A ESHTE E MUNDUR QE NENA MOS DOJE FEMIJEN? kshu i ka ndodhur gjyshes me mamane e saj,mamit me gjyshen time,mua me mamin dhe kam frike se do vazhdoje zinxhiri t njejtat keqtrajtime q ka pesuar kjo gruaja q kam x nene,po mi ben mua. jam 18vjec dhe asnj cast nuk me mbeshtet x asgje,behet xheloze pse dua m shume babin (si ajo t vetin kur ishte fmi),kerkon qe ti hapem dhe pastaj m gjykon,sa here zihemi m ofendon gjithmon duke xmendur defektet e mia. t njejten urrejte q nxjerr ajo x mamin e vet e ndjej une per ate dhe shpeshhere trembem si tja bej? sa here q jemi t pajtuara shkojme shum mire bashk (se une q jam m e vogel e toleroj gjthmn) po kur zihemi ajo behet njeri tjeter -.- nj prind qe diferencon fmijet,q sme mbeshtet n asgje,q kerkon t kete kontroll mbi cdo veprim n shp,nj histerike q askush se kupton. a nuk esht kjo gje me keq se dhuna fizike?
Mamaja ime! Eh Anabel si eshte mamaja ime! Eshte drita e syve te mi! Gjithmone e qeshur,e bute,e gatshme per te me ndihmuar,imponuese pa pasur nevoje per fjale,vetem me nje shikim arrin te me lendoje kur dicka nuk shkon mire! E kam gjithmone prane kur kam nevoje per keshilla,eshte aty per te me degjuar! Ka arritur te percoje tek une nje kulture njerezore per te cilen ndihem mjaft krenare! Eshte idhulli im. Dashuria ime e perjetshme! Me pelqen gjithcka tek ajo,edhe rrudhat poshte syve qe tani kane filluar ti theksohen,edhe floket e zeza,syte,buzet, duart qe ja puth gjithmone! I dua batutat e saj qe fillojne qe ne mengjes heret kur do te me zgjoje nga gjumi ,fytyren qe ben kur une behem qesharake,dhimbjen qe ndjej sa here semurem,dhe merakun qe ka nes ndodh te vonohem. Nuk do te me lendote te asgje me teper se te zhgenjeja nenen time dhe familjen! Qofshin perhere te bekuara engjejt qe na kane sjelle ne jete!
Nene, yll per ty cdo dite duhet te jete feste Per ty qe si nje diell ndricon nga mbremja ne mengjes Per te te pershkruar ty do ti mungonin fjalet dhe poetit me te mire Ti je e vetmja rreze drite qe ndricon ne erresire Per 9 muaj ti me mbajte ne bark Me syte e tu e shihja dhe une boten rreth e qark Me solle ne jete me mund, me ushqeve me gji Me rrite me frymen e se mires dhe me dashuri Me mbajte ne preher, me vure ne gjume Nene ti je njeriu qe dua me shume Me kujtohet tani sa here te kam merzitur Ti me qortoje, por pastaj me veshtroje me syte e tu te ndritur Te eshte dashur te jesh edhe burre edhe grua Ke bere cmos per te na rritur, motrat, vellain edhe mua Me kujtohet kur te shihja ne mengjes me syte e enjtur nga deshperimi Dhe une fshihesha prej teje qe mos me shihje lotet qe me dilnin Nje nene si ti nuk i meriton te gjitha ato qe ke kaluar Por ti qenie hyjnore prape e forte ke qendruar Lotet qe ke derdhur ne cdo nate qe ke ndenjur zgjuar Nuk ka thesare as flori per te ti paguar Dhimbjet qe ke kaluar, durimin pakufi Eh nene sa shume dua te behem si ti Te te ngjaj per forcen, zgjuarsine dhe karakterin tend human Por sado qe perpiqem, e di qe kot e kam Sepse ti nga ato nena qe vetem me nje fjale te qetesojne Vetem me nje prekje, direkt gjithe dhimbjen e largojne Duart e tua te plasura nga punet pa pushim Prape kane prekjen me te bute, sepse jane duart e tua engjelli im Syte e tu te pervuajtur qe paskan pasur lot pambarimisht Perseri e kane shkelqimin e jetes, sepse ti je nene sigurisht Sa here ti doje te qaje dhe dilje nga dhoma Qaja dhe une me ty dhe zemra me behej copa Kur me rrije te koka gjithe naten kur une isha me temperature Dhe ti thoje ''le te jem une ne vendin tend, vetem ti mos u semur'' Sa here une vritesha dhe tek ti vrapoja Ti thoje ''te isha vrare une ne vendin tend, tjeter gje sdo doja'' Sa here kishte festa ti nuk doje te festoje As per ditelindjen tende dhurata nuk doje Gjithmone na thoje se po te jeni ju mire, atehere jam dhe une Nje perqafim i yti ta zgjat jeten me shume Sdi si te te therras moter, shoqe apo baba Po te therras shkurt nene dhe te kam thene gjithcka Me fal nese fjalet e duhura si kam gjetur dot Por nuk mundem te shkruaj kur mbytem ne lot Nene te dua... eshte fjale e pakuptimte per ty Mjafton te shohesh syte e tu dhe gjithe bota eshte aty Sa grimca ka shkretetira prape nuk mjaftojne per te treguar sa te dua Do mblidhja lulet e gjithe botes Vetem per te marre nje buzeqeshje nga buzet e tua Gjithe boten ta shetis kurre nuk gjej nje te dyte si ti Do lodhem sa do lodhem, prape ne prehrin tend do vij Tme mbeshtjellesh ne krahet e tua plot dashuri Te ndjej aromen tende dhe behem prape femije
Pershendetje Anabel. Kam pare shume njerez qe kane shkruar ketu per tema te ndryshme,por kjo e sotmja me duket me e goditura. Sigurisht qe gjithkosh thote se si nena e tij/saj nuk ka,ashtu si nenat thone qe si femijet e tyre nuk ka. Une jam 25 vjec. Kur kam qene 13 vjec prinderit e mi u divorcuan. Te them te drejten babin e kam pasur gjithmon pike te dobet,idhull. Por u zhgenjeva shume prej tij. Isha pak a shume e rritur sa per ta kuptuar qe kur nuk shkojne mire prinderit,me mire te ndahen. Ajo qe me zhgenjeu me shume ishte sjellja e tim ati,i cili as nuk kujtohej ndonjehere per mua pas divorcit. Une doja thjesht interesimin e tij, nuk doja tia dija per pagen mujore qe kishte caktuar gjykata (te cilen ai nuk e pagoi kurre). Kalova nje faze depresive si une,edhe mamaja ime. Ishim te detyruara ta nisnim gjithcka nga zero. Shtepi e re,pune e re,shkolle e re. Mamaja ime eshte bere copash per mua, ka punuar si "qen" vetem qe te me shkollonte. Ka qene nene dhe baba ne te njejten kohe. Nuk u martua me. Jeten ma ka kushtuar vetem mua. Me ka ndihmuar te kaloj situata shume te veshtira ne gjimnaz,pasi u mpleksa me nje shoqeri jo shume te mire. E adhuroi dhe nuk e di si do ia shpeblej te gjithe sakrificat qe ka bere per mua. Te dua ma
Mamaja ime e mrekullueshmja mama,fjala me e shtrenjte dhe me e bukur.Ajo qe rriti 5 femije me shume sakrifica dhe me shume barre qe mbarte ne shpatulla.Ajo qe sapo zgjoheshim nga gjumi na vinte kepucet perpara ajo qe bente gjithcka vete,ajo qe duroi dhunen keqtrajtimet,kurvat qe sillte babai ne shtepi, dhe e detyronte te gatuaje per ate ,kurven...Ajo qe edhe pse ishte e semure nuk thoshte kam dhembje,ajo ishte mesuar me gjithcka ,ajo kishte formuar nje korace te forte qe askush se thyente dot.Nje nene e vertete ajo qe i vdiq nje djale dhe zemra e saj filloi te dobesohej dhe te vishte rrobat e zeza qe asnjehere nuk i hoqi.Trup vogel sy bukur sy jeshile dhe floke te gjate te zeza pa asnje thinje.Ajo qe kujdesej edhe per gjene me te vogel e te parendesishme,Mezi prisja te takoja mezi prisja te qendroja prane saj te puthja ta perqafoja,dhe sa qaja kur largohesha prej saj.Me pyeste gjithmone si je me mesime je e para apo e dyta dhe une i thoja e para nene e para gjithmone.Nje dite perpara vdekjes se saj po mendonin te vinte dhe te rrinte disa kohe me ne sepse ne qytetin ku jetonte ben shume nxehte dhe ne i kemi shtepite e fresketa.Mezi po prisja te nesermen ta takoja ,ajo e neserme nuk erdhi kurre , kishte nderruar jete ne 12 te nates dhe sot kur shkoj takoj varrin e saj.I them qe shiko sa jam rritur shikoji floket sa te gjata e kacurrela, mbarova gjimazin nene kete vit dhe dola me nje mesatare te mire 8,3 .Tani po pres te plotesoj formularin dhe ne tetor te filloj universitetin.Nena ime eshte do te jete gjithmone nje femer shqiptare,me zemer te madhe dhe korace te forte.Kjo femer eshte heroina ime,dashuria ime me e madhe ,pengu im me i madh,kjo eshte mamaja ime. Une qe e kam shkruar jam mbesa ,te gjitha perjetimet mi ka treguar mami dhe mendova te shkruaja per gjyshen time ,mamane tend mami .Aurora
Pershendetje Anabel ! Ne lidhje me temen, marredhenia me nenen time eshte e mrekullueshme. Une jam pak ajo problematikja qe e ngre ndonjehere zerin, por shume shpejt pendohem. Gjeja qe me nevrikos me shume ne kete marredhenie eshte celulari, saqe ndonjeher mendoj qe po te mos egzistonin celularet und do isha njeriu me i lumtur ne planet. Flas me te 3 here ne dite minimumi. Ne momentin qe mami con zile dhe une nuk e marr brenda 10 min, fillon me te 2, 3, 4 etj aq sa nga nervat le punen, e telefonoj dhe kur me shikon qe jam nevrikosur me thote " he me se nuk e dallova nese te erdhi zilja " por i njejti muhabet perseritet e perseritet. Pervec ketyre gjerave ka gjithmon dicka per te diskutuar, aq sa sikur mos ti them qe jam e zene, biseda do zgjaste pambarim.Megjithese te njejtat keshilla ka 25 vjet qe mi thote, prap nuk lodhet te mi thote perdite. Megjithese acarohem shpesh me te, do te doja qe kur te behem vete nene, te isha te pakten sa gjysma e saj.
Pershendetje anabel. Nese e poston te lutem anonim. Une qe po ju shkruaj jam 21 vjec dhe gjithmon kam qen e vogla e perkedhelura. Pjesen me te madhe te kohes e kaloja me mamin dhe lidhja jone ishte dhe vazhdon te jete e vecant. Ne ishim kudo bashk sa qe kush na shikonte pyeste nese ishim motra. I kam treguar nenes time gjithcka dhe i kisha thene qe kur te martohem ty do te marr ne paj. Por ja qe ajo iku para meje per te jetuar diku tjt. Flasim 2 apo 3 here ne dite ne tel. I tregoj cdo gje te dites time. Zenkat , emocionet e forta, lumturin time gjithcka. Por ka dicka qe nuk mund tja shpreh MALLIN. eshte e veshtir te kthehem ne shtepi dhe te mos e shoh. Neteve qaj vetem si femij dhe jo nuk i them asgje sepse nuk dua ta merzis. E di qe ajo eshte shume mire dhe e lumtur e di qe im vella e trajton si nje mbreteresh dhe kjo me ben me te forte. Mezi po pres ta shoh tek me pret ne aeroportin e vendit ku jeton. E megjithse i them vetes behu e forte nuk ka dite qe lotet te mos rreshkasin lehte ne faqe dhe malli te te pushtoj fort.
Pershendetje Anabel! Mamit tim nuk do t'i binte asnjehere mundesia ta lexonte kete,po une s'dua te humbas as edhe nje rast per t'i shprehur gjithe mirenjohjen dhe dashurine qe kam per te! Ia kam thene shpesh,po dua t'i perseris qe gjithe jeta ime i dedikohet asaj. (Edhe babit natyrisht,por do bilbilos per te me shume,sapo te hapet tema per baballaret...) Une nuk e di si eshte te kesh nje ''nene te keqe'' dhe nuk e kam besuar asnjehere qe mund te ekzistoje nje e tille,por nuk dua te flas per gjera qe nuk i kam provuar;do ishte e pavend. Ajo qe doja te thoja,shtyre nga nje leter e meparshme,eshte qe,nese nje dite do shohim perpara,pastaj pas dhe do na duket se kemi ngelur vetem, sapo te kthejme koken ne te majten tone,do shohim nje dore qe po shtrengon doren tone. S'kane per te na lene kurre vetem dhe asnje,asnje ne bote nuk do na doje ashtu si na duan ato! Ndonjehere e gjykoj mamin per menyren se si mi shtron gjerat,por kur jam e kthjellet e gjakftohte dhe kur kthej koken pas e shoh gabimet e mia,i jap te drejte per gjithcka. Sepse e di,qe pavaresisht te gjithave,ajo do jete gjithmone aty. Shpesh,s'jemi shume te ndergjegjshem per ato qe na jane dhuruar,por do jua kuptojme me teper vleren nenave kur te shohim karriget e tyre bosh. Ju pershendes
Ajo që mund të them për mamin time është se ajo është e pazëvendësueshme. Në zemrën time përherë ka ekzistuar një “luftë” e vazhdueshme se kujt t’i jap vendin e parë, mamit apo gjyshes sime e cila më ka rritur. Dhe tani “kam bërë” paqe me të, të dyja i kam njësoj, i dua shumë. Por normalisht me mamin mund të flas më lirshëm. Nuk ka gjë që ajo nuk di..cdo mendim, cdo ndjesi timen ajo e kupton. Ajo më kupton pa folur, ajo më kupton edhe duke qenë larg dhe kur me të më lidh telefoni. Mami im ka vuajtur shumë, (fatmirësisht jo nga ana shëndetësore, për këtë falënderoj Zotin që na ka dhënë shëndet dhe i lutem të vazhdojë ta bëjë cdo cast). Dhe e keqja qëndron tek fakti që është mjaft e ndjeshme, njësoj si unë! Dhe ne njerëzit që thellësisht “thyhemi”, dukemi të dobët, por jo! Ajo nuk është e dobët, ajo është tmerrësisht e fortë dhe e logjikshme.. këto dy vecori unë nuk i gëzoj e aq.. ndaj ajo gjithmonë më qëndron pranë, më bën të kuptoj se pse nuk duhet ta bëj apo ta them këtë apo atë gjë! Kjo pasi jam tim impulsiv dhe ec me të drejtën që zor se gjendet sot. Unë nuk e di si do ia bëja pa të, ndaj cdo natë para se të fle i lutem me shpirt Zotit të na falë shëndet. Tek mami im është ndërthurur bukur bukuria fizike dhe ajo shpirtërore. Me sy jeshilë, flokët me onde, me një qëndrim të ftohtë në pamje të parë (ajo ka tërhequr vëmendjen që në rini) dhe ende vazhdon të jetë e tillë e pse i ka kaluar të 50-tat. Por të vecantë e bën qetësia, maturia, logjika, shpirti i butë dhe fakti që është tepër e zgjuar. Pavarësisht se nuk e ka përfunduar arsimin e lartë, ajo dashuron librat, dashuri që ma ka përcjellë në vazhdimësi edhe mua. Është e vecantë. Gjithsesi për shkak të moshës, për shkak se në fund të fundit jemi persona të ndryshëm, kemi shpeshherë përplasje në “luftën” tonë ku ajo përpiqet të më mësojë se si të sillem me “botën”. Pavarësisht të gjithave është një nënë shembull, më saktë një grua shembull. Nqs do e publikoni, iu lutem anonim. Gjithë të mirat.
Miredita Anabel! ! Me pelqen shume faqja juaj e keto dite pushimesh na mban me argetim npm shkrimeve. Mua me shume me pelqen te lexoj e me pak te shkruaj. Per temen e sotme ama do shkruaja pa fund. Ti do marresh ne inbox letra pa fund me histori te bukura,te gezuara por edhe plot trishtim e dhimbje. Historia ime eshte e mbushur plot dashuri. Historia e nje nene dhe princeshes se saj. Mamin im eshte gruaja me e mrekullueshme ne bote. Ajo nuk me ka fale jeten vetem diten qe linda por ma fal cdo dite pa u lodhur me dashurine e perkujdesjen qe me jep. Edhe pse tashme jam e madhe ajo me zgjon nga gjumi e me con per te fjetur duke me puthur e perkedhelur e cdo te diele me sjell mengjesin ne krevat duke thene se jam e vogla e saj. Mbi te gjithe dashurine ka qene,eshte dhe do te jete nje nene e kuptueshme dhe pa paragjykime. Me ka lene te eci me kembet e mia e sa here jam penguar e kam rene ka qene gjithmone aty te me qetesoje duke me buzeqeshur e dhene shprese se cdo gje di shkoj mire. Kjo qe kam shkruar eshte vetem maja e ajsbergut sepse edhe te gjitha fjalet me bukura ne bote nuk do e pershkruanin dot bukurine e shpirtit te mamit tim. Po e mbyll duke thene se uroj qe nje dite te behem sa cereku i saj.
Pershendetje, Marre shkas nga tema e sotme qe te shkruaj edhe une dicka. Jam nene vete, nene e fresket fare dhe me plot gojen them qe Zoti me ka bekuar qe me ka dhene kete emer. Kur une linda, kisha mamane time prane qe te me ndihmonte si nene e re qe isha. Teorite e vjetra bienin ndesh me teorite e sotme per cdo gje kur behej fjale per kujdesin e femijes te sapo lindur dhe mamaja ime merzitej qe une apo im shoq nuk benim cfare ajo sugjeronte. Nje here, dy here, dhjete here, derisa hormonet e mia pas lindjes shkuan aty ku nuk mbanin me dhe pata nje debat te forte me mamane time. Cfare nuk thashe e cfare s'me tha. E "urreva" per momentin, nuk doja ta shihja as te me fliste. Numeroja ditet kur do ikte qe te gjeja ate qetesine time me femijen tim. Sot, them, ku je o mama! Aq nevoje kam per te, sikur edhe thjeshte te me verdalloset neper shtepi. Zihemi, merzitemi ama si dora e ngrohte e mamase nuk ka. As une nuk do dua qe neser femija im te merzitet apo te me "urreje" per dicka te thene pa menduar, prandaj sa me pak hatermbetje aq me mire eshte. Por une mendoje se nje pjese e mire e marredhenies nene-femije eshte edhe sjellja e femijes.Te gjitha nenat duan, varet menyra sesi ato e shprehin kete dashuri, dikush me fjale e dikush me vepra. Anonim te lutem.
Pershendetje Anabel!!! Lexova temen dhe mijera fjal, mijera mendime, kujime me erdhen ne mendje. Nana! Dashnija jeme e par, dashnija ma e paster nbot, ma e brisht, ma e amel. Dashni qe nuk vdes kurr, qe asht e gjall deri nvdekje, qe thrret e kerkan ne cdo moment. Nana asht aja qe te mbron, aja qe te jep buzeqeshjen e mengjesit, aja qe kur tan ta kthejn shpinet at e ke aty PERGJITHMON me ty, perkrah teje, ne cdo hap tendin, ne cdo buzqeshje dhe qe mundohem me tan forcen e shpirtit te saj mas me tlan me ra nji pikez loti nga syte e tu. Nana aja femna ma fisnike, asht qenja ma e brisht e perball mejet asht ma e forta, aja qe kembengul me i dal man cdo situate, qe mundohet bashk me mu me i buzqesh tana llojet e veshtirsive. Kja asht nana jeme, nana apo shoqja? Nana apo motra? Pak randsi ka, e randsishme asht qe une ate e kam njeten teme, qe e maj fort, qe srrim nji moment pa u gri e ne fund i vjen nji percafim me tan dashnin ton. E di, jam e sigurt, qe skam mundsi me pershkru ket dashni. Jam borxhlije ndaj saj, nuk di, nuk di nese ka me ardh aja dit ku une kam me ia shperbly tan mundin e saj qe ka ba aja me mrrit mu, nuk di nese ka me ardh aja dit ku une kam me e ba me u ndi krenari qe ka rrit nji vajz si une. E di se skam me ia dal kurr me ia shperbly tan nervat e saja, kur u ulsha me ba msimet nklas tpar, tdyt, tret apo edhe tesh ne universitet qe jam i del goja mrapa tu mthan ulu me msu, i del goja mrapa tu mkshillu e kurr nji her te vetme nuk mthet u lodha, u merzita. Aja nuk asht merzit ndonjeher me mu. E une me te 1000 her, kthimet e fjals pa fund pa prep mka duru, prep asht ul me mu me e diskutu dhe normalisht gabimi jem gjithmon. Shoqnija jeme, nanen teme e dojn ma shume se mu, e une bahem xheloze (qesh) asht gjithmon e qeshun dhe e mrekullushme. Tan shoqnin teme e njeh, me tan shoqnin teme ka dal dhe del. Ia tregoj te gjitha, mi tregon gjanat qe ka ba e qe ban. KJA ASHT NAN, KJA ASHT NANA JEME. Nuk mund ta pershkruj me fjal at ca une ndjej per te. E du pa fund, E DU!!!
Pershendetje Anabel.Jam nji vajze 18 vjece nga qyteti i Shkodres.Ndjek me shum qef temat qe hapen per diskutim ketu,sot eshte nje teme qe realisht me shtyn me shkru.Me mamin kam nje lidhje shume te ngusht ,eshte kthy ne nje nga keshillueset e shoqet ma te mira.Kam besim vetem tek ajo sepse ne ditet e sotme shoqeria asht kthy drejt interesit .Nuk mund te them qe asht perfekte sepse ka raste qe bahet nervoz ndoshta inatoset me mu edhe pa te drejt por gjithmon din me ma ba qefin edhe me me toleru ndonje gabim .Cdo prind ban te pamunduren x femijen e vet por them me plot goje qe kto te mite e kan kalu limitin.Kyt vit kan vendos me ne qu me studime ne Itali edhe jo se kena nivel ekonomik te lart por me sakrifica qe un me arrit me u ba dikushi ne jet .Mund te them qe edhe un jam mundu me jua shperbly duke arrit rezultate sa ma te larta ne shkolle sepse vetem kaq kam ne dor x momentin.Desha me dhan nji keshill x vajzat e moshes teme edhe pse nuk jam askushi me dhan keshilla ,un e para nuk duhet me vlersu shoqerin para prinderve apo kur jan ne kulmin e merzis e stresit bashkangjitem edhe un qe me e stesu ma teper.Me fol sa ma qet me te me e konsideru si shoqe sepse gjithmon do jeni te lumtura dhe nuk do e shikoni si penges.Anonim tlutem.
Pershendetje Anabel ! Un vij nga nje qytet i vogel ku te gjithe me njohin dhe une i njoh .Mamaja ime eshte nje shembull i perkryer per mua .Ajo nuk eshte lodhur kurre me keshillat e saj ,nuk eshte lodhur kurre duke me mbeshtetur ,nuk eshte lodhur kurre duke ber femren qe un sot jam .Gjithcka qe un jam i detyrohem asaj ,tani do te vazhdoj shkollen e larte dhe do te arrij qe ajo te ndihet krenare per mua dhe gjithmone te ket koken lart kur permendet emri im . Te dua mami ! Puc Bora .
Mardhenia me nenen time ska qene ajo idealja e filmave si mami shoqe.Une kam qene x 6vjet vajze e vetme drita e syve te prinderve e jo vetem e gjithe fisit kisha rrobat lodrat me te bkr cdo gje qe nje femij mund ta enderroje edhe sot.Ne ate kohe me mamin kisha mardhenie te shkelqyer si nje person qe jo-ne per mua nk e kishte ne fjalor.Me pas lindi jeta ime vellai im gjithe vemendja kaloj atje per mua ishte gati zero po cfare xhelozie aq sa nje her kam dashur ta fus ne lavatrice vellain nga inati . Pastaj erdhi adoleshenca une me mamin kishim mardhenie zero vetem ziheshim nk kuptoheshim x asgje ajo nk plq shoqet e mia te ngushta une i mbroja debate x te dalat veshjet o zot nje kaos aq sa kur shikoja filmat ku mamin e kishin si shoqe thoja o zot pse une jo? Pastaj mbarova maturen fillova universitetin mami me mbeshteti ne cdo gje qe nga dega qe nga veshtirsite e shumta kurr nuk me ka bertit apo qortuar per ndonje rezultat jo fort te mire gjithmone ishte aty kur te gjitha shoqet nuk ishin ajo ishte.Sot kam arritur sukses ne shkoll ne pune edhe pse jam shume e re cdo gje fale asaj sot ajo me degjon me vemendje pranon cdo vendim timin.Sot une kam kuptuar dicka mami im kishte gjithmone te drejte anonim ju lutem
Mama mia ! Eshte dashuria me e madhe e jetes time , gjithmone do te jete , shpesh i shkruaj letra edhe pse jetojme bashke , per ti kujtuar sa shume e dua dhe e adhuroj si femer ... Si te gjitha , skemi pasur nje jete te lehte kjo eshte nje nga arsyet pse e admiroj me shpirt , ka menduar gjithmone per femijet e asaj , ka duruar e heshtur vetem per lumturine dhe qetesine tone ... Ajo eshte Idhulli im ! Shpesh tmerrohem ne enderra kur shoh sikur humbas , ngrihem duke qare e vrapoj me mes te nates ta perqafoj ... Asnje mam s esht e keqe! Mother r our God in Earth
Pershendetje Anabel! Te ndjek pothuajse gjithmone dh te them te verteten zbavitem me historite e ndryshme por dhe komentet. Tem e sotme me pelqeu. Te gjithe ne i duam mamate tona, ca me shume ca me pak. Une sdo tregoj shume per mamin tim. Kam jetuar me te qe 3 vjece pasi prinderit u divorcuan. Te them te drejten kujtimet qe kam me te jane te moshes 6-11 vjece. Vite te bukura ku mami perpiqej me cdo mund te rriste vajzen e vetme ne nje vend te huaj. :') ajo do jete gjithmone heroina ime. Them do jete sepse nuk jeton me. Fati me solli ne duart e nje zonje te vertet. Nuk ia vlen ti them njerke, pasi kemi qene shoqe gjate gjithe ketyre viteve. Zoti me mori nenen, por sme la vetem. Deshira per ta postuar mbetet e jotja. Thjesht tema me shtyti te shkruaja.
Anabel , nga tja nis un te folures per mamin tim...? Ndonjehere them se jeta e mamit tim do ishte nje liber , po nga ata qe te lene shijen e hidhur te trishtimit e sy te fryra nga te qarat. U rrit nga hallat se i ati vdiq kur ishte shume e vogel , e ema u martua serish dhe nuk i mori me vete as mamin, as dajen. Halla mamit qe ishte vejushe 25 vjecare dhe me 2 femije per vete , punoi si burre , si qen , sakrifikoi gjith jeten per te rritur kta. Ishte nxenese sh e mir , nga viti i dyte i gjimnazit u njoh me babin,. Kush tha qe per jetimet marojne hallet me kaq ? Gjyshja ime ia nxiu jeten qe diten qe hyri nuse , (skn fund ato gjerat e tmerrshme ,qe i bente , i mbyllte dhe deren e banjes).. 5 vjet pa femije , erdhi n jet vellai ime. Mbas nja 4 vjetesh dhe une. E po mir , na u perkushtua totalisht ne. Na mesoi pa shkuar akoma ne kopesht , na ndronte 10 her ne dite etj etj. Por kur vellai u rrit , si kta te rinjte e sotem , filluan shqetsimet. Skan perfunduar akoma. E me dhemb ne shpirt kur e shoh te merzitur qe vllai i ka sjellur kaq shume probleme. E ka pike te dobet qe nuk vazhdoi shkollen e larte , qe u shperfytyrua plotesisht nga ai femije i embel dhe i sjellshem qe ishte., Mundohem me shpirt ta bej te buzeqeshi pak , po me duket sikur ka humbur qellimin e jetes. Jam krenare qe eshte mami im , e dua t jet e lumtur ,po sdi... sdi kur do ja shoh ato syt e saj te shndrisin nga gezimi.
Aaaa kjo tema anabel, nuk mjaftojne dite per te folur per te shtrejnten time. Ajo eshte nje nga ato persona qe eshte shume e perkushtuar, nga ato qe edhe ne momentet me te shemtuara, cdo gje ta ben te bukur. Ajo eshte e forte, aq e forte sa dhe burrat ndihen te pafuqishem perpara forces te saj per tia dale mbane. Eshte kaq pozitive, edhe kur degjon ndonje fjale te keqe nga dikush dhe une nervozohem ajo thote ska gje. Perpara disa vitesh ajo ishte e bukur, gezonte cdo gje qe kishte ndertuar me babin, na gezonte ne. Cdo gje ishte kaq e qete , me ne fund na u duk sikur e ndertuam keshtjellen tone, por jo gjithcka na u shemb mbi koke kur babai im vdiq aksidentalisht. E pa imagjinueshme!!! Kush nga ne mendonte vdekjen kur me ne fund ishim te qete??? Po ja erdhi, erdhi dhe na u fut ne shpi e na la te gjitheve me nje boshllek te madh. Me shume nga te gjithe vuajti ajo, ajo humbi dashurine e saj ( dashuri njesoj per rreth 35 vjet martese) dhe humbi gjithashtu shtylle n e familjes. Pas kaq vitesh edhe pse boshlleku nuk kalon kurre, ne jemi mesuar me humbjen e tij, por jo ajo kurre nuk mund te mesohet. Une bej maksimumin tim qe ti bej qejfin por kurre nuk i jap ate shkelqim syve te saj, qe diti tia jepte vetem ai. Ajo nuk eshte me e njejta, edhe pse eshte e rrethuar plot me dashuri nga nipa e mbesa. Ajo eshte forca ime me e madhe. Cdo nate fle afer saj dhe zgjohem ta shikoj eshte mire, po smu Pergjigj ne tel behem keq... Nuk do e duroja dot kurre nje humbje tjeter... Jo te asaj, jo te se shtrejntes time.
