e ngathët se muajt e tjerë.

Gjatë dhjetorit, kujdesuni për shëndetin tuaj, pasi është një muaj impenjues. Mund të sëmureni pak para ose pak pas hënës së plotë më 3 dhjetor.

Hëna e re, në 18 dhjetor, do të bashkohet me Saturnin dhe do t’ju motivojë të ndërtoni një strukturë e të implementoni procedura të reja në punë. Do t’i bëni këto për të mos u gjendur në të njëjtën ngarkesë si më parë. Të tjerët mbështeten tek ju për të kaluar festa perfekte dhe kjo përgjegjësi do t’ju rëndojë në shpatulla.
Ekziston një përjashtim, nëse Marsi përkundrejt Uranit më 1 dhjetor, plus minus dhjetë ditë, do të shkaktojë probleme mes jush dhe manaxhimit. Nëse po, mund të gjendeni të papunë, por hëna e plotë e 18 dhjetorit do t’ju ndihmojë të gjeni një vend të ri pune, të ngjashëm me të mëparshmin.

Saturni, mësuesi i ashpër që na pjek dhe na bën gati për përgjegjësi më të mëdha, do të shpërngulet nga Shigjetari drejt sektorit tuaj të punës. Jeta juaj profesionale do të përmirësohet dukshëm. Saturni duhet të shkojë gjëkundi dhe pas kësaj do të lëvizë në sektorin tuaj të partneritetit, ku do të ndikojë në bërjen e një premtimi apo pranimin e një propozimi martese.

Saturni teston shpesh qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dhe nëse ju jeni gati të shkoni drejt altarit, gati do të jetë edhe partneri juaj. Nëse jeni të martuar, Saturni do të testojë përkushtimin ndaj njëri-tjetrit. Nëse jeni të palumtur, mund të gjeni kurajon për t’u larguar nga ajo lidhje nga tani deri në dhjetor të 2020. Nëse jeni gati të bashkëpunoni me dikë në biznes, do ta bëni së shpejti, në janar. Ky nuk është muaji i duhur për të firmosur dokumenta apo për të rënë dakort verbalisht, prej Mërkurit në prapavijë.

Saturni do të bashkohet me Diellin më 21 dhjetor dhe problem nuk do të jetë marrëdhënia juaj, por mungesa e parave. Do ta vini vetë re kur të mos ju dalin llogaritë që nga 18 dhjetori deri në fund të muajit.

Kur Marsi, planeti sundues i karrierës suaj, do të lëvizë në shenjën e Akrepit më 9 dhjetor deri më 26 janar, do t’ju lindë një ide gjeniale që do t’ju sjellë përfitime marramendëse. Marsi gjithashtu do të nxehë jetën tuaj romantike gjatë kohës që është tek Akrepi. 14 dhjetori do të jetë një natë për t’u mbajtur mend pasi Jupiteri do të bashkohet me hënën në tranzicion në shenjën e Akrepit. Marsi do të sigurohet që të bëni qejfin e një jete.

Që prej tetorit të kaluar, Jupiteri hyri në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë për të qëndruar deri në nëntor të 2018-s. Pra, viti që vjen do të jetë më i paharrueshmi i jetës suaj. Gjatë gjithë muajit, Jupiteri, Neptuni dhe Marsi do të inkurajojnë dashuri dhe afërsi. Nëse udhëtoni, sigurohuni që ta bëni rreth 27 dhjetorit, pasi do të jetë magjike.

Vigjilja e Vitit të Ri sjell një hënë të re, më 1 janar në shenjën e Gaforres. Me siguri do t’ju sjellë begati dhe mbarësi. Ç’mënyrë për të nisur vitin!