Anabelizim

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në Anglinë e premtuar: ‘Janë lekë vuajtjeje’

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në

(Letra vazhdon poshtë shënimit)

Për të marrë një vizë hyrëse në Mbretërinë e Bashkuar ose nëse ju ka shkuar ndërmend të shpërnguleni atje përfundimisht, domosdo keni kërkuar për rrugët ligjore fillimisht. Mund të jeni ndeshur me këtë dokument i cili shpjegon gjithë cilësimet, dokumentat, kushtet, kriteret që duhet të plotësojë një vizitor apo emigrant i mundshëm dhe është 27 faqe i gjatë.

Është vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë, marrja e një lejeje qëndrimi të përhershme apo nënshtetësia nga shteti britanik. Duhet një kontratë pune, një marrëveshje studimi, ose një martesë, ku procedurat zgjasin minimalisht tre vjet e maksimalisht gjashtë.

Toka e re e premtuar është praktikisht e paarritshme për shqiptarin normal.

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në

Prandaj lindi kërkesa dhe oferta e “trafikantëve të qenieve njerëzore’. Jo trafikantë per se, por transportues drejt Anglisë duke i shpëtuar ligjit.

Kërkohen gjithnjë e më shumë pasi janë rruga më e shkurtër drejt ishullit dhe kushtojnë nga 7,000 deri në 11,000 paundë britanik për një person të vetëm, mashkull.

Një nga këta ‘trafikues’ shkruajti në inbox-in e Anabel, gjithë frikë e dyshim mos historia e tij do t’i binte në sy autoriteteve e do të kapej. Përveçse tregon një histori të stërdëgjuar nga një këndvështrim i ri, sjell para nesh dhe dilemën: A është trafikant, apo sekser i BE-së? (Redaktuar për qëllime qartësie)

***

"Historia ime e ka zanafillën 5 vite më parë dhe vazhdon ende. E nisa me disa njohje në Facebook me disa shtetas portugezë. I ftova për vizitë këtu dhe pasi erdhën e u njohëm nga afër, ata më ofruan një mundësi për të ndihmuar shqiptarët që donin të pajiseshin me dokumenta europiane. Edhe ata që donin të hynin në Angli me avion e jo me kamion apo anije. Të gjitha këto kundrejt një pagese, gjithmonë pasi të merrnin dokumentat apo pasi të arrinin në Angli.

E nisa punën me të afërmit e mi që donin dokumenta europiane dhe më pas fillova të merresha me ata që dëshironin të iknin në Angli.

Për dy muaj pashë frytet e punës. Edhe pse duhet të qëndroja 16 ose 24 orë në kontakt me njerëzit derisa ca të merrnin dokumentat, e ca të hynin në Angli. Kështu filloi të rritej biznesi dhe po korrte sukses. Gjithmonë punonim me njerëz të besuar, nuk merrnim paradhënie. Paguheshim gjithmonë pasi mbahej premtimi.

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në

Njerëzit filluan të kishin gjithmonë e më shumë besim sepse goja është reklama më e mirë. Asnjë ditë s’kemi fjetur tamam sepse jemi gjithë kohës në kontakt me njerëzit, kontrollojmë a mbërritën shëndoshë e mirë, a morën dokumentat.

Shumë mund t’i quajnë lekë pa djersë, por për mua është më shumë vuajtje. Lodhja psikologjike nuk krahasohet me atë fizike. Të mos harrojmë që ka dështime dhe mërzitje. Shpenzimet janë tonat nëse dikush nuk arrin në destinacion apo nuk merr dokumentat. Jo të gjithë janë të shkathët, jo të gjithë dinë gjuhë të huaj.

Jetojmë në Shqipëri. Nëse nuk ke kushëri, mik, apo krushk një politikan, do gjesh mënyra të tjera për të bërë lekë. Jetesa është shumë e vështirë.

S’di si ta quaj veten: sekser në zyrat e shteteve të BE-së apo trafikant qeniesh njerëzore?

Për mendimin tim janë lekë me djersë, me shumë punë e mund. Edhe pse ju mund t’ju duket si punë luksi."

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në

Rrëfehet ‘trafikanti’ që çon shqiptarë në

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb