Fashion News

Trendet presin: Ja ngjyrat fatsjellëse dhe tersndjellëse të 2018-s sipas Feng Shui-t

16 Nëntor 2017

Trendet presin: Ja ngjyrat fatsjellëse dhe tersndjellëse të

2018-ta nuk vjen vetëm me trende të ndryshme nga këto të vitit që po lemë pas, por dhe me ngjyra të tjera, që më shumë sesa t’ju bëjnë të dukeni ‘në modë’, do t’ju sjellin fat nëse i mbani veshur. Në veshje, bizhuteri apo aksesorë të tjerë, duhet të harmonizoni ngjyrat me energjinë e vitit 2018.

Së pari duhet të dini që 2018-ta, në filozofinë Feng Shui është viti i qenit, që është shenjë toke. Kjo do të thotë që energjia e kësaj shenje horoskopi do të shprehet në cilësitë e elementit tokë feng shui: ngrohtësi, besueshmëri, stabilitet, ushqim dhe mbrojtje. Cilësitë e shenjës së Qenit janë gjithashtu shumë ‘tokësore’. Ata njihen si shumë besnikë, të fjalës dhe protektivë. Në filozofinë feng shui, ngjyra është një nga format më të larta të shprehjes së elementëve feng shui. Për shumë mund të duket si supersticion kategorizimi i ngjyrave në fatsjellëse apo jo, por duhet të kuptoni se po flasim për energjinë dhe jo ngjyrat në vetvete.

Në 2018-tën ngjyrat më me fat për të veshur janë tonalitete e ngrohta, ngjyrat e tokës, ku përfshihet e verdha e lehtë, ngjyrat e tokës, rërës dhe kafja e çelët. E kuptueshme pse, duhet të përshtateni me harmoninë e elementit të vitit. Vlerësoni esencën e tij, jini miqësore dhe në të njëjtën gjatësi vale.

Të dytat si ngjyrat më më fat janë ngjyrat e zjarrit. E kuqja, e verdha e fortë, portokallia, lejlaja dhe roza për sukses dhe pasion në jetën tuaj romantike.

Ndërkohë ngjyrat që duhet të shmangni janë: e zeza, bluja, e bardha, grija, jeshilja dhe kafja. Me siguri i keni veshur mjaftueshëm këtë vit, rikthejuni në 2019-tën.