Mamaja ime???? Ahh ktu kam shume per te thene.... E mire e dashur kerkuese liberale por prap mama mbetet.... Merakoset ne maksimum per mua do thoni eshte nrm, por jo aq sa duket, un jam 22 vjece km mbaruar shkollen ajo sm le te punoj ka merakun ms lodhem, mos semurem, etj etj. Me thot ske nevoj te punosh un vetem ty t kam(se jm vajze e vetme) per ty po punoj, ok ne regull po rij ne shtepi ne kafe (si parazite 😋) meqe po rij n shpi po merem me punet e shtepise, sbehettt fjale ngrihet ne 5:30 te mengjesit pastron gjith shtepin. Dmth nk lodhem per asgj ok jam dakort le te me llastoj por jo ne kte pike, ndjehem shume e vogel, harroj q jm bere grua tanime shoqe te mia kan lindur femij un akm nga mami mbahem, fillova nje pune mori flake shtepiaaaaa 😋😋😋😋 o mama lerini femijet te lire, te pavarur se per te miren e tyre e keni
E ke hapur kte temen e mamave sot si me porosi.e cte them per mamane time???te gjithe i duan dhe i adhurojne nenat,por une kam nje arsye te vecante.ime me u martua me dashuri qe 17 vjece.iku rrembyer me tim ate dhe krijuan familjen e tyre.ajo krijoi familjen e re por humbi familjen e saj.sot po mbushen 30 vjet gati nga martesa e saj dhe gjysherit nuk e pranuan me kurre si vajzen e tyre.do thoni ju ajo ndertoi jeten e saj por e di qe asaj i mungon shume familja e saj,prinderit,motrat e vellezeri apo ato nipa e mbesa qe nuk i ka pare kurre.dhe une e di qe kam nje pjese te familjes qe nuk i njoh,ata jane gjaku im dhe ndaj i quaj familje,por nuk ua kam ndjere kurre mungesen gjysherve apo dikujt tjeter.mua me mjafton vetem ajo,heroina ime dhe dashuria e saj.shpresoj me zemer qe dashuri jone tja lehtesoje ate mungese.te dua mami.
Pershendetje Anabel, Meqe u hap kjo teme kaq e bukur mendova te shkruaj dhe une dicka. Do te genjeja po te thoja qe kam nje nene perfekte, sepse asnje nuk eshte i tille. Megjithate ne syte e mi ajo eshte njeriu me i mire e me i arrire ne bote! Mami nuk eshte imazhi i nenes qe qendron ne shtepi por i asaj qe punon cdo dite fort per vete dhe per ne. Me ka bere te shoh boten dhe jeten ndryshe pasi ne syte e saj cdo gje arrihet po te jesh pozitiv dhe te besh cdo gje me dashuri. Mami eshte grua ne karriere dhe ne fushen e saj eshte me e mira. Ajo kurre sna ka lene mua dhe motren pas dore, madje ka ditur qe ne kulmin e ngarkeses te kujdesej edhe per problemet e "zemres" kur un isha adoleshente. Eshte per mua personi me i dashur e frymezimi me i madh qe me ka treguar se te jesh femer mund ti besh te gjitha dhe ne te njejten kohe te jesh nene! Kjo eshte mami im, Supermami !
Pershendetje Anabel! Lexova letren e fundit dhe vendosa te shkruaj edhe une. Mamaja ime ndryshe nga mamaja e letres se fundit me dhuron dashuri pafund dhe ka ber sakrifica si cdo prind tjt per edukimin e shkollimin tim. Une jam 18 vjece dhe kam arritur moshen qe kuptoj shume mire, kete gje mendon dhe mamaja ime ndaj sa here qe eshte e merzitur mi qan hallet mua (dhe ajo eshte e merzitur cdo dite). Streset qe kalon si nga gjyshja e gjyshi qe jan pak 'zevzek', po ashtu dhe nga motra e madhe qe nuk kenaqet kurre e di vetem te ankohet, i shkarkon tek une. Normal qe e degjoj dhe mundohem ta bej te ndihet me mire sepse e kuptoj qe stresohet dhe jo pa shkak, por imagjinoni nje shtepi ku mamaja eshte e stresuar dhe e merzitur thuajse gjate gjithe kohes! Jam kthyer ne nje psikologe private per mamane time dhe e pranoj ajo me streson dhe mua po aq sa stresohet vet dhe lodhem nga kjo. Ama per ta ber mamane time te ndihet sadopak me mire vendos ta degjoj dhe te bej durim, sepse ajo meriton shume me shume se durimin tim por une kaq mund te bej.
Pershendetje Anabel, Tema shume e bukur. Mami eshte personi me kyc ne jeten time. Pergjithesisht vajzat lidhen me shume me baballaret, po me mamin kam nje lidhje shume te vecante. Dua shume ti ngjaj asaj, ti bej balle gjithckaje si ajo. Ne te dyja na pelqejne shume librat, edhe gjithmone diskutojme per to. Edhe pasionin per librat nga ajo e kam marre. Neve na pelqen te bejme udhetime bashke, udhetojme te dyja shpesh. Heren e fundit ishin ne Turqi bashke dhe ja kaluam shume bukur.Ajo ka problem se nuk i ha dot te gjitha embelsirat kur ikim ne udhetime dhe i vjen shume inat per kete . I pelqen tme beje foto ne cdo moment. Njehere ne nje udhetim qe beme kishim dale dhe nje fotograf po i bente foto profesionale nje vajze. Ideja e mamit ishte te beja tnjejtat poza si vajza . Te qeshurat tona pa fund derisa na dallon ai fotografi dhe filloi duke qeshur. Zbavitemi bashke shume. Ajo eshte mami im dhe nje supershoqe. Mami ka shume gusto ne veshje. Dhe vdesim per pak shopping. I pelqen shume Elita 5 dhe Cocciante. Qajme gjithmone per filmat indiane. Çte te them ajo eshte muza ime. Me mbeshtet ne cdo gje dhe besimi qe ka ajo tek une me ben te enderroj. Se harrova nuk i pelqen shume ta puthesh ose te te puthe, ama e kupton qe ne shikim dashurine e saj. Ajo eshte nje supermama. Ju pershendes
nuk doja te shkr , po ne keto caste po flas me maman time e kuptova e njeher tjeter qe une e ajo nuk kemi asnje lidhje, jam martuar qe 16 vjece , per fat te mire me nje njeri te mbrekullushem , po gjithmon e kam plag ne shpirt qe une asnjeher ne jeten time nuk kam pas afer nje njeri qe te me kuptonte te me donte per ate qe jam, jo vetem te me ulte poshterime perbuzje qe ti nuk vlen asgje , ..me kan shitur si nje cop mish, e sot e kesaj dite ata thon qe ne skemi asnje lloj pergjisie detyrim tek ty se ne te dham burre, a thua qe kjo te ishte vetem detyra e tyre karshi nje femije... tani jam 35 vjece e kam shpirtin copa copa e ndjej qe nuk kam familje nje njeri qe te me mbeshtes jam jetime me prinder gjalle...ajo eshte njeriu me i ftoht qe kam njojtur ne jeten time, nuk me ka perqafuar kurre , nuk jemi puthur kur, ne syte e saj shikoj vetem perbuzje...ca te them do plaket nje dite e ajo e do kete nevoj per mua uroj qe tja kthej te gjitha mbrapa ato qe me ka dhen... dmth asgje nje shpirt po nuk e ushqeve ai rri bosh ...
