Fashion & Beauty

A keni perla të vërteta apo imitime? Ka një mënyrë për ta dalluar

A keni perla të vërteta apo imitime? Ka një mënyrë

Perlat janë një aksesor ikonë dhe është thuajse e pamundur të gjesh dikë që nuk zotëron një varëse, byrzylyk a vathë me perla. Sidomos së fundi po rikthehen kudo, jo vetëm si bizhuteri, por edhe si dekorime në bluza apo këmisha. Ngaqë janë kaq popullore, perlat janë kthyer në një nga gurët më lehtësisht të imitueshëm. Ama, ka një mënyrë për t’i dalluar të vërtetat nga falset.

Vëzhgojini imtësisht

Është e pamundur të imitohet fije për pe tekstura e një perle origjinale. Me anë të një lupe, vëzhgoni imtësisht sipërfaqen e perlave tuaja. Origjinalet janë më të buta, më të lëmuara, ndërsa falset ngjasojnë me një lëvozhgë veze. Kjo vlen edhe për perlat natyrale, edhe për ato të kultivuara.

A keni perla të vërteta apo imitime? Ka një mënyrë

Ekzaminoni formën

Imperfeksionet e vogla i japin perlave personalitet. Është thuajse e pamundur të gjesh një gur tërësisht të rrumbullakët. Perlat origjinale jo vetëm që s’janë sferike dhe pa gunga, por as që ngjajnë me njëra tjetrën në madhësi.

A keni perla të vërteta apo imitime? Ka një mënyrë

Gërvishtni sipërfaqen

Me majën e një thike, krijoni një çarje të voël fare mbi sipërfaqe. Një perlë e vërtetë do të lëshojë pluhur ose pudër, ndërsa ato false do të zbulojnë xhamin nën larje. Nëse përdorni këtë metodë për të testuar perlat tuaja kini kujdes me vendin ku gërvishtni. Zgjdhni një zonë ku nuk do të duket.

A keni perla të vërteta apo imitime? Ka një mënyrë

Hidheni nga një lartësi

Një metodë çuditërisht efektive është testi i hedhjes. Merrni perlën tuaj dhe hidheni nga 60cm lartësi në një sipërfaqe xhami. Perlat e vërteta do të kërcejnë lart deri në 30cm, ndërsa imitimet goxha më pak. Sigurisht, kjo metodë vlen për gurë të veçuar dhe jo për bizhuteri të tëra.

Burimi: Who What Wear

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb