Anonim të lutem

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që s’la çift pa zënë

25 Nëntor 2017

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që

Që pa rrjetet sociale nuk bëjmë dot këtë e dinim, por që të ishin kaq të ligë e të na fusnin në grindje me partnerin/en këtë se kapërdijmë dot.

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që

Mbrëmjen e djeshme ndjekësit tanë na treguan në letrat e tyre se si për një like u bë kërdia. Disa qëndruan të fortë e i bënë ballë sherrit, të tjerët deshën s’deshën e mbyllën llogarinë.

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që

Ju njohim me viktimën e parë:

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që

“Përshëndetje të gjithëve! Unë kur u fejova me burrin vura re që ai kishte një shoqëri pas si shumë të zgjeruar me shoqe, se me shokë nuk më bënte përshtypje. Për të kjo ishte normale, sepse jetonte në Itali dhe ata bëjnë shoqëri me një njeri në Facebook edhe pse e kanë parë vetëm një herë ose se kanë parë fare. Nejse unë jam femër shumë xheloze s’kam ca bëj për këtë pjesë, s’do doja të isha kaq shumë po ja që e kam. Edhe kur hidhte i fejuari im atë kohë foto unë kontrolloja liket që vinin dhe çdo femërqë bënte like do i kalonte profili në skaner nga unë. Edhe çdo herë edhe për këdo e pyesja bashkëshortin tanimë por asokohe i fejuar kush është ca lidhje ka me ty ku e ke njohur etj etj. në fakt bëhesha vërtet xheloze. Im shoq e kuptoi që mua më bezdiste kjo gjë edhe pa i kërkuar unë e mbylli fb përgjithmonë dhe nuk e ka hapur më edhe unë nuk kam asnjë fb në fakt me emrin tim s’kemi rrjete sociale asnjëri kemi vetëm një profil fallso në fb që shikojmë lajmet dhe kaq. Por jam e sigurtë që po të vazhdonim të mbanim rrjete sociale vetëm do ziheshim se jemi pak si xhelozë për njëri-tjetrin. Por na bashkon një dashuri e madhe, bësim dhe respekt reciprok.”

Por ka dhe kështu:

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që

“Përshëndetje anabelista dhe anabeliste. Por tregoj edhe unë një histori me fjalët më të thjeshta si katunar që jam. Ishte mbrëmja e 3 nëntorit 2017 dhe kisha dalë për të pirë kafe me të dashurën diku te sheshi Ëilson dhe sapo u ulëm bëra një koment te REVISTA ANABEL. Si karagjoz që jam unë bëra diçka për të qeshur. Filloi të qeshte dhe e dashura me komentin kur pas 10 minutash filluan duke komentuar gocat dhe disa like... kur çohet e dashura dhe si grifshë që ishte direkt fiksohet me njërën që kishte bërë like dhe në të njëjtën kohë dhe më ndiqte në fb. E filluam kush është si është pse të ndjek ajo ty etj etj dhe skishte perëndi ta qetësonte... dhe si përfundim pasi i thashë shumë herë qetësohu e më lër të flas edhe unë.. më vendosi një kusht... ti bëja bllok asaj dhe normalisht që i bëra bllok.. por sapo i bëra bllok më tha shko tani tako atë dhe u ngrit iku dhe unë ndela si bizele aty duke shijuar atë gjysmë kafe që kisha porositur... dmth i them asaj gocës që i bëra bllok më ke borxh diçka se më ke ndarë nga e dashura dhe pse ti se di këtë gjë... Por jeta ime u shkatërrua nga LAJKU jot.. tani vendos dorën në zemër nëse sheh sms tim në inbox-in tënd.”

Një shtypje e opsionit të mallkuar dhe ja ku të vjen kërcënimi për ndarje, me një hapje-mbyllje të syve. E parë si dramë e kohërave moderne dhe trajtuar përherë plot humor, në fakt “ti i paske bërë like??” është një zënkë mjaft serioze, ku Like-u shihet si një akt tradhtie. 

‘I bën like ti po unë të ndaj’! Arsyeja që

Të paktën njëherë në jetë na është dashur të japim llogari mirë e mirë se cc’na u desh, cc’qëllim patëm, cc’kishim në kokë kur vajtëm e bëmë like atij/asaj.