Anabelizim

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se s'dëgjuan gjyshen

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Përpos zakoneve, shqiptarët gjithashtu njihen si popull që ende besojnë në bestytni. Aq sa, jemi gati që për çdo sukses apo zhgënjim, të kërkojmë shpjegim tek të tilla detaje. 

Sa herë kemi dëgjuar të tilla porosi nga të moshuarit? Ndonëse nuk u’a kemi vënë gjithmonë syrin, diçka ndodhi dhe fjalët e tyre u kthyen si bumerang në trurin tonë. Në inbox-in e Anabel Facebook, kanë mbërritur pikërisht të tilla histori.

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Të thyesh një pasqyrë është ters. Ose je vetëm për 7 vitet e ardhshme. Ky mit është aq i lashtë sa vet njerëzimi. Ndoshta pikërisht për këtë shumë e marrin të mirëqenë se gjithçka ka ndodhur pas epokës së thyerjes është vetëm për faj të pasqyrës. Të paktën vajza e letrës, është e bindur për këtë.

 “Prsh.Anabel nuk e di sa e vërtet eshtë kjo e pasqyrave. Mu thye pasqyra e dollapit para 2 vjetësh dhe që atëher na ka ecur vetëm ters.Në fillim burrin e hoqën nga puna se falimentoi firma ku punonte, na kapi një kriz e keqe,po atë muaj burri theu krahun. Qëndroi dy muaj në allci,unë isha shtatzënë dhe po atë muaj që burri theu krahun dhe u thye pasqyra, unë rreshkita bëra lindje të parakohshme. Më kanë ndodhur dhe disa gjëra të tjera dhe unë mendoj që thyerja e pasqyres eshtë tersllëk.”

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Nëse menduat se kishit dëgjuar gjithçka nga kjo botë, jeni gabuar. Ekzistoka një bestytni që thotë se s’duhet të flasësh me burrin natën e parë të martesës. Dhe në fakt, a s’mund të bëhen gjëra të tjera? Fjalët e shumta janë fukarallëk dhe askush më mirë se vajza e letrës së mëposhtme s’e vërteton këtë.

“Haha fiks për mua kjo tema ...Para martese më thonin të gjithë. Natën e parë të dasmës mos fol me burrin se thyen pjata, gota e kshu gjerash ..Por s’na rrihej pa folur se.  Të nesërmen unë siç lava filxhanat e gotat që pinë kafet, më rreshket tabakja dhe u thyen të gjitha! O sa turp, he me thot vjehrra ke fol mbrëmë ee... Anonim si gjith te tjerat”

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Sigurisht, ka nga ata që janë skeptikë ndaj të tilla supersticioneve dhe janë tërësisht objektiv në gjithçka bëjnë. Por në një moment apo tjetër, janë po të njëjtët që përpiqen të gjejnë shpjegim   për situata të ‘pashpjegueshme’ pikërisht tek të tilla gjëra. Në formë ngushëllimi ose jo, pas çdo opsioni të analizuar vajza po mendon seriozisht se faji është tek bestytnitë.

“Anabel po perpiqem te te shkruaj një mesazh per temen. Unë jam rritur ne nje ambjent  familjar ku nuk kam degjuar asgje nga ato qe u permenden ketu, ose qe kam degjuar kohët e fundit. Une serish nuk i besoj por nuk e shpjegoj pse s’me ecen fare. Nuk kam patur ende gezim te madh ne jete, psh dashuri, propozim per martese etj. Nuk me hyn ne sy asnje djalë, jam gjithnjë si me nxitim dhe nuk perqendrohem. Gjithnje e dua më te mire, sido që të jetë. Ndoshta njeriu i shpik keto gjera per t’ja lënë dikujt apo diçkaje fajin për mos sukseset e veta. Nje shoqe me thotë të shkoj te pyes diku, por mua me duken gjera absurde. Nga ana tjeter, has veshtiresi edhe ne gjera te vogla. Psh shkoj te marr nje dokument dhe fiken dritat etj. Per ndonje gje kur sme ecen me kujtohen fjale qe mi ka thene dikush dhe me dalin. Nuk e di si mund tu shpetoj fjaleve te keqija qe lidhin dicka dhe dalin?”

