Relationships

Një herë e mirë, gjithë arsyet pse tradhëtojnë njerëzit

Një herë e mirë, gjithë arsyet pse tradhëtojnë

Duam s’duam, ndodh. Tradhëtia është më e zakontë nga ç’mendojmë se është dhe me këtë përhapje, doemos ekzistojnë disa arsye të përbashkëta, përtej gjinisë e moshës.

Inati

Disa njerëz tradhëtojnë nga inati. Ndoshta partneri po kalon shumë kohë në punë dhe nuk po jep maksimumin në marrëdhënie, si rrjedhim tradhëtari ndihet i neglizhuar. Tradhëtia në të tilla raste është si një thirrje për vëmendje dhe vjen kryesisht si mungesë e komunikimit në çift.

Kënaqësi seksuale

Për habinë e askujt, kur një çift nuk është aktiv seksualisht, mund ta kërkojnë kënaqësinë gjëkundi tjetër. Është një arsye e zakontë për të tradhëtuar dhe shpesh lidhet me arsye të tjera si neglizhenca ose më specifikisht neglizhenca seksuale.

Një herë e mirë, gjithë arsyet pse tradhëtojnë

Mundësia

Për disa, të tradhëtuarit është thjesht diçka për t’i bërë gjërat më intersante në jetë. Lidhjet janë si një lojë dhe ndonjëherë njerëzit mërziten e bëhen kuriozë. Për t’i shuar këto ndjenja, kërkojnë mënyra për të ndezur sërish pasionin.

Pasiguria

Dëshira për t’u ndjerë të rinj sërish, motivon shumë njerëz të hidhen në krahët e dikujt tjetër. Pasiguria për trupin, karrierën, moshën, inteligjencën, mund t’i bëjë njerëzit të kërkojnë validim tek dikush jashtë marrëdhënies.

Një herë e mirë, gjithë arsyet pse tradhëtojnë

Tradhëtarët serialë

Ose fundja fare, monogamia thjesht s’është një opsion. Ka burra dhe gra që e konsiderojnë të paprekshëm konceptin e të qenit me një person për gjithë jetën dhe kësaj s’ke ç’i bën.

Burimi: The Independent

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb