Celebrity Style

Kostumet e Jay-Z dhe Beyonce për Halloween janë zgjedhja perfekte për gjithë çiftet

31 Tetor 2017

Kostumet e Jay-Z dhe Beyonce për Halloween janë zgjedhja perfekte

Beyonce dhe familja e saj nuk zhgënjejnë kurrë me kostumet që zgjedhin për Halloween dhe ky vit s’kishte pse përbënte përjashtim. Për festën e Kelly Rowland, Bey dhe Jay u veshën si një tjetër çift legjendar: Lil’ Kim dhe The Notorious B.I.G.

U postuan shumë pak foto nga eventi e sidoqoftë, fansat e identifikuan menjëherë konceptin pas ‘maskimit’.

Kostumet e Jay-Z dhe Beyonce për Halloween janë zgjedhja perfekte

Beyonce veshi një këmishë të bardhë të zbërthyer, tiranda dhe syze. Gjithë looku u kompletua me një parukë të zezë me kaçurrela. Kostumi i Beyonce-s është referencë për look-un e Lil’ Kim në videon muzikore të “The Rain” me Missy Elliot.

Ndërkohë, Jay-Z u vesh si kolegu i tij i ndjerë, Biggie, me xhaketë lëkure të kuqe, bluzë të bardhë, xhinse, syze dhe një bastun.

Lil’ Kim dhe Biggie ishin shpirtëra binjakë, edhe Biggie ishte i martuar në kohën kur u njohën.

Kostumet e Jay-Z dhe Beyonce për Halloween janë zgjedhja perfekte

Kjo s’është hera e parë që Beyonce kombinohet kështu në çift. Në 2014-n, ajo u vesh vetë si Janet Jackson ndërsa të bijën si Michael Jackson.

Kostumet e Jay-Z dhe Beyonce për Halloween janë zgjedhja perfekte

Burimi: Elle