Une jam 23 vjece dhe jetoj jashte. Po studjoj ne gjermani dhe deri sot kam arritur goxha, gjithcka fale nenes time te dashur! Personi me i durueshem, i embel, i mire, i mrekullueshem, i sinqerte qe njoh. Ajo gjat gjithe ketyre viteve ka qene vet burr e vet gru si i thone, e babane gjalle e kam, por burrat jo gjithmon dine se ca eshte me e mira per familjen... Me perpara nuk kam patur marredhenie te mire me nenen, gjithcka nisi kur une pata nje lidhje dhe ma moren vesh te shtepise. Shkurt kshu u be nami (jam nga veriu e mentaliteti idjot ekziston akoma)...personi i vetem qe nuk me ''percmoi'' ishte nena ime...personi qe une realisht kisha genjyer, mashtruar per tu takuar me nje rob idjot qe hiqej si me do...ju do thoni po normale moj se nena si se fal femine e vet....po, por te rritesh ne nje mentalitet, ku ''nderi'' permendet dite nate, ku opinioni ushtron nje trysni te vazhdushme mbi ty dhe gjith familjen tende...nuk eshte aq e lehte! Dhe si mentalitet i poshter qe eshte, mu mu ''hoqen'' gjitha ''priviligjet'' si psh shkolla, daljet, kafet (isha 19 vjec ateher) etj... Sipas ''te ndershmeve'' duhej tani te rrija ne shpi dhe te vuaja per gjestin e ''ndyre'' (qe isha lidhur me dike)...kisha te gjithe kunder..babane, vellezrit dhe madje dhe motren time... Personi i vetem qe ne gjithe ate re te zeze pati meshire per mua, ishte nena...personi qe me dha nje shans te dyte, te rregulloja jeten time.. personi qe luftoi me gjith shpirt qe un te behesha dikushi e tu tregoja te gjithve se sa e afte jam dhe sa larg mund te shkoj.. ajo u doli kundra te gjithve, familjes, farefisit, dhe opinionit! Nuk mori parasysh debatet e ato mendimet e justifikimet nga me te ndryshme qe vinin nga te tjeret! Ajo luftoi qe une te kisha nje te ardhme.....Ajo me durimin e me qetesine e saj me ndihmoi te shoh dhe une jeten ndryshe, me nxiti nje deshire te behem e zonja e vetes, te luftoj te shkollohem, te behem e suksesshme. Ajo me ndihmoi te behem e forte. Para pak kohesh, ajo pati infarkt, dhe i eshte dashur madje te operohet...dhe ju them...skam perjetu ndonjehere stres me te madh sesa ne oret e operacionit te saj, ku se dija a do dale e gjalle apo jo. Ne ato ore vetem mendoja per gjith ato her qe jam sjell keq me te, qe i kam kthyer nga ato pergjigjet jo te kendshme (adoleshente hesapi) e se doja veten gjalle...mendoja me vete po pritezot sikur mos tja dale?? Si do jetoj un pa te? Me vertet qe kam gjith pjesen tjeter e familjes, dhe normale asnjeri nga ne sdo me humb nje familjar, por isha dhe ende jam ne nje faze e mendoj se do jem per gjith jeten, ku humbja e saj do me dukej teper e tmerrshme...do me shkaterronte komplet psiqikisht fizikisht ne te gjitha aspektet...kam kaq nevoj nevoj per te dhe dashurine e saj ... Shyqyr zotit i doli mire me sukses operacioni dhe sot ndihet me mire.... E di se u zgjata shume, por dua te theksoj se ne shpesh here nuk i vleresojme nenat tona sic duhet, smarrim parasysh se ca kane kaluar ato, disa mund te jene keqtrajtu fizikisht, psiqikisht nga burrat..disa mund te kene qene te semura etj etj...ju lutem...kini kujdes...kur te vije ai momenti...qe o zot ishalla eshte sa me i larget per te gjitha ne, do mendojm per te gjitha te keqijat qe i kemi thene...dhe do i kerkojme nenat po sdo i gjejme...sepse sot askush ste behet dot aq i afert sa ajo...askush ste do pa hile si ajo.... Un sot, jam krenare per ato qe kam arritur, fale saj gjithmone, me vjen mire qe ka patur nje ndikim pozitiv kaq te madh tek une, qe me ka bere kjo femer e forte qe jam sot...qe di ti bej balle cfaredo situate, qe jam e pavarur ne te gjitha drejtimet, nga te gjithe... Faleminderit nene! Faleminderit loqka ime!
Pershendetje Anabel,doja te thoja qe mamate Jo gjithmone kane te drejte ka edhe raste ku gabojne dhe shume rende madje.Ndoshta gabojne nga dashuria e tepert Kush e di.Kur une u lidha me ate qe sot eshte burri im dhe babai i vajzes time ,mamaja ime donte me cdo kusht qe une te ndahesha dhe per tre vjet sa u martuam une Kam kaluar torture deri ne ate pike sa ka "detyruar"babin te me qelloje ne moshen 22 vjec ate dhe Jo vetem nje here aq keq sa me Kane ndenjur te nxirat dy jave .spo them qe burri im Ishte perfekti por dhe aq I gabuar sa c'thonin ata nuk ishte .Ndersa sot I Kane harruar te gjitha dhe e duan.E nejse se u zgjata shume,mamate Jo gjithmone Kane te drejte.(anonim po se pate problem )
Une akoma nuk kam mbushur 18 dhe jetoj vetem me maman time pasi prinderit e mi jan ndar kur un kam qen ne klas te 5.Une nuk e urrej maman time madje e vetmja gje qe dua nga ajo eshte thjesht 1 grimce e vogel dashurie.Sepse nese nuk te nena jote kush mund te te doje me shume?Ajo eshte shume e ftohte me mua gje qe me ben te ndihem shume keq.Madje me fajson mua qe nuk mund te martohet sepse thot kush te merr me femije.Me thot qe ajo e meriton te krijoj nje familje.Po une e shkreta nuk i kam thon mos u marto,i kam thene qe une dua qe ti te jesh e lumtur,martohu.Po une cfar jam per ate a nuk jam familje? Ndoshta ajo thjesht do te dashuroj nje njeri dhe te plaket me te.Debatojm bashk dhe per gjen me te vogel une normal qe i hap rruge po ajo nuk pushon.Me ofendon dhe mallkon shume keq behet shume e dhuneshme.Ajo me thot shpesh qe nese do isha djale do me linte te jetoja me babin dhe sdo i interesonte shume per mua.Ajo me thot ti sa gjysma ime te behesh por ndonjeher dua te jem me shume si vetja dhe me aspak si ajo.
A kjo teme po qe me prek!!! Mami im Mund ta them qe eshte totalisht heroina ime ,heroina jone pasi jemi vetem dy motra. Im ate jeton prej shum vitesh jashte ,punon e sakrifikon qe ne mos tna mungoj asgje materiale apo shpirterore! Por Si mund tja dali mbane nje grua e vetme te edukoje dy vajza vetem ,per mua ne formen me te mire pasi un nuk jam nje femij i lehte. E di qe ndoshta shum shpesh e kam bere te vuaj e te merzitet e jam penduar me vone por ajo e din qe un e dua fort edhe pse nuk e llastoj shume. Jam e ftohte aq sa edhe ajo druhet te me Puthi. Ka raste kur kam dit pa e takuar kthehem edhe nuk ngopem me aromen e saj, e puth pafund sa ajo kilikoset perkedheleet si femij. Aty esht ai momenti perfekt i nje fotografie te bukur! Eshte e vuajtur e di, jashtmase sakrifica qe askush sdo i bente por ja qe ka duruar! E di qe akoma duron, mjaftohet vetem kur ne e degjojm edhe nuk i kthejm fjalen. E di qe i kam ngjar shum asaj se duket sikur se vret mendjen,por thelle thellle e di qe shpesh e kam zhgenjyer. Eh femija i vogel gjithmon gabon. Derisa vjen nje moment qe i therret mendjes e thua okej jam duke ber dicka keq. Un e di qe pas shum vitesh femijet e mi do i sjell tek mamushi ime , do jet Gjyshja me e mire ne bote , cte them per mua esht unike ajo,nuk e zevendeson askush! Jam shum krenare per te. Edhe un e di shum mir ajo se imagjinon dot sa shum e dua!
Une nuk arrij dot te shkruaj per nenen time pa u mbushur me lot...largimi saj eshte shume i afert dhe akoma i pabesueshem. Nuk dija c'ishte tamam dhembja derisa zgjata doren dhe dora e saj nuk ishte aty te prekte timen. Dua ta pershendes temen e sotme me nje kenge shume kuptimplote: Kenga e nenes nga Anita Take.
Lexova historin e asaj qe mendon se nuk e do mamaja. Jam 18 vjec dhe per maman time un jam e vogel. E vogel ne kuptimin e jetes, nuk bej dot asgje sepse mamaja ime nuk do. Dua te filloj pun sepse gjendja jon ekonomike sesht e mir,un gjithashtu mendoj se te punosh esht gje e mir jo vetem per ekonomin por sepse e pergatit femijen per jeten dhe nuk meson te behesh e varur nga prinderit,por mami ka shum merak dhe nuk do. Mami im esht histerike,i do gjerat ne moment, si ti doj ajo dhe kur ti doj ajo. Por un i them qe rendesi ka qe puna te behet,secili ka menyren e tij. Mami im ka vuajtur ne jet,prandaj nuk i qesh kurr buza. Nuk Di te puthi njeher dhe te thot se na do shum, te na i shprehi dashurin. Nuk e ka ber kurr. Po,mami im esht histerike. Zihemi shum. Ka shum raste qe me thot se do e kishte me mir te jetoja diku tjeter sepse i bej rremuj shtepin. Po,mami im esht "e keqe". Esht e till, e but zakonisht por behet bish vetem nqs mer vesh qe dikush na ka ber keq. Po,mami im ka vuajtur shum por vazhdon te behet copash per familjen e saj, per ne dhe do isha un personi me i keq nqs fjalet qe thash me par do i kisha me te vertet. Per vitin e ri gjyshja ime vdiq,mami i mamit tim. Per kaq dit mami ka qen pran saj,edhe pasi vdiq qendroi te shtepia e saj sepse keshtu e ka zakoni. Dhe un i vura forca vetes dhe u bera e zonja e gjithckaje qe mami ishte perdit. Provova te mbaja shtepin sa ajo nuk ishte,dhe e kuptova sa mundohej ajo qe tja dilte dhe prap nuk ishte mjaftueshem. Kur gjyshja ime vdiq kam par mamin Tim sic u be tjeter njeri . I dhembi pafund,u shkaterrua dhe akoma se ka mar veten dhe pse nuk e shpreh. Kur kam par mamin cfar beri kur i vdiq e ema,qe prej asaj dite uroj vetem qe tja shperblej sadopak cdo gje ka ber ajo per ne, per mua. Ajo nuk sillet "keq" sepse do,po sepse nuk ka asnje mundesi tjeter...
Anabel pershendetje!Skam shkruar asnjehere ,edhe pse cdo dite te ndjeke!Po duke qene se kjo teme me tundoj!Mamaja ime eshte njeriu me i qete ,i padjallezuar qe une njoh.Eshte pozitive ,e drejte dhe eshte e mire me te gjithe!Por jeta nuk eshte treguar aq e mire me te!Ka gjithmon nje Por,pasi vuan nga nje semundje kronike qe ja rrezikon jeten ne cdo moment.Na ka rritur te 5 femijet e saj me mundime ,ka punuar gjith jeten e saj dhe nuk eshte ndjere njehere,,dhe tani qe ajo ka nevoje per femijet e saj jo te gjithe ja kthejne me te njejtin monedhe perkujdesin!!kujdesuni per prinderit tuaj ,sepse mund te vij nje moment qe mund te jete vone!Perpos per te folur per nenen time ,doja te percillja edhe kete mesazh!Faleminderit! I!
