Metropolitan

‘Me të dëgjuar e kam’: Shpjegojmë marrëdhënien e ndërlikuar të Ramës me ‘kazanet'

‘Me të dëgjuar e kam’: Shpjegojmë

Pasi e quajti “reportazh i ndyrë” punën e tyre me fëmijët në Bulqizë, kryeministri Edi Rama pranoi gabimin duke thënë se nuk e kishte parë të plotë reportazhin e gazetarëve të “Italia 1”. Kjo erdhi pak kohë pasi Edi Rama, pasi doli nga parlamenti ku u votua për çështjen Tahiri, iu hakërrye gazetarëve duke i quajtur të paaftë, të paditur dhe se bëjnë pyetje idiote sepse nuk lexojnë.

‘Me të dëgjuar e kam’: Shpjegojmë

Çështja Le Iene- Rama nisi pas një reportazhi të emisionit investigativ të “Italia 1” që shkoi në Bulqizë për të dëshmuar nga afër si fëmijët mbledhin krom për të ndihmuar familjet.  Por pak ditë pas transmetimit dhe përhapjes së tij edhe në mediat shqiptare, Edi Rama shkoi të takonte familjet në Bulqizë duke u shprehur:

“Më erdhi inat me ca italianë se edhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën me filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo... edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren... tmerr. Tmerr! Çfarë të thuash!”

Pas kësaj, ishte vetë gazetarja e “Le Iene” Alice Martinelli, e dërguara në Bulqizë, që reagoi publikisht duke përgënjeshtruar akuzat e Ramës se emisioni kishte përdorur pamje të vjetra. Martinelli falenderoi Ramën që e kishte ndjekur dhe tha se i vinte keq nëse s’i kishte pëlqyer reportazhi, por s’mund t’i jepte të drejtë të thoshte se të dhënat ishin të falsifikuara.

“Mund t’ju jap datat kur kemi qenë në Bulqizë. [...] Kemi fatura, rezervime në hotel, fotografi në telefonat tanë, mund t’jua tregojmë kur të doni. Mbi të gjitha, unë jam filmuar në 90% të rasteve. Dhe kjo duhet t’ju mjaftojë që të kuptoni se xhirimet janë absolutisht të vërteta dhe aktuale.” (lexoje të plotë këtu)

‘Me të dëgjuar e kam’: Shpjegojmë

Ose Rama kishte menduar se deklarata e tij s’do të mbërrinte në veshin aspak të shurdhët të “Le Iene”, ose vërtet i ra shkurt, nuk e pa vetë reportazhin por vendosi t’u besonte fjalëve që i thanë të tjerët tek-tuk dhe ato i mjaftuan për ta futur edhe “Le Iene” në një thes me “kazanet e tjera mediatike”. Sepse sigurisht, të huajt s’janë më të mirë se ne.

Sidoqoftë, të pranosh gabimin është një hap goxha fisnik dhe tregon për një njeri të qytetëruar, që është i hapur ndaj kritikës dhe vetëkorrigjohet. Diçka që u vlerësua edhe nga “Le Iene”; dje në lidhje direkte me “Dritare”, gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku u shpreh se fakti që Rama pranoi gabimin u vlerësua nga drejtuesit e emisionit.

‘Me të dëgjuar e kam’: Shpjegojmë

Pasi ia bëri “si gazetarët”- foli pa u informuar mirë për çështjen- Rama e ndreqi gabimin.

“E vërteta është kjo: unë nuk e kam parë vetë. E mora si informacion. Rastet e këtyre fëmijëve janë sporadike. Unë fola pa e parë, me një paragjykim, kam bërë gabim sa i përket rastit në fjalë.”, u shpreh Rama për “Studio e Hapur” me Eni Vasilin më 14 nëntor.

Por a është e kapërcyeshme kaq lehtë që goja të flasë para mendjes, kur je kryeministër i një vendi? Vetëm një ditë më vonë, një 20-vjeçar humbi jetën në një minierë në Bulqizë, pasi një masiv gurësh i ra sipër (lexoje këtu). Ngjarja na kujtoi vdekjen e një minatori 30-vjeçar muajin e shkuar, që vdiq në të njëjtën mënyrë.

Na kujtoi gjithashtu se, në fund të ditës, nuk ka kurrfarë rëndësie se çfarë thotë Rama apo si ia ktheu Martinelli, por se ai shërbim kishte për qëllim të pasqyronte situatën që, nëse për publikun italian është një “e pabesueshme, por e vërtetë”, për shqiptarët është historia e vërtetë e kushëririt, vëllait apo thjesht bashkëkombësit.

Në këtë kuptim, Rama ka të drejtë të nervozohet me gazetarët, sepse i kemi kushtuar dhjetëra shkrime konfliktit Rama- Le Iene dhe shumë më pak përmbajtjes së reportazhit, ku fëmijë 10- 13 vjeç tregojnë se lënë shkollën për të mbledhur krom në minierën e Bulqizës, ku edhe pse nxirren rreth 40 milion euro krom çdo vit, banorët e zonës dhe të punësuarit jetojnë në varfëri të skajshme.

Ky gabim është shumë herë më i rëndë se keqinformimi lidhur me çështjen Tahiri; shumë shkruan se parlamenti po votonte për heqjen ose jo të imunitetit të tij, ndërsa në fakt po votohej nëse do të miratohej raporti i mazhorancës, sipas së cilit Tahiri nuk duhej të arrestohej, por duhej të mbahej nën hetim.

Pasi parlamenti votoi pro hetimit dhe kundër arrestimit të Tahirit, shumë i nervozuar Rama u shpreh pas pyetjes së një gazetareje: “Ja, e dëgjuat pyetjen? “A jeni dakord për heqjen e imunitetit?’. Domethënë, fol, fol se...”.

Rama u foli ashpër duke u thënë se shkojnë të bëjnë kronika pa lexuar informacionet bazë, një gabim që do ta përsëriste vetë një muaj më vonë, kur akuzoi “Le Iene” pa e parë emisionin.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