Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Dashi dhe Demi

1 Dhjetor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Dashi dhe Demi

Me hyrjen e muajit, gjatë hënës së plotë të 3 dhjetorit mund të bëni një udhëtim të shpejtë pune që do të vijë papritur për ju. Do të keni një synim për të përmbushur dhe mund të ndjeni presionin për ta bërë gjatë javës së parë të dhjetorit. Megjithatë fakti që do të dilni nga zyra do t’ju bëjë mirë. Nëse jeni në shkollë të mesme apo në universitet do të keni provime përpara dhe do të mësoni shumë. Do të jeni pak nervozë dhe mund t’i ktheheni keqaz çdokujt që ju sheh keq. Do të ndiheni konfuzë dhe mund të hasni probleme në marrëdhënie me klientë, mund t’ju shpëtojnë detaje në kontratë, ose nëse bëhet fjalë për klientë të huaj, ndonjë gabim në përkthim, megjithatë do t’ia hidhni paq sepse do të jeni metodikë.

Mërkuri është në prapavijë nga 3 dhjetori në 22 dhjetor. Jepini vetes pak kohë për të bërë blerjet e Krishtlindjeve dhe mos i lini në minutë të fundit, ndryshe do ta ndjeni në lëkurë efektin e Mërkurit në prapavijë.

Nëse ju ftojnë në një festë të shtunën e 2 dhjetorit, shkoni, pasi mund të jetë mbrëmja më magjike e sezonit. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, bashkë me imagjinatën e Neptunit, do t’ju ofrojnë mbrëmjen e ëndrrave, perfekte për të ndjerë dhe për të shprehur dashuri.

Më shumë udhëtime do të vijnë në 18 dhjetor, por keni detyra për të mbyllur para se të shkoni në aeroport. Në të njëjtën kohë, partneri juaj do të jetë më i qetë se zakonisht, mbase i rrëmbyer nga detyrat e sezonit, ndaj përpiquni të mos i ushtroni presion, sepse të gjithë do të jenë pak të dobët dhe mund të sjellë krisje në marrëdhënien tuaj. Në të njëjtën kohë, prindërit mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj.

Mund të prisni me padurim ca pushime, por dhjetori do të jetë intensiv dhe të gjithë do të kenë nevojë për vëmendjen tuaj, megjithatë në fund do ta shijoni sepse punuat fort dhe arritët shumë.

Për herë të parë pas 1991-shit, Saturni do të zhvendoset në shenjën e Bricjapit, ndaj prisni ndonjë rritje në detyrë, ose titull mbreslënës. Zyrtarisht mund ta merrni njoftimin nga mesi i janarit, por do të merrni një bonus të majmë financiar nga fundi i muajit ose në 8 janar. 27 dhjetori paralajmëron rrjedhshmëri romance, dashurie dhe lumturie, fiks në kohë për Vitin e Ri, një panoramë fantastike shkëmbimi dashurie.

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Dashi dhe Demi

Financat janë në mendjen tuaj dhe jeni të vendosur të krijoni një bazë të qëndrueshme monetare për veten tuaj, jo vetëm për tani, por edhe për vitet që pasojnë. Në 3 dhjetor do të keni shumë para në duar, që ikin dhe vijnë. Do të paguani disa fatura, por edhe do të fitoni. Këto pushime do të jenë të kushtueshme, ndaj do të ishte mirë të përzgjidhni çfarë ka vërtet rëndësi dhe mos shpenzoni në gjëra të kota. Ajo që ka rëndësi në fund të fundit është se do të shijoni shoqërinë e miqve dhe familjes. Ngrohtësia që ndjeni është ajo që i jep pushimeve dhe jetës kuptim.

Paraja do të vazhdojë të jetë në mendjen tuaj gjatë këtij muaji dhe do të fitoni kënaqshëm. Mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 22 maj, ndaj blerjet do të jenë pak sfiduese këtë muaj. Mund të provoni të gatuani biskotat e mamasë tuaj dhe t’ia dhuroni njerëzve, kjo është një ide shumë e mirë dhe jo edhe aq e kushtueshme. Të tjerëve mund t’u dhuroni bonuse nga dyqane të ndryshme, por sigurohuni që po i jepni diçka që u leverdis.

Pas një muaji të zënë, do të keni mundësi të kaloni kohë me partnerin dhe do të dashuroheni ëmbëlsisht siç vetëm ju dini. Një fejesë mund të jetë në horizont dhe nëse jeni të martuar, mund të intrigoheni të bëni një udhëtim drejt një vendi tjetër, ku do të prisni edhe ndërrimin e viteve.

Nuk keni ende dashuri në horizont? Mund ta shfrytëzoni këtë energji në karrierë, që duket të jetë shumë e suksesshme, mbi të gjitha nëse bashkëpunoni me një partner apo agjent në biznes, apo përfaqësoni të tjerë. Shikoni 16 dhjetorin për provë se kur vjen puna tek karriera, asgjë s’mund t’ju ndalojë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.