Sapo mendojmë për ajrin e ftohtë, mendja na shkon tek flokë që qëndrojmë ashtu siç do të donim. Përveç faktit që elektrizohen, dimri është pikërisht stina që na lejon të bëjmë ç’të duam me flokët tanë. Më poshtë janë renditur disa prej modeleve më frymëzuese të këtij sezoni dhe sigurisht, nuk duhen humbur.
1. Topuzi i famshëm. Kjo ndoshta është kapja më e lashtë e flokëve, por siç e shihni nuk njeh kohë.
2. Flokë super të drejta. Nëse gjithnjë keni vuajtuar për flokë kaq të drejta sa të Kim-it, muajt e dimrit janë koha perfekte për t’i patur ato. Përjashto ditët me shi që shkatërrojnë gjithçka.
3. U desh që të na e kujtonte Beyonce për të eksperimentuar sërish me kapjen e gjysmës së flokëve.
4. Kjo është nga ato lloj modelesh për të cilën s’duhet të mendohesh shumë. Thjesht kapi dhe kaq.
5. Nëse jeni lodhur nga flokët e drejtë, flokë si të Blake Lively do t’ju japin me patjetër pamjen e një princeshe. Një princeshë dimri me flokë të mëndafshtë.
Burimi: Elle