Metropolitan

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

Mbrëmjen e djeshme Salla e Madhe e Universitetit të Arteve u mbush plot për të ndjekur nga afër performancën virtuoze të Migena Gjatës. Për herë të parë në një koncert në Tiranë, sopranoja e koloraturës dhe tingujt e pianos nga Gunther Albers mbajtën mbërthyer gjithë të pranishmit të cilët shijuan performancën unike.

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

Artistja tjetër e familjes Gjata, debutoi para publikut  vepra nga Schumann, Wolf, Schubert, e ndërsa mbrëmjen, ashtu siç u tha e mbylli me Strauss. Koncerti konsistoi në ‘Lieder’ nga gjigandët e muzikës klasike  të përmendur më lartë. ‘Lieder’ është një poezi gjermane  e ndërthurur me muzikë klasike , specifikisht poezi romantike nga shekulli i XVII dhe XIX.

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

Pas koncertit, pedagogë të Akademisë e vlersuan repertorin e zgjedhur si më të vështirin në llojin e tij, por gjithashtu më i arrituri. Fustani që Migena kishte zgjedhur ishte dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili është gjithashtu stilisti i preferuar i motrës së saj. Në sallën e mbushur plot, s’mund të mungonte Elvana, e cila pjesën më të madhe të kohës, së fundmi po e kalon jashtë vendit.

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

Migena Gjata, e cila e nisi rrugëtimin  e saj në Tiranë në moshën 13-vjeçare, për ta vazhduar më pas në Gjermani, në fund të shfaqjes nuk harroi t’i jepte një përqafim të ngrohtë mësueses së parë, e cila s’mundi t’i mbajë lotët teksa shihtë ish-nxënësen e saj të emociononte gjithë sallën.

Ja ç'ndodh kur Migena Gjata takon Tiranën!

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s