Hëna e re dhe hëna e plotë do të veprojnë në disa nga shtëpitë më të rëndësishme, duke ua bërë nëntorin një muaj të fuqishëm plot me mundësi që mund të zgjidhni t’i studioni.
Hëna e plotë e 3 nëntorit do t’ju ndriçojë shtëpinë tuaj të katërt të familjes. Diçka po përfundon: mund të shpërnguleni, rinovoni shtëpunë apo të merrni një dërgesë të rëndësishme mobiliesh. Ndërsa Urani lëviz me shpejtësi në shtëpinë tuaj të katërt të ambientit familjar- për të hyrë në maj të 2018-ës- mund t’ju duhet të shpërnguleni befas dhe më shumë se një herë në vitet që do të vijnë, me shumë gjasa për të përfituar nga një mundësi pune. Urani do të mbetet në një pjesë të horoskopit tuaj për shtatë vite, pasi i duhen plot 84 vjet për t’u rrotulluar rreth Diellit. Urani është një faktor ndryshimi; s’e keni patur këtë planet në horoskop më parë, ndaj mund të jetë diçka shumë e mirë, madje mund të jetoni jashtë vendit për ca kohë.
Për tani, shpërngulja është një mundësi e mirë por nga ana tjetër, mund të ndërmerrni veprime më të thjeshta, si lyerje, ndërrim arredimi, tapete të rinj, etj. Pas 18 nëntorit do të mund të mbyllni disa nga punët në listën “për t’u bërë”, para se të vijë fundviti. Nëse keni punëtorë që po punojnë prej kohësh për ju, duket se do të përfundojnë. Nëse akoma s’keni nisur, do të përfundojnë përgatitjet dhe kërkimi për një arkitekt të mirë apo inxhinier të mirë, për të nisur në mes të majit. 13 nëntori do të jetë dita e përkryer për të zgjedhur ngjyrat, copat, materialet.
Udhëtimi jashtë vendit duket i mundshëm këtë muaj, por mundohuni të mos e bëni në fund të muajit pasi Marsi do t’i kundërvihet Uranit drejtpërdrejt, diçka problematike edhe pa i shtuar Mërkurin që do të jetë në prapavijë nga 3 dhjetori deri në 22 të muajit tjetër. Dhuratat blijini në fillim të këtij muaji, jo në dhjetor. Blerja e pajisjeve elektronike është një JO e madhe gjatë prapavijës kështu që blijini tani, sa më herët në nëntor.
Pjesa më emocionuese e nëntorit do të jetë aktiviteti që do t’ju sjellë shumë mundësi në karrierë pas hënës së re të 18 nëntorit. Në këtë kohë, një sërë trupash qiellorë do të mbushin shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, vlerësimeve dhe arritjeve. Thënë shkurt, ky do të jetë momenti më i mirë për karrierën në 2017-ën, kur do të merrni lajme shumë të mira. Hënat e reja nisin gjëra të reja, ndaj mund të bëni një intervistë tani, por do t’ju duhen javë apo muaj që të merrni përgjigjen e mrekullueshme. Punërat e mëdha janë sfiduese dhe duhet kohë për t’i fituar. Mund të vijë në ditët e fundit të prillit ose në fillim të marsit. Por ç’rëndësi ka në fund të fundit? E rëndësishme është që ta fitosh.
Jupiteri sapo hyri në pjesën profesionale të horoskopit tuaj për herë të parë pas 12 vitesh dhe ka ndërmend të qëndrojë deri më 6 nëntor të vitit tjetër. Një vit të tërë!
Puna që do të zini mund të ketë të jetë një institucion financiar apo të përqëndrohet në aftësinë tuaj të pamohueshme për të bërë studime të shkëlqyera dhe për të zbuluar fakte të fshehta si të ishin një detektiv. Mund të jeni duke punuar me një projekt artistik të natyrës erotike, kështu sygjeron një shenjë si Akrepi.