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Historia e radhës lidhet pikërisht me mitin e ngjyrës së zezë. Historikisht veshjet e zeza kanë simbolizuar hidhërimin dhe letërshkruesja bën fajtore për ngjarjet tragjike pikërisht këtë arsye.

"Mirmbrëma Anabel!! Lidhur me temen dua te tregoj historinë time. Edhe pse s’u besoj shumë ketyre gjerave, kjo qe me ndodhi me beri te ndryshoj mendim. Sa u martova dhe tre dit pas martese shkova me burrin ne muaj mjalti. Ne shtepinë tonë (jetonim me njerzit e burrit). Kur  ishim me pushime, kishte ardhur halla e burrit ( halles burrit po bente pak koh që i kishte vdekur I shoqi dhe ishte me te zeza). Vjerra e kishte vendosur hallen te flinte te dhoma jon. Unë kur e mar vesh u merzita shumë. Pas tre muaj martese mua me vdiq babi dhe un isha shtatzanë 3- muajshe. Kur babi beri gjasht muaj qe kishte vdekur, un humba femijen time qe po beja 3 dit qe kisha lindur.. Kjo mund te ketë qenë vullneti I zotit.. por mua me ngeli ne mendje se ajo grua me te zeza qe fjeti ne krevatin tim ( qe tre dit kisha fjet vet) mi solli këto fatkeqësi.”

 “Sa per temen.... Papritmas pasqyra dhomes thyhet vete pabprekur askush.... Pas nje jave plas xhami sobes duke mos qene aspak ne pune(nuk thyhet ,por plas). Pas dy muajve humb babin, Pas 6 muajve fiks nga humbja babait humb dhe vellain.... Vlen per mos t'u besuar?!”- shkruan në inbox-in e Anabel një djalë.

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Ndonëse gjithë bestytnitë e mësipërme i kemi dëgjuar të paktën një herë, me shumë gjasa, askush s’e ka menduar që të bësh dhuratë një libër, është ters. Të paktën kështu ka rezultuar për djalin që i dhuroi vajzës që mendonte se do të behej bashkëshortja e tij. Ndërkohë, unë gjithë jetën kam dashur vetëm libra dhuratë. Mos vallë kjo shpjegon arsyen pse jam ende single?!

 “Ohhh cme kujtove me kete teme Anabel. Isha ne nje situate jo te mire. Kisha humbur nje femer qe e doja me zemer dhe kam qare per te.(faji im se nuk u tregova burre per te qene me te sepse i kishim te gjithe kunder d.m.th te dy familjet). Nejse pas nje viti une njoh nje vajze te mire,te urte,te sjellshme dhe e zgjuar. Vendosa te njihem me te per me shume. Dilnim cdo dite dhe pas 6 muajsh filluam nje lidhje. Do thoni ju po ca lidhje ka kjo me temen? Po prit se ka nje hyrje
E dhuraten e pare une i dhuroj asaj nje liber,po po nje liber. Pa me falenderuar me tha:mos lidhja jone nuk do zgjasi shume  Une kisha vendosur ta merja per grua. Pas 3 muajsh e lash une ate. Ajo kete dhuraten e librit e kishte bestytni. U fejua pas meje por dhe me te ishte ndare.Uroj mos ti kete dhuruar dhe ai liber."

Mos beso po deshe: Këtyre shqiptarëve u eci ters vetëm se

Ja se si një byzylyk i vjedhur ndërkohë që  nusëron, mund të shënjojë jetën...

Pershendetje Anabel, ndoshta jam pak vonë për temën, por gjithsesi un po e shkruaj .
Une para 2 viteve u martova dhe diten e dasmes me vodhen nje byrzylyk,e di shume mire se kush ma mori sepse e zbulova me von dhe që nga ajo dite dhe deri me sot ,në familjen time çdogjë më ecën keq. Kemi hyre ne borxhe, aksident me makinë dhe si mua dhe burrin na hoqen nga puna. Me eshte fiksuar kjo gjë që nga ajo ditë ne familjen time ka pasur shume probleme madje edhe me burrin kam hasur shume sherre, sepse qe para dy vitesh ne nuk kishim shkembyer gjysem fjale. Ju si mendoni, a eshte ters te te vjedhin kur je e bere nuse?"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb