Metropolitan

Këto nuk janë punët e Zotit: Shkaktarët e reshjeve të dendura jemi ne

Këto nuk janë punët e Zotit: Shkaktarët e reshjeve të

Le ta nisim me ca fakte. Toka po ngrohet çdo ditë e më shumë sepse njerëzit po emetojnë çdo ditë e më shumë gaze ndotëse. Fabrikat, makinat emetojnë gazra, toka ngrohet, efekti serrë që kemi mësuar në 9-vjeçare. Këto janë fakte të vërtetuara shkencërisht.

Po edhe çfarë? Na e kanë thënë me vite me radhë që planeti po ngrohet, edhe çfarë pastaj? Ç’pasoja ka në jetën e përditshme rritja e temperaturave të planetit? Dhe ç’lidhje ka kjo me reshjet e shiut?

Këto nuk janë punët e Zotit: Shkaktarët e reshjeve të

Si fillim, ngrohja globale ndikon drejtpërdrejtë motin dhe eventi meteorologjik që ndikon çdo gjë të gjallë në tokë është shiu. Shumë pak shi, thatësira dhe zjarre. Shumë shi, përmbytje dhe shkatërrim infrastrukture.

Rikthehemi tek ngritja e temperaturave. Sa më i ngrohtë të jetë ajri, aq më shumë lagështirë mban. Me ngrohjen graduale të planetit, ajri do të bëhet gjithnjë e më i lagësht, që do të rezultojë në reshje shiu intensive dhe stuhi shkaktare përmbytjesh.

Këto nuk janë punët e Zotit: Shkaktarët e reshjeve të

Ky grafik tregon temperaturën gjatë percipitimit maksimal (sa ishte temperatura e ajrit në momentin që shiu ishte më i dendur). Me rritjen e temperaturës (boshti horizontal), rritet niveli i percipitimit (boshti horizontal). Studimet tregojnë se percipitimi rritet me 5-10% për çdo rritje të temperaturës me një gradë celsius.

Këto nuk janë punët e Zotit: Shkaktarët e reshjeve të

Pa u përpjekur të luajmë profesorin: Njerëzit emetojnë gaze ndotës. Gazet ndotës ngrohin tokën, krijojnë efektin serrë. Temperaturat rriten. Reshjet janë më të dendura me rritjen e temperaturave. Ergo, fajin e kanë njerëzit.  

Burimi: Scientific American

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4