Por nuk është i rëndësishëm lloji i punës që bëni. Ajo që është me rëndësi është se po kapni majat e horoskopit dhe duhet të përfitoni nga ajo që do të vijë. Nuk ka asnjë arsye për të qëndruar në një vend pune që nuk ju bën të lumtur dhe s’ju lë të shpalosni potencialin e plotë.
Nëntori mund të kthehet në një prej muajve më të lumtur të vitit për ju. Do të ketë udhëtim dhe komunikim në gjithë këto 30 ditë, kështu që do të mund të hapni krahët dhe të shijoni ndryshimin e programit. Do të jeni gjithashtu në kontakt me shumë njerëz përmes burimeve të ndryshme: ballë për ballë; në internet; mesazhe apo email, përmes udhëtimin dhe me gjasa sepse do të jeni në radio apo në televizion. Do të keni shumë publicitet këtë muaj.
Gjatë hënës së plotë në shenjën e Akrepit më 3 nëntor, mund të udhëtoni në një distancë të shkurtër për pak kohë. Duket të jetë çështje pune dhe nëse është kështu, duket sikur është koha më e mirë për të krijuar një koncept, sepse pastaj do të nisni menjëherë punën. Neptuni do të jetë shumë në fokus, çka do të thotë se do të jetë një ide origjinale. Edhe Plutoni do të ndihet shumë, pra edhe nëse jeni të përqëndruar tek puna, do të keni edhe vend për shoqërinë.
Dhe kur Jupiteri orbiton pranë Diellit, dhe Plutoni është prominent, paratë vijnë në duart tuaja.
Gjithashtu, rreth 3 nëntorit mund të përmbyllni një projekt shumë të rëndësishëm në lidhje me publikimet. Kjo pjesë po bëhet shumë e rëndësishme për ju, pasi sa më të aftë të jeni në të shprehurit e vetes, aq më të suksesshëm do të jeni. Nëse e ndjeni të frytshëm regjistrimin në një kurs krijues, bëjeni qoftë edhe për t’ju ndihmuar me vetëbesimin. Nëse jeni profesionistë në të shkruar, Neptuni do t’ju ndihmojë të gjeni fjalët e duhura.
Shënojeni me yll ditën e 13 nëntorit, kur Afërdita dhe Jupiteri do të vendosen në një vijë, një event që ndodh vetëm një herë në vit. Secili prej këtyre planeteve, të dy të lidhur me lumturinë, takohen në një shenjë tjetër, pasi është bërë 12 vite që nuk takohen në shenjën e Akrepit. Në këtë ditë mund të prezantoni projektin tuaj artistik, projekt biznesi apo të dëgjoni lajme të mira në email apo në telefon. Është një ditë e rrallë me 5 yje.
Momenti i madh do të jetë hëna e re e 18 nëntorit, e cila do të jenë në shenjën e Akrepit. Muajin e shkuar, Jupiteri u vendos në shenjën e Akrepit për herë të parë që në 2006-ën. Këtë muaj do të keni mundësi për udhëtime ndërkombëtare dhe të tjera mundësi që do t’ju burojnë jashtë vendit. Theksi është tek media- publikime, transmetim- si edhe tek puna që bëni në universitet, qoftë si student ashtu edhe nëse jeni profesor. Do të keni ca çështje financiare për të zgjidhur, ndërsa përpiqeni të futeni në universitet ose nëse jeni në universitet, do t’u duhet të fitoni kreditet.
Shtëpia e nëntë ka të bëjë kryesisht me intelektin dhe ju po hyni në një periudhë plot aventura që do t’ju ndryshojë. Kur ta ktheni kokën pas, do të kuptoni se sa ngushtë i keni menduar gjërat. Tani do të keni një horizont të madh dhe të qartë.
Sa për dashurinë, romanca juaj mund të ndizet nga një udhëtim i gjatë, apo ndërsa ndiqni orët e leksioneve në universitet. Mund të organizoni një festë në shtëpi më 25 nëntor dhe t’u kërkoni të ftuarve të marrin me vete dikë që ju do të donit të takonit. Kupidi do të jetë gati të lëshojë shigjetat!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.