Prsh Anabel!mami esht gjeja me e shtejte per mua.E kam si shoqe si moter pasi jam vajze e vetme,dhe eshte e vetmja qe me kupton,me keshillon e me kritikon kur bej gabime.Nese nk do ta kisha bashkudhetare te jetes time do te isha nje njeri shume bosh,do te isha shume e vetmuar.per nenen time nk mjafton nje roman per te shkruajtur,por kaq po shkruaj,mos tju bezdis me shume.
Sa e bukur tema. Une e dua fort mamin po jemi totalisht dy tipa te kundert. Nuk kemi as edhe nje mendim te njejte I kam patur gjithmone zili gocat qe jane shume shoqe me mamat. Gjithsesi kjo sna pengon te duhemi dhe nese ne adoleshenc na ka sjell pak debate, tashme jemi mesuar te respektojme diversitetin e nj-tj. Pooor, ah une kam ne zemer dike qe e dua me fort akoma dhe ajo eshte gjyshja ime, drita syve te mi. Ajo eshte e zgjuar dhe e ndjeshme. Mund ta dalloja kur lendohej edhe nese ajo s'e jepte veten fare. Ajo gati eshte gjysma ime, ajo gjysem qe perfaqeson ditet me te bukura dhe me te lumtura per mua: femijerine time. Dhe cdo kujtim me te jane pasuria ime me e vyer qe i ruaj me ciltersine e atyre diteve kur jetoja me te
ka mama ti thot vajzes Kurv?!ka esht mami im,kur i thash se jam lidhur me dike qe esht ne gjendje te mire,pavarsisht moshes time 17!!!ne mendjen time jan 2mama,ajo qe dhuron dashuri pa kusht,qe perqafon kur je keq,qe te puth kur ke nevoj Dhe mami qe thjesht te ka lindur!!!Pata fatin qe u lidha me nje njeri shume puntor dhe me pozit pavarsisht se un vij nga familje e varfer.Nuk e mendoja kurre qe mami do sillej keshtu.Qe ne moment qe e mori vesh,sa her shkoj vetem me jep lek thot,se me dha shkoll ky burre,jam me dy femije ska gje.Nuk di ti ket bler 1pal corape femijve.Vetem nuk vjen,nuk me jep lek,me ke harruar,,,me streson aq shume saqe ka dit kur nuk dua ti flas fare.Ti ste jep 1got uje me thot kur burri im i ka dhen 3miljon lek.Pseeeee?!un si kerkoj asgje,kurse ajo esht xheloze pse burri im esht ne gjendje,po kur semuret kush e con spital harron!!!.Une vet e kalova por ama po bej shume pun qe un mos te jem keshtu me vajzen time.Lexoj dhe uroj qe te me sherbejn!
Me vure emrin e bukur Dea per te njohur dhe ti fjalen me te bukur..Mam! Je nje hënë e bukur plot drite qe di te pozicionohesh edhe ne netë te errta! Me thoni,si mund mos ta adhuroj ekzistencen e njeriut qe mberi dhuraten me te bukur per ditelindje,nje moter te shtrenjte?!
Mami im ka lindur, rritur, edukuar plot 6 goca.. 6femra te mbrekullueshme, 6 yje, 6 motra lidhura fort me njera tjetren. Ne kishim vlla..ishte im Ate qe na doli krah dhe mbrojtje per gjithcka. Ai sot nuk jeton me ndaj e them me plot goje qe MamI im eshte nje burrneshe! anonim.
Nena imeee eshte nena me e mire ne bote. eshte me e bukura e me puntorja. Vetem ajo e di sa ka vuajtur deri sot. Kur isha e vogel nuk kuptoja , po tani sa her kujtoj jeten qe ka ber me dhemb ne shpirt.Ja kan nxire jeten te gjithe qe diten qe eshte martuar der me sot, duke nisur nga gjyshja, halla e deri te im ate. Nena ime ishte e vetmja ne familje me rroge shteti ,ishte dhe e vetmja qe hante 1 her ne dite buke se gjyshja ja zinte ne goje, ishte ajo qe merte rrogen ja jepte gjyshes e shkonte ne pune me shapka te qepura. Nena ime ishte ajo qe punonte dite e nate pune me turne per te na rritur neve e qe 1 dite te bardhe s'e ka pare. Eshte ajo qe shkonte ne pune neper shi e kur dilte ai dreq perrua futej neper uje, se nuk donte ti zinte njeri ne goje qe kish munguar.Nena ime eshte ajo zemermira qe te gjithe ata qe ja kan nxire jeten kan pasur nevoje per te 1 dite e ajo i ka ndihmuar prape. Nena ime eshte ajo qe na beri me shkolle te larte, qe dhe pse skishte ne kurr nuk na mungoi gje. Nena ime eshte ajo qe qan sa her iki pse s'i mora gjithe gjerat qe donte te na jepte. Nena ime eshte drita ime. Shpresoj shume qe Zoti t'ja bej cdo dite te bardhe ketej e tutje. Anonim te lutem .
Pershendetje, une jam nje lexuese super e regullt a faqes tuaj .Per cdo teme kam pasur dicka per te thene por sot eshte hera e pare qe po ju shkruaj .Te gjitha letrat e meposhtme tregojne sa te mir e kane nene sa te forte sa te mrekulleshme etj etj . Por keto fjale nuk mjaftojne per te pershkruar nje NENE.Nena eshte shume me teper se e mire apo e mrekullueshme, ajo eshte qenia me e pakrahasueshme ne univers sepse cdo krahasim do ishte pak. Thjesht te gjithe duhet te kujtojme sa here na ka mbrojtur ajo para babit , sa here ka hequr dore nga deshira e saja per te plotesuar tonat, sa here ka qar prane krevatit tone kur kemi qene semur nga frika , sa here i ka rene telefonit tone ne dite nga meraku ,sa here ka duruar tekat kapricot dhe cdo gje tonen. Por ne cfare bejme , gjithmone vec kritikojme , harrojme,abuzojme me besimin me dashurine qe ato na japin , sa here shohim mamin qe na merr themi ohuu o ma kete pun ke ti si sna le njeher rehat,,por mendojme ndonejher per merakun dhe sikletin e tyre ne keto kohe qe po jetojme, Kush eshte ajo nene qe do ta shofi femijen e saj keq apo te lenduar.Por ne nuk e kuptojme kete gje , esht emosha , euforia, rinia ,kakfortesia, ideja qe un di tekujdesem per veten sjam me i/e vogel , pse ende do e degjoj un mamin , ato qe na bejne te vazhdojme te gabojme por dhe ta lendojme ate qenie qe e vetmja gje qe ben eshte te kujdeset per ne .. Une per vete e kam merzitur jashtezkonisht nene time, se kam degjuar ndonjeher, jam rebeluar gjithmone i kam shkaktuar plot te qara e dhembje koke dhe sjam aspak krenare per keto gjera,, un kam gabuar por dua tju them qe mos beni te njeten gje , ndaloni per nje moment dhe mendoni per ate ,mjaft sakrifica ka kaluar per tna edukuar arsimuar plotesuar cdo teke , mjaft ka hequr nga vetja e saj per te na dhene ne , tani eshte koha jone tja kthejme cdo gje qe ka bere duke e mbushur cdo dite te saj me lumturi dhe te qeshura dhe duke bere qe te harroje cdo lot te derdhur per fajin tone ... God could never be everywhere, so he crated MOTHERS.
Pershendetje, une jam nje lexuese super e regullt a faqes tuaj .Per cdo teme kam pasur dicka per te thene por sot eshte hera e pare qe po ju shkruaj .Te gjitha letrat e meposhtme tregojne sa te mir e kane nene sa te forte sa te mrekulleshme etj etj . Por keto fjale nuk mjaftojne per te pershkruar nje NENE.Nena eshte shume me teper se e mire apo e mrekullueshme, ajo eshte qenia me e pakrahasueshme ne univers sepse cdo krahasim do ishte pak. Thjesht te gjithe duhet te kujtojme sa here na ka mbrojtur ajo para babit , sa here ka hequr dore nga deshira e saja per te plotesuar tonat, sa here ka qar prane krevatit tone kur kemi qene semur nga frika , sa here i ka rene telefonit tone ne dite nga meraku ,sa here ka duruar tekat kapricot dhe cdo gje tonen. Por ne cfare bejme , gjithmone vec kritikojme , harrojme,abuzojme me besimin me dashurine qe ato na japin , sa here shohim mamin qe na merr themi ohuu o ma kete pun ke ti si sna le njeher rehat,,por mendojme ndonejher per merakun dhe sikletin e tyre ne keto kohe qe po jetojme, Kush eshte ajo nene qe do ta shofi femijen e saj keq apo te lenduar.Por ne nuk e kuptojme kete gje , esht emosha , euforia, rinia ,kakfortesia, ideja qe un di tekujdesem per veten sjam me i/e vogel , pse ende do e degjoj un mamin , ato qe na bejne te vazhdojme te gabojme por dhe ta lendojme ate qenie qe e vetmja gje qe ben eshte te kujdeset per ne .. Une per vete e kam merzitur jashtezkonisht nene time, se kam degjuar ndonjeher, jam rebeluar gjithmone i kam shkaktuar plot te qara e dhembje koke dhe sjam aspak krenare per keto gjera,, un kam gabuar por dua tju them qe mos beni te njeten gje , ndaloni per nje moment dhe mendoni per ate ,mjaft sakrifica ka kaluar per tna edukuar arsimuar plotesuar cdo teke , mjaft ka hequr nga vetja e saj per te na dhene ne , tani eshte koha jone tja kthejme cdo gje qe ka bere duke e mbushur cdo dite te saj me lumturi dhe te qeshura dhe duke bere qe te harroje cdo lot te derdhur per fajin tone ... God could never be everywhere, so he crated MOTHERS.
MAMAJA IME , faleminderit qe me linde, qe ke duruar te qarat e mia qe i drgjonte gjith pallati mesa me ke then, faleminderit qe me njohe me te kqijat e te qenit nuse me nje vjehrre ,pra gjyshen time e shoh ne fakt si vjehrren time sepse vuajtjet qe te ka ber ty te kalosh, un nuk i harroj dhe e trajtoj si te ishte vjehrra ime, e urrej si te tille e shoh si te till edhe e mendoj si te till, faleminderit qe me mesove si ti kem syt gjithmon te hapur ndaj njerezve te till. Dashakeqes . mosmirnjohesh , mbi te gjitha DJALLEZORE. sa do doja te shikoja githmone te lumtur por cdo ishte jeta pa dozat e merzitjes? Apo jo? Je adhurimi im, ndodhta te lej pas dore por e bej padashje, te dua mami,,,
Anabel përshëndetje Nuk po të shkruaj nga adresa ime por nga e babait tim.unë që të shkruaj jam femër Po lexoja këto historitë që të kanë ardhur në inbox në lidhje me mamatë&kjo e fundit më bëri shumë përshtypje.Nuk e di se cila është ajo "nënë" që do mbante këtë qëndrim me fëmijën e saj.Eshtë e cuditshme kur dëgjon apo lexon sesi disa femra që kanë fatin e madh të bëhen nëna ,nuk janë në gjëndje të duan atë krijesë që kanë mbajtur 9 muaj në barkun e tyre.Eshtë po aq e cuditshme&e dhimbshme sesi disa femra luten të jene nëna&zoti apo natyra nuk jua ka dhënë këtë mundësi.Kur lexova këtë letrën e fundit,u shashtisa fare.Se mendoja se kishte nëna që silleshin kështu,mbase ngaqë e imja është komplet ndryshe(kam fatin e mirë)Shpresoj dhe uroj që këto raste të jenë të rrallë dhe shpresoj që këtyre fëmijëve t'ju lehtësohet dhimbja në ndonjë mënyrë(mbase i kompeson dashuria e babait) Nëse e publikon ,dëshiroj që emri mos të publikohet.Pushime të mbara të gjithë
Pershendetje Anabel dhe gjithe miqte e faqes tuaj! Po i lexoj te gjitha postimet dhe te them te drejten po panikohem nga fakti qe ekzistojne ato nena qe sillen si mos me keq me femijet e tyre se te them qe nuk i duan me duket paksa e rende...Nena eshte gjeja me e shtrenjte qe nuk zevendesohet me asgje tjeter ne kete bote..Eshte i vetmi person qe te do pa kushte dhe te jep dashuri pa te marr asgje ne kembim..Une ndjehem me fat qe ajo ekziston dhe i jep cdo dite kuptim jetes time..Eshte ajo qe sakrifikon jeten e saj e me mbush cdo dite me jete..Eshte ajo qe me tel ne cdo sek te dites per te ditur sesi jam..Eshte ajo qe nuk e mer gjumi kur une jam semure..Ajo qe vje disa here e me mbulon ne 3 te mengjezit kur une te jem zbuluar..Ajo qe perjeton cdo gje si une madje me shume..Per cdo shqetesim,per cdo provim per cdo gje me qendron prane..Ajo qe qan kur une iki ne shkolle e i numeron ditet qe une te kthehem ne fundjave..Eshte ajo qe flas minimumi 20 here ne dite ne cel qe me thote naten e mire e me ben zgjimin cdo mengjes...Ajo qe me trajton si nje 5 vjecare..Kuptohemi per cdo gje dhe eshte nje shoqe,nje psikologe madje dhe dedektive Nuk di cte them tjeter por kemi nje raport te jashtezakonshem sa te gjithe habiten..Ky raport eshte dhe me 2motrat e vellain qe jetojne jashte vendit..E une e ndjej nje pergjegjesi shume te madhe per te dhe per babain pasi jam me e vogla e shtepise..Ne kete bote do ti perulem vetem babait e krenarine time e shkel vetem per nenen time sepse keto jane 2 jete qe me sollen ne jete e fale tyre jam kjo qe jam.. Ti duam, ti respektojme e tua shperblejme prinderve tane çerekun e asaj cfare ata bejne per ne..Ti shijojme prinderit sa ti kemi gjalle.. Gjithe te mirat per te gjithe JU !!! A.R
pershendetje anabel! Isha duke lexuar historite e nenave thashe te shkruaj dhe une nje nga te shumtat qe ka kaluar.Te them eshte fryma qe une jetoj eshte pak...u martua e vogel me nje njeri qe se donte vetem se nena e kishte cupe me martese te pare njerku si plaste sishte cupa e tij i dha te parin qe shkoj e kerkoj ne shpi,duke i hequr te drejten per te studiuar dhe per te vazhduar jeten.Umartua me tim ate me dy kunata shtriga(hallat e mia) gjyshja nje moster qe si plaste per djalin e saj jo me per time me..Babi sesi me duket dhe tani qe e shkruaj si fjale "babi" se kam thene kurre me gojen time se se meriton.Ishte dhe eshte njeriu me egoist qe ekziston si plaste per femijet as per gruan mendonte vetem per vete si adoleshent te vishej te shpenzonte leke neper lojra fati dhe ne darke te vinte ne shpi shpeshhere tape bente sherr dhe ushtronte dhune me pretekstin qe nena ime ishte ajo qe e kishte ndare nga njerezit e veta nga mostrat e veta qe sdonin gje tjeter vec lekeve ne jete.Duronte,punonte kujdesej per shpi bente per te ngrene se do vinte kafsha(im ate) dhe do bente sherr mos te ishte dreka gati....te gjitha keto i duronte dhe sfliste kurre me asnje,kur i shihja ndonje shenje i thosha denoncoje mami te lutem fol me dajon pse e lejon u vrava thoshte per cfare per opinionit skish ku te shkonte skish shpi babai....na rriti na edukoje na mesoj ta duam jeten dhe te bejme zgjedhje te duhura,,Pasi u rrita me doli mundesia e studimit ne usa,,,pas 3 viteve u be e mundur me ndihmen e nje familje te vinte mami per vizite ju luta kur erdhi te mos kthehej me mbrapa ta linte kafshen pasi kam qe kur kam ik si flas kurre ne telf ...me vjen keq qe se kam provuar dashurine e babait por kam pas ate te nenes qe mi ka plotesuar te gjitha.me vjen shume keq per disa nga historite e shkruara qe se kishin provuar dashurine e nenes eshte kaq e bukur plotesuese.te dua mami ..zoti i bekofte te gjitha nenat shqiptare qe ne me shume raste bejne jete aspak te lehte.kalofshi nje mbremje te bukur ju pershendes nga NY. P.s anonim pls
Ajo qe me ndodhi me beri te kuptoj sa e dua nenen time.si cdo adoleshente shpeshhere nuk kuptohesha me nenen ajo me keshillonte e ndersa un I thoja se ishte shume konservatore aty ku nuk me leverdiste.Nuk e perjashtoj dhe faktin qe ishte vertet tolerante po mua ndonjehere nuk me dukej ashtu.Nuk pertoja tja ktheja pergjigjen me ze te larte ndersa kur me kerkonte ajo dicka apo me dergonte diku pertoja.Goja e saj nuk me tha kurre pse sme ndihmon me punet apo gatimet por priste kur ta kishq ndermend vete.Isha 17 vjece kur ne oren 2 ne mesnate me zgjon babai im(mjek) nga gjumi dhe me thote zgjohu se mami eshte shume semure.U ngrita direkt ne kembe si me buton kuptova qe dicka vertet nuk shkonte sepse ai asnjehere nuk nq zgjonte kur dikush semurej ne shtepi e rregullonte vete situaten.Shkoj te mami cte shihja ishte zbehur e tera dhe kur e prekq ishte shume e ftohte.Degjoja tek tuk me ate zerin e saj qe dalendadale shuhej tek thoshte:Kujdesu per femijet.Zoti e di se sa e forte u bera por zemra po me plaste.I lutesha me lot ne sy I pergjerohesha te jetonte per mua por asnje pergjigje.Nderkohe babi luftonte per ta mbajtur gjalle.Njofton im ate kolegun e tij kardiolog (pasi babi im ka specialiget tjeter) por ai I tha lere nuk kemi ca ti bejme me.Lajmerojme helikopterin dhe e nisim mamin per ne shtetin fqinj sepse ketu nuk ja dilte dot kishte probleme me zemren.Gjate rruges pesoi vdekje klinike por babi e ktheu perseri ne jete. E keshtu arritem ne spitqlin ku do kurohej ato ore sa kam pritur pergjigjen e mjekut me jane dukur oret me te gjata ne jeten time.Doli mjeku dhe tha se do behej mire.Dhe keshtu u be.Per kete e falenderoj zotin nate e dite.Nga njera ane mu duk sikur dikush me vure perpara nje sprove per ta kuptuar se sa e rendesishme ishte mami per mua dhe une sillesha keq (vetem kur isha me nerva por edhe atehere sduhet te bertisja).Mamaja eshte engjell eshte gjithcka e paster dhe e bukur qe kemi ne jeten tone.Po te mos ishte ajo ne nuk do te ishim ketu sot.Ah dhe dicka ajo qe ndodhi me ka lene pasoja cdo nate kur shtrihem me duket sikur do ndodhe e njejta gje...Duajini prinderit tuaj sa I keni prane kushtojuni kohe sa jane gjalle sepse vjen nje moment qe I kerkon por nuk o gjen askund nuk do jetojme 500 vjet as ne as ata prandaj bejini te lumtur. Me falni qe u zgjata dhe per drejtshkrimin por jam duke udhetuar dhe kam bere gabime shpejtesie PEACE AND LOVE
Hi Anabel,une nuk jam nga ato gocat qe ka nje marredhenie "perfekte" me mamin,e para se perfeksioni nuk ekziston dhe e dyta sepse perderisa jemi qenie njerezore kemi te mirat e te keqijat tona e per pasoje marredhenia asnjehere smund te jete perfekte. Une me mamushen time kemi nje marredhenie te vertete do thoja,me zenka,llastime,inat (me shume nga ana ime) por gjithmone shume dashuri. Ajo eshte nga ato nena qe ka bere shume per mua,por edhe ska bere,sigurisht si cdo njeri qe ska lindur i ditur edhe ajo ka bere shume gabime. Cfare si kam thene une asaj,e cfare sme ka thene ne momente nervash,me jave e muaj te tere kemi ndenjur pa folur me njera tjetren,megjithate kjo nuk tregon qe une nuk e dua apo qe e urrej,perkundrazi si cdo marredhenie kemi dhe ne uljet e ngritjet tona. Nuk mund te behem hipokrite e te them qe nena eshte perfekte,qe nenes nuk duhet tja kthejme fjalen se ajo na lindi e bla bla bla. Ne fund te fundit nuk ja kerkova une te me lindte,deshi pa me beri . Une nuk e lavderoj asnjehere mamin tim para te tjereve apo te them sa mire shkojm ne te dyja,per mua ska rendesi kjo. E rendesishme eshte qe thelle brenda meje une e di sesa e pazevendesueshme dhe unike eshte ajo per mua,megjithe te mirat dhe te keqijat e veta,dhe keto dite qe ajo nuk eshte ketu ( ka ikur jashte) ndihem si bosh dhe e pasigurte. Ne cdo veshtiresi qe kam patur ne jete ajo ka qene personi i pare ku jam perplasur dhe qe gjithmone me ka ndihmuar. Mezi po e pres te kthehet,qe te vazhdojme te zihemi e te duhemi si gjithmone..
Eshte teme shum interesante,te flasesh per nenen eshte gjeja me e bukur ne bote.Jam 28 vjece beqare pra se kam provuar se cdo te thote nene por un kam pasur nenen me te mir ne bot,mami im ka bere jete te qete te lumtur ,babi im e ka pare gjithmone ne drite te syrit si cdo nene edhe ajo ka sakrifikuar gjumin per te na ritur ne (jemi 3 motra),nga gjendja ekonomike jemi normale dhe mami im ska vuajtur ndonjeher per kete ka mbuluar me dashuri gjith boten qe e rethon dhe na ka ritur me aq shum dashuri,un kam 10 vite qe jetoj larg prinderve dhe shkoj shum shpesh i vizitoj por edhe pas 10 vitesh nuk ka kaluar absolutisht asnje dit pa u degjuar ne tel me te dy prinderit.me lane pa fjale disa histori qe kishin aq distance dhe mllef per nenat se kisha menduar ndonjehere qe mund te ekzistonte kjo lloj mardhenie nene e bije.PO ndihem njeriu me me fat ne bote per familjen time (po e postove anonim pls) .
Ah anabel te flasesh per nenen per qenien me te dlire ne kete bote nuk mjaftojne ditet dhe netet, po ku ka nene te keqe sot ajo nene qe nuk e ze gjumi tere naten kur ti ke nje problem fare minimal, mamushka ime kshu i drejtohem un qe puthja dhe prekja e saj me sheron me qeteson shpirtin, oksigjen qe te mbush mushkerine, buzeqeshja e saj te jep jete, jemi kaq shum shoqe motra sa mire ndihem, gjithmon e suprizoj qofte edhe me nje lule qe ajo i adhuron, liber apo embelsir, jam krenare qe jam bija e saj (normale dhe babi nuk ngelet pas por sot eshte tema e nenes) nuk mund te shkruaj me shume sepse nuk thuhet me fjale dhe te gjithe e dine kete gje, kalofshi nje mbremje te bukur Anonim ju lutem
prsh dalin mami im eshte motivi qe me shtyn mua sot per gjithcka qe bej , eshte motivi qe me ben njeri me te mire , motivi qe kerkoj me te miren tek vetja . mami na ka rritur e vetme pas babi me vdiq kur ajo ishte vetem 30vjec. ishte fare e re e megjithate ajo e sakrifikoj jeten e saj per mua dhe vellain . ka punuar gjithmone here semur e here jo , vetem e vetem qe ne mos te na mungonte asgje . pavarsisht lodhjes asnjehere nuk eshte ankuar . sot e shoh dhe me dhimbset e kuptoj se sakrifica per ne i tejkalon cdo gje dhe cfardo qe une te perpiqem te bej asnjehere nuk do mundem tja kompensoj mundin . sot jam e rritur e shoh me nje sy tjeter e shoh si nje heroin qe nuk jeton me jeten e vete prej vitesh , por ate e ka dhen per ne . shpesh merzitem kur e mendoj por eshte e paevitueshme nje dite une do ndjek rrugen time dhe vellai te veten , mami sdo e kete shokun e jetes per ta shoqeruar per te pire kafen e mengjesit por mami as e mendon fare kete po tju kem mire ju , kam gjithcka qe me duhet thote. E kam driten e syrit , zemren time , lus zotin qe ta bej krenare dhe te lumtur cdo dite te jetes se saj . anonim te lutem
Pershendetje Anabel, Duke lexuar keto letrat per mamat me shokojne sepse nuk mund ta besoj kurre qe nje mami mund te jete e ftohte me femijet e saj,nuk mund ta imagjinoj qe nje mami nuk mund te ledhatoj,te perkedhel,te admiroj,te besoj,ti duket me i bukuri ne bote femija i saj. Une personalisht nuk kam nji lidhje nga ato qe i tregon cdo detaj mamit (sepse ne fund te fundit ngelet prind dhe nuk kam dashur ta merakos per cdo gje),por ama ngelet personi me i shtrenjt per mua. Edhe kur ka momente qe me duket qe askush nuk me ndihmon,qe cdo gje shkon ters,ajo mjafton te me degjoje vetem nje alo nga une dhe kupton cdo gje,me jep besim,force dhe mbi te gjitha dashuri,dashuri,dashuri. Ajo ka dhe nje te vecante :sa here semuremi ose jemi keq une dhe motra i dhemb gjoksi djathte,sa here semuren dy vellezerit i dhemb gjoksi i majte....eshte shume e cuditshme por kam pershtypjen qe futet te ndjesite e forta memesore! Pastaj ka edhe ajo huqet e veta per te cilat kemi here pas here zenkat tona se kush ka te drejte,pse mendon kshu,pse paragjykon,pse kete,pse ate. Por ne fund ngelet dashuri hyjnore
para disa kohesh ime eme me tha qe i vjen keq qe me kishte trajtuar keq dhe sme kishte mbeshtetur...sa vler ka por prap un e kam falur...hej eshte mami im aq dinte aq beri...kur humben babin me tha ' ndihem vetem, prandaj te keqen mami gjej nje njeri te mire dhe bej nje familje , punoni shume te keni' se burrit mund tia thuash te gjitha se mire e keq ai esht x ter jeten... Ku di mami qe keta burrat e sotem jane si 'made in china' tre dite e mbajn fjalen. Falini prindrit tuaj, per veten qe kur te jeni prind te rrisni 1 femi te shendetshem mos shkarkoni mllefet e te kaluares mbi ta. Gjith te mirat. Anonim
Une du vetem ne than qe Mamat jane qenia ma e mrekullueshme ne bote..Dashnin e tyne nuk e zevendeson askush n'ket toke..Doni e respektonin Mamat tuaja sepse askush nuk do t'ju vlersojn si ajo,askush nuk do t'ju dhurojn dashni si ajo,askush pervec asaj nuk ka per te ken aty kur ju ndodheni n'veshtiresi me ju ndihmu...Nana asht ajo qe ven doren e saj n'zjerm per ne..Nana asht aja qe ban cdo sakrific per ne...Edhe nqs dikujt nuk i ka ndodh kjo gja me te,atehere ajo do t'ket nji problem hall te madh mrenda vedit t'vet...kshu qe s'kam ca shtoj tjeter..tan e dim si jan Mamat tona..T'du shum Mam.
Hey Anabel lexova me pare statusin qe behej fjale per Mamin dhe sapo lexova kete fjale te shtrenjte realisht mu mbushen syte me lote dhe kuptova qe me ka marre malli shuuuuuuuume per mamin.Kam nje muaj e gjysem qe flas me te vetem virtualisht dhe e puth permes ekranit dhe kryqezoj krahet per ta perqafuar por e vetmja ndjesi qe krijon eshte boshlleku dhe mall per ndjesi reale te perqafimit me te.Dhe dua te tregoj ketu se sa shume e dua mamane time te shtrenjte qe nuk do e duroja dot jeten nje sekonde pa te.Gjithashtu dhe pse shpesh here kemi nje marrdhenie grindavece sepse si e ema si e bija kemi te njejten koke sigurisht dhe secila mbron te vetat por ne fund perfundojme me dashuri me te madhe per njera-tjetren.Dhe pse une skam ate afrimitetin me mamin si shoqe qe ti flas hapur per gjerat qe une perjetoj sepse me eshte krijuar mua ideja qe nuk arrin te me kuptoje ashtu sic duhet.Por per kete nuk i ve gjithe fajin asaj por edhe vetes sepse jam tip i mbyllur qe sflas shume por dhe mami seshte se pyet shume ndaj dhe vazhdimisht i them pse sme ke bere nje moter.Ndonjehere mundohet te marre shembuj nga filanka, nga fisteku qe jane teper te lidhur me femijet e tyre dhe flasin hapur per cdo gje dhe me thote qe dhe ajo ashtu duhet te kishte bere me mua dhe me kerkon falje qe ska ditur menyren sesi por gjithmone eshte perpjekur ne ate menyren e vet qe ndoshta une se kam vene re.Kur kam qene ne ate fazen e adoleshence